Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 10

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 1:1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1:1. Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
1:1. BISMI ELLAHI ER-REHMANI ER-REHIMI
C 1:2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!
1:2. Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve,
1:2. EL-HEMDU LILLAHI RABBIL-’ALEMINE
C 1:3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1:3. të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit,
1:3. ER-REHMANI ER-REHIMI
C 1:4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
1:4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit.
1:4. MALIKI JEWMI ED-DINI
C 1:5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!
1:5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.
1:5. ‘IJAKE NA’BUDU WE ‘IJAKE NESTA’INU
C 1:6. Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!
1:6. Udhëzona në rrugën e drejtë!
1:6. EHDINA ES-SIRATEL-MUSTEKIME
C 1:7. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!
1:7. Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!
1:7. SIRATEL-LEDHINE ‘EN’AMTE ‘ALEJHIM GAJRIL-MEGDUBI ‘ALEJHIM WE LA ED-DALLINE
C 2:1. Elif, Lam, Mim
2:1. Elif, Lâm, Mîm.
2:1. ‘ELIF-LAM-MIM
C 2:2. Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.
2:2. Ky është Libri në të cilin nuk ka dyshim. Ai është udhërrëfyes për të devotshmit,
2:2. DHALIKEL-KITABU LA REJBE FIHI HUDEN LILMUTTEKINE
C 2:3. Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.).
2:3. të cilët besojnë në të fshehtën, falin namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne;
2:3. EL-LEDHINE JU’UMINUNE BIL-GAJBI WE JUKIMUNE ES-SELETE WE MIMMA REZEKNAHUM JUNFIKUNE