Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 3:198. Por ata që ia patën frikën Zotit të tyre, ata i kanë xhennetet nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty janë përgjithmonë. Ajo është pritje nga ana e All-llahut, e për të mirët më e dobishmja është ajo që është tek All-llahu.
3:198. Por, ata që i frikësohen Zotit të tyre do të kenë kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përjetësisht, si dhuratë prej Allahut. Dhe ajo që është tek Allahu, është dhurata më e mirë për besimtarët e vërtetë.
3:198. LEKINIL-LEDHINE ETTEKAW REBBEHUM LEHUM XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA NUZULEN MIN ‘INDI ELLAHI WE MA ‘INDEL-LAHI HAJRUN LIL’EBRARI
C 3:199. Po edhe nga ithtarët e librit ka që besojnë All-llahun, e besojnë atë që u është shpallur juve, e besojnë atë që është shpallur atyre, janë të bindur ndaj All-llahut, dhe argumentet e All-llahut në shpallje nuk i shesin për pak send të kësaj jete, të tillët kanë shpërblimin e vet tek Zoti i tyre, e All-llahu është që llogarinë e bën shpejt.
3:199. Midis ithtarëve të Librit, me siguri ka të atillë që e besojnë Allahun dhe atë që ju është shpallur juve, si dhe atë që u është shpallur atyre, duke qenë të përulur para Allahut dhe pa i këmbyer shpalljet e Tij me ndonjë vlerë të paktë. Ata do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Vërtet, Allahu është i shpejtë në llogari!
3:199. WE ‘INNE MIN ‘EHLIL-KITABI LEMEN JU’UMINU BILLAHI WE MA ‘UNZILE ‘ILEJKUM WE MA ‘UNZILE ‘ILEJHIM HASHI’INE LILLAHI LA JESHTERUNE BI’AJATI ELLAHI THEMENEN KALILAN ‘ULA’IKE LEHUM ‘EXHRUHUM ‘INDE RABBIHIM ‘INNALL-LLAHE SERI’UL-HISABI
C 3:200. O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut.
3:200. O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!
3:200. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ESBIRU WE SABIRU WE RABITU WE ETTEKU ELLAHE LE’ALLEKUM TUFLIHUNE
C 4:1. O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.
4:1. O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.
4:1. JA ‘EJJUHA EN-NASU ETTEKU REBBEKUMUL-LEDHI HALEKAKUM MIN NEFSIN WAHIDETIN WE HALEKA MINHA ZEWXHEHA WE BETHTHE MINHUMA RIXHALEN KETHIRAN WE NISA’EN WE ETTEKU ELLAHEL-LEDHI TETESA’ELUNE BIHI WEL-’ERHAME ‘INNALL-LLAHE KANE ‘ALEJKUM REKIBÆN
C 4:2. Bonjakëve (jetimëve) jepuani pasurinë e tyre (kur të rriten), dhe mos e ndërroni të pastërtin (mallin tuaj që e keni hallall) me të ndytin (me haramin) edhe mos e hani pasurinë e tyre (të përzier) me pasurinë tuaj, se ky është mëkat i madh.
4:2. Jepuni pasurinë jetimëve, mos ua ndërroni sendet e tyre të mira me tuajat të këqija. Mos e harxhoni pasurinë e tyre duke e përzier me pasurinë tuaj. Se kjo, me të vërtetë, është gjynah i madh.
4:2. WE ‘ATUL-JETAMA ‘EMWALEHUM WE LA TETEBEDDELUL-HABITHE BIT-TEJJIBI WE LA TE’KULU ‘EMWALEHUM ‘ILA ‘EMWALIKUM ‘INNEHU KANE HUBEN KEBIRAN
C 4:3. Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni.
4:3. Nëse keni frikë se nuk bëni drejtësi ndaj jetimeve, atëherë, martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri apo me katër; e, nëse frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj të gjithave njësoj, atëherë mjaftohuni me një grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj. Në këtë mënyrë do t’i ruheni padrejtësisë më lehtë.
4:3. WE ‘IN HIFTUM ‘ELLA TUKSITU FIL-JETAMA FANKIHU MA TABE LEKUM MINE EN-NISA’ METHNA WE THULATHE WE RUBA’A FE’IN HIFTUM ‘ELLA TA’DILU FEWAHIDETEN ‘EW MA MELEKET ‘EJMANUKUM DHALIKE ‘EDNA ‘ELLA TA’ULU
C 4:4. Grave jepuani dhuratën e kurorës së tyre (niqahin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëherë hajeni atë hallall të mirë.
4:4. Dhe jepuni me gjithë zemër grave tuaja dhuratën e kurorëzimit e, nëse ato u falin me dëshirën e vet diçka prej atyre dhuratave, pranojeni atë pa frikë dhe me kënaqësi!
4:4. WE ‘ATU EN-NISA’ SEDUKATIHINNE NIHLETEN FE’IN TIBNE LEKUM ‘AN SHEJ’IN MINHU NEFSEN FEKULUHU HENI’AN MERI’ÆN
C 4:5. Mendjelehtësve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj që All-llahu e bëri për ju mëkamje, e ata ushqeni nga ajo, veshni dhe u thoni fjalë të mira.
4:5. Mos e lini në dorë të të paaftëve mendërisht pasurinë tuaj që Allahu jua ka dhënë si mjet jetese për ju; ushqejini dhe vishini ata prej saj dhe u thoni atyre fjalë të mira.
4:5. WE LA TU’UTU ES-SUFEHA’E ‘EMWALEKUMU ELLETI XHE’ALEL-LAHU LEKUM KIJAMEN WE ERZUKUHUM FIHA WE EKSUHUM WE KULU LEHUM KAWLAN MA’RUFÆN
C 4:6. Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë, e nëse vëreni te ta pjekuri, atëherë dorëzonju atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke shkapërderdhur dhe duke u ngutur para se të rriten ata. Kush është i pasur le të ruhet (shfrytëzimit të pasurisë të jetimëve), e kush është i varfër, le të hajë me maturi. E kur t'ju dorëzoni atyre pasurinë e vet, dëshmoni atë (që ju dorëzoni). Mjafton që All-llahu është llogaritës.
4:6. Vërini në provë jetimët, derisa të bëhen për martesë! Nëse vëreni se janë pjekur, atëherë jepuani pasurinë e tyre! Mos nxitoni në shpenzimin e pasurisë së tyre në mënyrë të panevojshme dhe para se ata të rriten! Kush është pasanik, le të përmbahet në marrjen e pasurisë së tyre e, në qoftë se është i varfër, le të harxhojë aq sa është e arsyeshme dhe e drejtë. Kur t’jua dorëzoni pasurinë e tyre, bëjeni këtë në prani të dëshmitarëve. Allahu është i mjaftueshëm si llogaritës.
4:6. WE EBTELUL-JETAMA HETTA ‘IDHA BELEGU EN-NIKAHE FE’IN ‘ANESTUM MINHUM RUSHDEN FADFA’U ‘ILEJHIM ‘EMWALEHUM WE LA TE’KULUHA ‘ISRAFAN WE BIDARÆN ‘EN JEKBERU WE MEN KANE GANIJÆN FELJESTA’FIF WE MEN KANE FEKIRÆN FELJE’KUL BIL-MA’RUFI FE’IDHA DEFA’TUM ‘ILEJHIM ‘EMWALEHUM FE’ESH/HIDU ‘ALEJHIM WE KEFA BILLAHI HESIBÆN
C 4:7. Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti).
4:7. Meshkujve u takon pjesë nga ajo që ua kanë lënë prindërit dhe të afërmit, por, edhe femrave u takon pjesë nga ajo që ua kanë lënë prindërit dhe të afërmit qoftë ajo pak apo shumë, si pjesë e caktuar dhe e detyruar.
4:7. LILRRIXHALI NESIBUN MIMMA TEREKEL-WALIDANI WEL-’EKREBUNE WE LILNNISA’I NESIBUN MIMMA TEREKEL-WALIDANI WEL-’EKREBUNE MIMMA KALLE MINHU ‘EW KETHURE NESIBEN MEFRUDAN
C 4:8. Kur të prezentojnë në pjesëtimin e pasurisë që ka lënë i vdekuri të afërmë, bonjak dhe varfnjak (që nuk janë pjestarë në trashëgim), jepuani nga ajo (pasuri e lënë) dhe atyre thuajuni fjalë të mira.
4:8. E kur në ndarjen e trashëgimisë të jenë të pranishëm farefisi i largët, jetimët dhe të varfrit, u dhuroni edhe atyre diçka dhe thuajuni fjalë të ëmbla.
4:8. WE ‘IDHA HEDEREL-KISMETE ‘ULUL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINU FARZUKUHUM MINHU WE KULU LEHUM KAWLEN MA’RUFAN