Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:31. E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve), pastaj ato ua prezentoi engjëjve dhe u tha: "Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejtë (çka mendoni)?"
2:31. Allahu ia mësoi Ademit emrat e çdo gjëje, pastaj ua paraqiti engjëjve dhe u tha: “Më tregoni emrat e tyre, nëse ajo që thoni është e vërtetë!”
2:31. WE ‘ALLEME ‘ADEMEL-’ESMA’E KULLEHA THUMME ‘AREDEHUM ‘ALEL-MELA’IKETI FEKALE ‘ENBI’UNI BI’ESMA’I HA’UULA’ ‘IN KUNTUM SADIKINE
C 2:32. (Engjëjt) Thanë: "Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti. Vërtetë, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti!"
2:32. “Qofsh i lavdëruar! - thanë ata - Ne dimë vetëm atë që na ke mësuar Ti. Në të vërtetë, Ti je i Gjithëdituri, i Urti.”
2:32. KALU SUBHANEKE LA ‘ILME LENA ‘ILLA MA ‘ALLEMTENA ‘INNEKE ‘ENTEL-’ALIMUL-HEKIMU
C 2:33. (Zoti) Tha: "O Adem, njoftojë ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!" E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: "A nuk ju kam thënë juve se Unë më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë që e mbani fshehtë".
2:33. “O Adem, - tha Ai - ua trego atyre emrat e gjërave!” Kur ai ua tregoi emrat e tyre, Allahu tha: “A nuk ju kam thënë se vetëm Unë i di fshehtësitë e qiellit e të Tokës dhe vetëm Unë e di çfarë tregoni haptazi dhe çfarë fshihni?!”
2:33. KALE JA ‘ADEMU ‘ENBI’HUM BI’ESMA’IHIM FELEMMA ‘ENBE’EHUM BI’ESMA’IHIM KALE ‘ELEM ‘EKUL LEKUM ‘INNI ‘A’LEMU GAJBE ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE ‘A’LEMU MA TUBDUNE WE MA KUNTUM TEKTUMUNE
C 2:34. E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar.
2:34. Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit, i cili nuk deshi, u tregua mendjemadh dhe u bë mosbesimtar.
2:34. WE ‘IDH KULNA LILMELA’IKETI ESXHUDU LI’DEME FESEXHEDU ‘ILLA ‘IBLISE ‘EBA WE ESTEKBERE WE KANE MINEL-KAFIRINE
C 2:35. E Ne i thamë: "O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetes suaj).
2:35. Ne thamë: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet dhe aty hani sa të doni e kur të doni, por mos iu afroni kësaj peme, se ndryshe do të bëheni të padrejtë”.
2:35. WE KULNA JA ‘ADEMU ESKUN ‘ENTE WE ZEWXHUKEL-XHENNETE WE KULA MINHA REGADEN HEJTHU SHI’TUMA WE LA TEKREBA HEDHIHI ESH-SHEXHERETE FETEKUNA MINE EDH-DHALIMINE
C 2:36. Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: "Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim".
2:36. Shejtani i shtyu të gabojnë e i nxori nga lumturia ku ishin. “Zbritni - u thamë Ne - do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Në Tokë do të qëndroni, do të keni furnizim e do të jetoni deri në një kohë të caktuar”.
2:36. FE’EZELLEHUMA ESH-SHEJTANU ‘ANHA FE’EHREXHEHUMA MIMMA KANA FIHI WE KULNA EHBITU BA’DUKUM LIBA’DIN ‘ADUWUN WE LEKUM FIL-’ERDI MUSTEKARRUN WE META’UN ‘ILA HININ
C 2:37. E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit.
2:37. Ademi mësoi disa fjalë (se si të kërkonte falje) nga Zoti i tij, kështu që Ai ia pranoi pendimin. Sigurisht, Ai i pranon shumë pendimet, Ai është Mëshirëploti.
2:37. FETELEKKA ‘ADEMU MIN RABBIHI KELIMATIN FETABE ‘ALEJHI ‘INNEHU HUWET-TEWWABU ER-REHIMU
C 2:38. Ne u thamë: "Dilni prej atyhit që të gjithë, e juve gjithqysh do t'u arrijë udhëzim prej Meje, e kush e pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen".
2:38. Ne u thamë: “Zbritni të gjithë prej Xhenetit! Kur t’ju vijë udhërrëfimi Ynë, ata që do t’i përmbahen atij, nuk do të kenë frikë dhe nuk do të dëshpërohen.
2:38. KULNA EHBITU MINHA XHEMI’EN FE’IMMA JE’TIJENNEKUM MINNI HUDEN FEMEN TEBI’A HUDAJE FELA HAWFUN ‘ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 2:39. E ata që i mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët janë banues të zjarrit, ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:39. Kurse ata që i mohojnë dhe i përgënjeshtrojnë shpalljet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të mbesin gjithmonë.”
2:39. WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI’AJATINA ‘ULA’IKE ‘ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C 2:40. O bijtë e israilit, kujtoni (jini mirënjohës për) të mirat e Mia, të cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin që ma keni dhënë Mua. Unë e zbatoj atë që u premtova dhe të më keni frikë vetëm Mua.
2:40. O bijtë e IzrElit, kujtoni të mirat që ju kam falur! Përmbushni premtimin që Më keni dhënë, që edhe Unë të përmbush premtimin që ju kam bërë (për t’ju futur në Xhenet). Vetëm prej Meje duhet të frikësoheni.
2:40. JA BENI ‘ISRA’ILE EDHKURU NI’METIJEL-LETI ‘EN’AMTU ‘ALEJKUM WE ‘EWFU BI’AHDI ‘UFI BI’AHDIKUM WE ‘IJAJE FARHEBUNI
C 2:41. Dhe besojeni atë që e shpalla (Kur'anin), e që vërteton atë që e keni ju e mos u bëni mohues të parë të tij, dhe mos i ndërroni ajetet e Mia (Kur'anin) me një vlerë të paktë, por vetëm Mua të ma keni dronë.
2:41. Besoni në atë (Kuran) që kam zbritur si vërtetues të Shkrimeve tuaja, e mos u bëni mohuesit e parë të tij! Mos i këmbeni shpalljet e Mia me një vlerë të vogël dhe ruhuni vetëm prej Meje!
2:41. WE ‘AMINU BIMA ‘ENZELTU MUSEDDIKEN LIMA ME’AKUM WE LA TEKUNU ‘EWWELE KAFIRIN BIHI WE LA TESHTERU BI’AJATI THEMENAN KALILÆN WE ‘IJAJE FE ETTEKUNI