Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:25. E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: "Ky është që me te u ushqyem edhe më parë". Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.
2:25. Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, gëzoji me kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Sa herë që atyre t’u jepet si ushqim ndonjë frut i kopshteve, ata do të thonë: “Këtë e kemi ngrënë edhe përpara”. Por atyre do t’u jepen vetëm fruta të ngjashme me ato të Tokës. Në Xhenet ata do të kenë bashkëshorte të pastra dhe atje do të jetojnë përgjithmonë.
2:25. WE BESHSHIRIL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI ‘ENNE LEHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU KULLEMA RUZIKU MINHA MIN THEMERETIN RIZKEN KALU HADHAL-LEDHI RUZIKNA MIN KABLU WE ‘UTU BIHI MUTESHABIHAN WE LEHUM FIHA ‘EZWAXHUN MUTEHHERETUN WE HUM FIHA HALIDUNE
C 2:26. All-llahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkojë a diçka edhe më e imët se ajo. Për sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se ai (shembull) është i vërtetë nga Zoti i tyre, ndërsa ata të cilët mohuan do të thonë: "Ç'deshi All-llahu me këtë si shembull?" Ai me te humb shumë, e po me te udhëzon në rrugën e drejtë shumë, po me përjashtim të atyre që janë jashtë rrugës, Ai me te nuk humb tjetër.
2:26. Allahu nuk ngurron të japë shembull mushkonjën ose diçka më të madhe se ajo. Ata që besojnë, e dinë se kjo është e vërteta nga Zoti i tyre, kurse ata që nuk besojnë, thonë: “Çfarë kërkon të tregojë Allahu me këtë shembull?” Nëpërmjet tij, Ai shumëkënd e lë në humbje e shumëkujt ia ndriçon rrugën e drejtë. Ai i lë në humbje vetëm gjynahqarët e mëdhenj,
2:26. ‘INNALL-LLAHE LA JESTEHJI ‘EN JEDRIBE METHELEN MA BA’UDETEN FEMA FEWKAHA FE’EMMAL-LEDHINE ‘AMENU FEJA’LEMUNE ‘ENNEHUL-HEKKU MIN RABBIHIM WE ‘EMMAL-LEDHINE KEFERU FEJEKULUNE MADHA ‘ERADAL-LAHU BIHEDHA METHELAN JUDILLU BIHI KETHIRÆN WE JEHDI BIHI KETHIRÆN WE MA JUDILLU BIHI ‘ILLAL-FASIKINE
C 2:27. Ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi që është lidhur ajo, dhe e këpusin atë që All-llahu ka urdhëruar të jetë e kapur, e edhe bëjnë shkatërrime në tokë, të tillët janë ata të dështuarit.
2:27. të cilët shkelin besën e Allahut, pasi e patën dhënë, ndërprejnë atë që ka urdhëruar Allahu për ta mbajtur lidhur dhe bëjnë ngatërresa në Tokë; ata janë njëmend të shkatërruar.
2:27. EL-LEDHINE JENKUDUNE ‘AHDAL-LAHI MIN BA’DI MITHAKIHI WE JEKTA’UNE MA ‘EMERAL-LAHU BIHI ‘EN JUSELE WE JUFSIDUNE FIL-’ERDI ‘ULA’IKE HUMUL-HASIRUNE
C 2:28. Si e mohoni All-llahun, e dihet se ju ishit të vdekur e Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do të ktheheni?
2:28. Si mund ta mohoni Allahun, ndërkohë që keni qenë të pajetë e Ai ju dha jetën?! Pastaj Ai do t’ju bëjë të vdisni, më pas do t’ju ringjallë e, në fund, do të ktheheni tek Ai?!
2:28. KEJFE TEKFURUNE BILLAHI WE KUNTUM ‘EMWATEN FE’EHJAKUM THUMME JUMITUKUM THUMME JUHJIKUM THUMME ‘ILEJHI TURXHA’UNE
C 2:29. Ai (All-llahu) është që për ju krijoi gjithçka që ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.
2:29. Është Ai që për ju ka krijuar çdo gjë që ka në Tokë. Pastaj, i është drejtuar qiellit dhe e ka rregulluar, duke e bërë atë shtatë qiej. Ai është i Dijshëm për çdo gjë.
2:29. HUWEL-LEDHI HALEKA LEKUM MA FIL-’ERDI XHEMI’EN THUMME ESTEWA ‘ILA ES-SEMA’I FESEWWAHUNNE SEB’A SEMAWATIN WE HUWE BIKULLI SHEJ’IN ‘ALIMUN
C 2:30. (Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!" Ata thanë: "A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë!" Ai tha: "Unë di atë që ju nuk e dini!"
2:30. Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një mëkëmbës (që do të zbatojë ligjet e Zotit) në tokë”, ata thanë: “A do të vësh atje dikë që do të bëjë çrregullime e do të derdhë gjak në të, ndërkohë që Ne të madhërojmë, të lavdërojmë dhe të lartësojmë ashtu si të takon Ty?!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini”.
2:30. WE ‘IDH KALE REBBUKE LILMELA’IKETI ‘INNI XHA’ILUN FIL-’ERDI HALIFETEN KALU ‘ETEXH’ALU FIHA MEN JUFSIDU FIHA WE JESFIKU ED-DIMA’E WE NEHNU NUSEBBIHU BIHEMDIKE WE NUKADDISU LEKE KALE ‘INNI ‘A’LEMU MA LA TA’LEMUNE
C 2:31. E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve), pastaj ato ua prezentoi engjëjve dhe u tha: "Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejtë (çka mendoni)?"
2:31. Allahu ia mësoi Ademit emrat e çdo gjëje, pastaj ua paraqiti engjëjve dhe u tha: “Më tregoni emrat e tyre, nëse ajo që thoni është e vërtetë!”
2:31. WE ‘ALLEME ‘ADEMEL-’ESMA’E KULLEHA THUMME ‘AREDEHUM ‘ALEL-MELA’IKETI FEKALE ‘ENBI’UNI BI’ESMA’I HA’UULA’ ‘IN KUNTUM SADIKINE
C 2:32. (Engjëjt) Thanë: "Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti. Vërtetë, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti!"
2:32. “Qofsh i lavdëruar! - thanë ata - Ne dimë vetëm atë që na ke mësuar Ti. Në të vërtetë, Ti je i Gjithëdituri, i Urti.”
2:32. KALU SUBHANEKE LA ‘ILME LENA ‘ILLA MA ‘ALLEMTENA ‘INNEKE ‘ENTEL-’ALIMUL-HEKIMU
C 2:33. (Zoti) Tha: "O Adem, njoftojë ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!" E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: "A nuk ju kam thënë juve se Unë më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë që e mbani fshehtë".
2:33. “O Adem, - tha Ai - ua trego atyre emrat e gjërave!” Kur ai ua tregoi emrat e tyre, Allahu tha: “A nuk ju kam thënë se vetëm Unë i di fshehtësitë e qiellit e të Tokës dhe vetëm Unë e di çfarë tregoni haptazi dhe çfarë fshihni?!”
2:33. KALE JA ‘ADEMU ‘ENBI’HUM BI’ESMA’IHIM FELEMMA ‘ENBE’EHUM BI’ESMA’IHIM KALE ‘ELEM ‘EKUL LEKUM ‘INNI ‘A’LEMU GAJBE ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE ‘A’LEMU MA TUBDUNE WE MA KUNTUM TEKTUMUNE
C 2:34. E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar.
2:34. Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit, i cili nuk deshi, u tregua mendjemadh dhe u bë mosbesimtar.
2:34. WE ‘IDH KULNA LILMELA’IKETI ESXHUDU LI’DEME FESEXHEDU ‘ILLA ‘IBLISE ‘EBA WE ESTEKBERE WE KANE MINEL-KAFIRINE
C 2:35. E Ne i thamë: "O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetes suaj).
2:35. Ne thamë: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet dhe aty hani sa të doni e kur të doni, por mos iu afroni kësaj peme, se ndryshe do të bëheni të padrejtë”.
2:35. WE KULNA JA ‘ADEMU ESKUN ‘ENTE WE ZEWXHUKEL-XHENNETE WE KULA MINHA REGADEN HEJTHU SHI’TUMA WE LA TEKREBA HEDHIHI ESH-SHEXHERETE FETEKUNA MINE EDH-DHALIMINE