Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:271. Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon (me punë të mira) të këqijat. All-llahu është i njohur hollësisht për veprat tuaja.
2:271. T’i jepni lëmoshat haptazi, është gjë e mirë, por t’ua jepni ato të varfërve fshehurazi, është edhe më mirë dhe ju shlyen disa nga gjynahet tuaja. Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni.
2:271. ‘IN TUBDU ES-SEDEKATI FENI’IMMA HIJE WE ‘IN TUHFUHA WE TU’UTUHAL-FUKARA’E FEHUWE HAJRUN LEKUM WE JUKEFFIRU ‘ANKUM MIN SEJJI’ATIKUM WEL-LAHU BIMA TA’MELUNE HABIRUN
C 2:272. Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë atë që do. Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që t'u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t'u kompensohet në mënyrë të plotë duke mos u dëmtuar ju".
2:272. Ti (Muhamed) nuk e ke për detyrë t’i udhëzosh ata në rrugë të drejtë, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë. Çfarëdo të mire që të jepni, është në dobinë juaj, nëse ju këtë e bëni vetëm për hir të Allahut! Çfarëdo që të jepni nga të mirat, do t’ju rikthehet e plotë dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi.
2:272. LEJSE ‘ALEJKE HUDAHUM WE LEKINNALL-LLAHE JEHDI MEN JESHA’U WE MA TUNFIKU MIN HAJRIN FELI’ENFUSIKUM WE MA TUNFIKUNE ‘ILLA EBTIGA’E WEXHHI ELLAHI WE MA TUNFIKU MIN HAJRIN JUWEFFE ‘ILEJKUM WE ‘ENTUM LA TUDHLEMUNE
C 2:273. (Jepni) për të varfërit që janë të angazhuar në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë me tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzitin njerëzit. Pra çkado që të jepni nga pasuria, s'ka dyshim se atë All-llahu e di shumë mirë.
2:273. (Lëmosha) u takon të varfërve, të cilët kanë hyrë në rrugën e Zotit e nuk janë në gjendje të udhëtojnë (për të fituar). Kush nuk i njeh ata, kujton se janë të kamur, për shkak se ata nuk lypin. Do t’i njohësh nga pamja e tyre. Ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur. E çdo gjë që shpenzoni prej të mirave, Allahu i di ato.
2:273. LILFUKARA’IL-LEDHINE ‘UHSIRU FI SEBILI ELLAHI LA JESTETI’UNE DERBEN FIL-’ERDI JEHSEBUHUMUL-XHAHILU ‘EGNIJA’E MINET-TE’AFFUFI TA’RIFUHUM BISIMAHUM LA JES’ELUNE EN-NASE ‘ILHAFAN WE MA TUNFIKU MIN HAJRIN FE’INNALL-LLAHE BIHI ‘ALIMUN
C 2:274. Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë as pikëllim.
2:274. Ata që japin nga pasuria e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.
2:274. EL-LEDHINE JUNFIKUNE ‘EMWALEHUM BIL-LEJLI WE EN-NEHARI SIRREN WE ‘ALANIJETEN FELEHUM ‘EXHRUHUM ‘INDE RABBIHIM WE LA HAWFUN ‘ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 2:275. Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata"! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën. Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.
2:275. Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet, sepse ata thonë se tregtia është njëlloj si kamataria. Porse Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatarinë e ka ndaluar. Ai të cilit i vjen këshilla nga Zoti i tij dhe i shmanget kamatës, le ta mbajë atë që tashmë ka fituar dhe fati i tij është në duart e Allahut. Ndërsa ata që i kthehen kamatës sërish, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:275. EL-LEDHINE JE’KULUNE ER-RIBA LA JEKUMUNE ‘ILLA KEMA JEKUMUL-LEDHI JETEHABBETUHU ESH-SHEJTANU MINEL-MESSI DHALIKE BI’ENNEHUM KALU ‘INNEMAL-BEJ’U MITHLU ER-RIBA WE ‘EHELLEL-LAHUL-BEJ’A WE HERREME ER-RIBA FEMEN XHA’EHU MEW’IDHETUN MIN RABBIHI FANTEHA FELEHU MA SELEFE WE ‘EMRUHU ‘ILA ELLAHI WE MEN ‘ADE FE’ULA’IKE ‘ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C 2:276. All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar.
2:276. Allahu ia heq çdo përfitim kamatës, kurse e rrit përfitimin e bamirësisë. Allahu nuk i do ata që janë mohues - gjynahqarë.
2:276. JEMHEKU ELLAHU ER-RIBA WE JURBI ES-SEDEKATI WEL-LAHU LA JUHIBBU KULLE KEFFARIN ‘ETHIMIN
C 2:277. S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje.
2:277. Ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, falin namazin dhe japin zeqatin, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre dhe nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.
2:277. ‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI WE ‘EKAMU ES-SELETE WE ‘ATEW EZ-ZEKATE LEHUM ‘EXHRUHUM ‘INDE RABBIHIM WE LA HAWFUN ‘ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 2:278. O ju që besuat, kini frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqert , hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata.
2:278. O ju që keni besuar! Ta keni frikë Allahun dhe hiqni dorë nga kamata, nëse jeni besimtarë të vërtetë.
2:278. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ETTEKU ELLAHE WE DHERU MA BEKIJE MINE ER-RIBA ‘IN KUNTUM MU’UMININE
C 2:279. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj - askë nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni.
2:279. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë iu është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Nëse pendoheni, atëherë ju takon kapitali fillestar. Në këtë mënyrë, nuk dëmtoni askënd e as nuk dëmtoheni vetë.
2:279. FE’IN LEM TEF’ALU FE’DHENU BIHERBIN MINEL-LAHI WE RESULIHI WE ‘IN TUBTUM FELEKUM RU’USU ‘EMWALIKUM LA TEDHLIMUNE WE LA TUDHLEMUNE
C 2:280. Po në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje derisa të vijë në një çlirim. E t'ia falni (borxhin) në emër të lëmoshës, ajo, nëse e dini, është shumë më e mirë për ju.
2:280. Nëse e dini se borxhliu është ngushtë, shtyjani afatin (e shlyerjes së borxhit) derisa ta përmirësojë gjendjen. Por është më mirë për ju që t’ia falni borxhin, veç sikur ta dinit.
2:280. WE ‘IN KANE DHU ‘USRETIN FENEDHIRETUN ‘ILA MEJSERETIN WE ‘EN TESEDDEKU HAJRUN LEKUM ‘IN KUNTUM TA’LEMUNE
C 2:281. Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.
2:281. Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.
2:281. WE ETTEKU JEWMEN TURXHA’UNE FIHI ‘ILA ELLAHI THUMME TUWEFFA KULLU NEFSIN MA KESEBET WE HUM LA JUDHLEMUNE