Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:260. Përkujto kur Ibrahimi tha: "Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit"? Ai (Zoti) tha: "A nuk je i besueshëm"? Ai (Ibrahimi) tha: "Po, por desha që zemra ime të ngopet (bindje)"! Ai (Zoti) tha: "Merri katër shpendë pranë vete (theri e copëtoi), e pastaj në çdo kodër vëndoje nga një pjesë të tyre, mandej thirri ato, do të vijnë ty shpejtë, e dije se All-llahu është i gjithëfuqishmi, i urti".
2:260. Kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Tregomë si i ngjall të vdekurit!” – Zoti i tha: “A nuk beson?” - “Besoj” - iu përgjigj Ibrahimi, “por dëshiroj të më qetësohet zemra.” Allahu i tha: “Merr katër zogj dhe copëtoji. Shpërnda në çdo kodër nga një copë prej tyre pastaj thirri! Ata do të të vijnë me të shpejtë. Dhe ta dish se Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.”
2:260. WE ‘IDH KALE ‘IBRAHIMU RABBI ‘ERINI KEJFE TUHJIL-MEWTA KALE ‘EWELEM TU’UMIN KALE BELA WE LEKIN LIJETME’INNE KALBI KALE FEHUDH ‘ERBE’ATEN MINET-TEJRI FESURHUNNE ‘ILEJKE THUMME EXH’AL ‘ALA KULLI XHEBELIN MINHUNNE XHUZ’EN THUMME ED’UHUNNE JE’TINEKE SA’JAN WE A’LEM ‘ENNEL-LAHE ‘AZIZUN HEKIMUN
C 2:261. Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet.
2:261. Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, i shëmbëllejnë atij që mbjell një kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj, ku secili kalli ka nga njëqind kokrra. Allahu ia shton (shpërblimin) edhe më tepër kujt të dëshirojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.
2:261. METHELUL-LEDHINE JUNFIKUNE ‘EMWALEHUM FI SEBILI ELLAHI KEMETHELI HEBBETIN ‘ENBETET SEB’A SENABILE FI KULLI SUNBULETIN MIA’ETU HEBBETIN WEL-LAHU JUDA’IFU LIMEN JESHA’U WEL-LAHU WASI’UN ‘ALIMUN
C 2:262. Ata që për hir të All-llahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të përmendur e me mburrje, ata e kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre, për ata nuk ka frikë, ata as që do të brengosen.
2:262. Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, pa e përcjellë atë me përgojim apo fyerje, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre dhe nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.
2:262. EL-LEDHINE JUNFIKUNE ‘EMWALEHUM FI SEBILI ELLAHI THUMME LA JUTBI’UNE MA ‘ENFEKU MENNEN WE LA ‘EDHEN LEHUM ‘EXHRUHUM ‘INDE RABBIHIM WE LA HAWFUN ‘ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 2:263. Një fjalë e mirë dhe një lehtësim (që i bëhet lypësit) është më e dobishme se një lëmoshë që përcillet me të keqe. All-llahu nuk ka nevojë për askë, është i butë.
2:263. Fjala e mirë dhe falja e gabimit janë më të vlefshme se lëmosha që përcillet me fyerje. Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Butë (nuk nxiton në dënime).
2:263. KAWLUN MA’RUFUN WE MEGFIRETUN HAJRUN MIN SEDEKATIN JETBA’UHA ‘EDHEN WEL-LAHU GANIJUN HELIMUN
C 2:264. O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk e beson All-llahun dhe as botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar që mbi të ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). Ata (formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan. All-llahu nuk e udhëzon popullin jobesimtar.
2:264. O besimtarë! Mos i çoni dëm lëmoshat tuaja duke ua kujtuar ato (atyre që ua keni dhënë) dhe duke fyer, siç vepron ai që e shpenzon pasurinë e vet për sy e faqe të botës dhe nuk beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Ai shëmbëllen me një gur të lëmuar të mbuluar me dhé, mbi të cilin bie shiu me rrebesh, duke e lënë të zhveshur. Ata nuk kanë kurrfarë dobie nga veprat që kanë bërë, se Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin mohues.
2:264. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TUBTILU SEDEKATIKUM BIL-MENNI WEL-’EDHA KALLEDHI JUNFIKU MALEHU RI’A’E EN-NASI WE LA JU’UMINU BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI FEMETHELUHU KEMETHELI SEFWANIN ‘ALEJHI TURABUN FE’ESABEHU WE EBILUN FETEREKEHU SELDEN LA JEKDIRUNE ‘ALA SHEJ’IN MIMMA KESEBU WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-KAFIRINE
C 2:265. E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjafton). All-llahu sheh atë që veproni.
2:265. Ata që shpenzojnë pasurinë e vet, për të kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe që e forcojnë veten me punë të mira, shëmbëllejnë me një kopsht të mbjellë në rrafshnaltë, në të cilin bie shi i bollshëm, andaj jep fruta dyfish. Nëse nuk i bie shi i bollshëm, i bie shi i imët që i mjafton. Allahu i sheh mirë punët që bëni ju.
2:265. WE METHELUL-LEDHINE JUNFIKUNE ‘EMWALEHUMU EBTIGA’E MERDETI ELLAHI WE TETHBITAN MIN ‘ENFUSIHIM KEMETHELI XHENNETIN BIREBWETIN ‘ESABEHA WE EBILUN FE’ATET ‘UKULEHA DI’FEJNI FE’IN LEM JUSIBHA WE EBILUN FETELLUN WEL-LAHU BIMA TA’MELUNE BESIRUN
C 2:266. A dëshiron ndonjëri prej jush që ka një kopsht me hurma e rrush, në të cilin rrjedhin lumenj,që në të ka nga të gjitha frutet, e atë (pronarin e kopshtit) ta ketë kapur pleqëria dhe ai të ketë pasardhës të mitur, e atë (kopshtin) ta godasë ndonjë stuhi me zjarr e ta djegë. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet për të menduar ju.
2:266. A dëshiron ndonjëri nga ju që, duke qenë i moshuar e me fëmijë të mitur e të pambrojtur, kopshti i tij plot palma hurmash, vreshta e gjithfarë lloje frutash dhe i ujitur nga lumenj rrjedhës, të digjet nga një stuhi zjarri?! Ja, kështu Allahu jua shpjegon shpalljet e Tij, me qëllim që të mendoni.
2:266. ‘EJEWEDDU ‘EHEDUKUM ‘EN TEKUNE LEHU XHENNETUN MIN NEHILIN WE ‘A’NABIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU LEHU FIHA MIN KULLI ETH-THEMERATI WE ‘ESABEHUL-KIBERU WE LEHU DHURRIJETUN DU’AFA’U FE’ESABEHA ‘I’SARUN FIHI NARUN FAHTEREKAT KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUMUL-’AJATI LE’ALLEKUM TETEFEKKERUNE
C 2:267. O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që u dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete vetëm symbyllas. E, dijeni se All-llahu s'ka nevojë për ju, është i madhëruar.
2:267. O besimtarë! Jepni pa u kursyer nga të mirat që keni fituar dhe nga ato që jua kemi nxjerrë Ne nga frytet e tokës. Mos dhuroni nga ato gjëra të pavlefshme të pasurisë suaj e të cilat ju nuk do t’i pranonit ndryshe veçse symbyllur. Ta dini se Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për çdo lëvdatë.
2:267. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘ENFIKU MIN TEJJIBATI MA KESEBTUM WE MIMMA ‘EHREXHNA LEKUM MINEL-’ERDI WE LA TEJEMMEMUL-HABITHE MINHU TUNFIKUNE WE LESTUM BI’AHIDHIHI ‘ILLA ‘EN TUGMIDU FIHI WE A’LEMU ‘ENNEL-LAHE GANIJUN HEMIDUN
C 2:268. Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
2:268. Djalli ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme. Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.
2:268. ESH-SHEJTANU JA’IDUKUMUL-FEKRE WE JE’MURUKUM BIL-FEHSHA’I WEL-LAHU JA’IDUKUM MEGFIRETEN MINHU WE FEDLEN WEL-LAHU WASI’UN ‘ALIMUN
C 2:269. Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush.
2:269. Ai ia jep urtësinë (të kuptuarit e Kuranit) kujt të dojë. Cilitdo që i është dhënë urtësia, vërtet që i është dhënë një mirësi e madhe. Por këtë nuk e kupton tjetërkush, përveç njerëzve të mençur.
2:269. JU’UTIL-HIKMETE MEN JESHA’U WE MEN JU’UTEL-HIKMETE FEKAD ‘UTIJE HAJREN KETHIRAN WE MA JEDHDHEKKERU ‘ILLA ‘ULUL-’ELBABI
C 2:270. All-llahu di për atë që e keni dhënë nga pasuria ose keni zbatuar ndonjë premtim (nedhër), e për ata mëkatarët nuk ka ndonjë ndihmëtarë.
2:270. Çfarëdo gjëje që të jepni dhe çdo betim që të bëni, me siguri që Allahu ka dijeni për atë! Keqbërësit nuk do të kenë askënd që t’i ndihmojë.
2:270. WE MA ‘ENFEKTUM MIN NEFEKATIN ‘EW NEDHERTUM MIN NEDHRIN FE’INNALL-LLAHE JA’LEMUHU WE MA LILDHDHALIMINE MIN ‘ENSARIN