Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:242. Kështu, që t'i kuptoni, All-llahu ua shpjegon argumentet e veta.
2:242. Kështu jua shpjegon Allahu shpalljet e Veta, në mënyrë që të kuptoni.
2:242. KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUM ‘AJATIHI LE’ALLEKUM TA’KILUNE
C 2:243. A nuk di për ata, të cilët nga frika prej vdekjes u larguan prej atdheut të vet, e të cilët ishin me mijëra, e All-llahu atyre u tha: "Vdisni"! (ata vdiqën). Pastaj i ngjalli. All-llahu është shumë bamirës për njerëz, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
2:243. Mendo (o Muhamed) për ata që me mijëra ikën nga qytetet e tyre nga frika e vdekjes. Allahu u tha atyre “Vdisni!” pastaj, i ringjalli ata. Vërtet, Allahu zotëron mirësi të mëdha për njerëzit, por shumica e tyre nuk e falënderojnë.
2:243. ‘ELEM TERE ‘ILAL-LEDHINE HAREXHU MIN DIJARIHIM WE HUM ‘ULUFUN HEDHEREL-MEWTI FEKALE LEHUMU ELLAHU MUTU THUMME ‘EHJAHUM ‘INNALL-LLAHE LEDHU FEDLIN ‘ALA EN-NASI WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JESHKURUNE
C 2:244. Luftoni për hir të All-llahut, e të dini se All-llahu dëgjon, di.
2:244. Luftoni në rrugën e Allahut dhe ta dini se Allahu i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë.
2:244. WE KATILU FI SEBILI ELLAHI WE A’LEMU ‘ENNEL-LAHE SEMI’UN ‘ALIMUN
C 2:245. Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai t'ia shtojë atij shumëfish atë? All-llahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj është vetëm tek Ai.
2:245. Kush do t’i japë Allahut një hua të bukur, që Ai t’ia kthejë shpërblimin shumëfish? Allahu e shtrëngon (riskun) dhe e liron; tek Ai do të ktheheni.
2:245. MEN DHAL-LEDHI JUKRIDU ELLAHE KARDEN HESENAN FEJUDA’IFEHU LEHU ‘ED’AFÆN KETHIRETEN WEL-LAHU JEKBIDU WE JEBSUTU WE ‘ILEJHI TURXHA’UNE
C 2:246. A nuk ke marrë vesh për parinë e bijëve të israilit pas Musait? Kur i patën thënë një të dërguari të tyre (Shem'unit): "Cakto për ne një sundues e të luftojmë në rrugën e All-llahut"! Ai (pejgamberi) tha: "A mund të ndodhë që nëse lufta u bëhet obligim ju të mos luftoni"! Ata thanë: "E ç'kemi ne që të mos luftojmë në rrugën e All-llahut, kur dihet se ne jemi dëbuar nga atdheu dhe bijtë tanë"? E kur u obliguan me luftë, përveç një pakice prej tyre, ata u zbrapën. All-llahu është i njohur për punët e zullumqarëve.
2:246. A nuk e ke dëgjuar ti (o Muhamed) se çfarë i tha paria e bijve të IzrElit, pas Musait, një profeti të tyre? I tha: “Na dërgo një mbret, që të luftojmë në rrugën e Allahut!” - Profeti u tha: “Po sikur të mos luftoni kur të shpallet lufta?” Ata thanë: “E përse të mos luftojmë në rrugën e Allahut, ne që jemi dëbuar nga atdheu ynë dhe jemi ndarë nga fëmijët tanë?!” Mirëpo, kur u urdhëruan të luftojnë, ata nuk luftuan, me përjashtim të një pakice. Allahu i njeh mirë keqbërësit.
2:246. ‘ELEM TERE ‘ILAL-MELE’I MIN BENI ‘ISRA’ILE MIN BA’DI MUSA ‘IDH KALU LINEBIJIN LEHUM EB’ATH LENA MELIKEN NUKATIL FI SEBILI ELLAHI KALE HEL ‘ASEJTUM ‘IN KUTIBE ‘ALEJKUMUL-KITALU ‘ELLA TUKATILU KALU WE MA LENA ‘ELLA NUKATILE FI SEBILI ELLAHI WE KAD ‘UHRIXHNA MIN DIJARINA WE ‘EBNA’INA FELEMMA KUTIBE ‘ALEJHIMUL-KITALU TEWELLEW ‘ILLA KALILAN MINHUM WEL-LAHU ‘ALIMUN BIDH-DHALIMINE
C 2:247. Pejgamberi i tyre u tha: "All-llahu caktoi sundues tuajin Talutin". Ata thanë: "Si mund të jetë ai sundues yni, kur ne kemi më shumë meritë se ai për sundim, madje ai edhe nuk është i pasur"? Ai tha: "All-llahu e zgjodhi atë sundues tuajin dhe e pajisi me dituri të gjerë e me fuqi trupore"! All-llahu ia jep sundimin e vet atij që do, All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
2:247. Profeti i tyre u tha: “Allahu ka dërguar Talutin si mbretin tuaj.” Ata thanë: “Si mund të bëhet ai mbreti ynë, kur ne kemi më tepër merita se ai për të sunduar?! Përveç kësaj, ai nuk ka ndonjë pasuri të madhe.” Ai u përgjigj: “Allahu e ka zgjedhur atë për mbretin tuaj dhe e ka pajisur me dijeni të gjerë dhe me fuqi trupore. Allahu ia jep pushtetin e Vet kujt të dojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.”
2:247. WE KALE LEHUM NEBIJUHUM ‘INNALL-LLAHE KAD BE’ATHE LEKUM TALUTE MELIKEN KALU ‘ENNA JEKUNU LEHUL-MULKU ‘ALEJNA WE NEHNU ‘EHEKKU BIL-MULKI MINHU WE LEM JU’UTE SE’ATEN MINEL-MALI KALE ‘INNALL-LLAHE ESTEFAHU ‘ALEJKUM WE ZADEHU BESTETEN FIL-’ILMI WEL-XHISMI WEL-LAHU JU’UTI MULKEHU MEN JESHA’U WEL-LAHU WASI’UN ‘ALIMUN
C 2:248. Pejgamberi i tyre u tha: "Shenjë e sundimit të tij është që t'ju sjellë arkën, që e bartin engjëjt dhe që në të gjeni qetësim (shpirtëror) nga Zoti juaj, e edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. S'ka dyshim se ky, po qe se jeni besimtarë, është një fakt për ju".
2:248. Profeti u tha atyre: “Shenjë e sundimit të tij është ardhja e Arkës. Aty ka qetësi për ju nga Zoti juaj dhe relike të lëna nga familja e Musait dhe Harunit. Atë e bartin engjëjt. Sigurisht që kjo është një shenjë për ju, nëse jeni besimtarë!”
2:248. WE KALE LEHUM NEBIJUHUM ‘INNE ‘AJETE MULKIHI ‘EN JE’TIJEKUMUT-TABUTU FIHI SEKINETUN MIN RABBIKUM WE BEKIJETUN MIMMA TEREKE ‘ALU MUSA WE ‘ALU HARUNE TEHMILUHUL-MELA’IKETU ‘INNE FI DHALIKE LE’AJETEN LEKUM ‘IN KUNTUM MU’UMININE
C 2:249. E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrinë, tha: "All-llahu do t'ju sprovojë me një lumë, e ai që pi prej atij, ai nuk është me mua, e kush nuk e shijon atë, ai është me mua, përveç atij që me dorën e vet e pi një grusht"! Mirëpo, me përjashtim të një pakice prej tyre, të tjerët pinë nga ai. E kur e kaloi ai (Taluti) atë së bashku me te edhe ata që ishin besimtarë thanë: "Ne sot nuk kemi fuqi kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij"! Po ata që ishin të bindur se do ta takonin All-llahun thanë: "Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha"! All-llahu është me durimtarët.
2:249. Kur Taluti u nis për luftë bashkë me ushtrinë, u tha atyre: “Allahu do t’ju provojë me një lumë. Kush pi ujë në të, nuk është ushtari im. Ndërsa kush nuk pi ujë në të ose kënaqet vetëm me një grusht ujë, është ushtari im”. Por të gjithë pinë, përveç një pakice. Pasi ai me ata (ushtarë) që ishin besimtarë kaluan lumin, shumë prej tyre thanë: “Ne sot nuk kemi fuqi të luftojmë me Xhalutin dhe ushtrinë e tij”. Por ata që ishin të bindur se do të takoheshin me Allahun, thanë: “Sa herë, me ndihmën e Allahut, një ushtri e vogël ka ngadhënjyer mbi një ushtri të madhe! Allahu është me të durueshmit”.
2:249. FELEMMA FESELE TALUTU BIL-XHUNUDI KALE ‘INNALL-LLAHE MUBTELIKUM BINEHERIN FEMEN SHERIBE MINHU FELEJSE MINNI WE MEN LEM JET’AMHU FE’INNEHU MINNI ‘ILLA MENI EGTEREFE GURFETEN BIJEDIHI FESHERIBU MINHU ‘ILLA KALILEN MINHUM FELEMMA XHAWEZEHU HUWE WEL-LEDHINE ‘AMENU ME’AHU KALU LA TAKATE LENAL-JEWME BIXHALUTE WE XHUNUDIHI KALEL-LEDHINE JEDHUNNUNE ‘ENNEHUM MULAKU ELLAHI KEM MIN FI’ETIN KALILETIN GALEBET FI’ETEN KETHIRETEN BI’IDHNI ELLAHI WEL-LAHU ME’A ES-SABIRINE
C 2:250. E kur i dualën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, thanë: "Zoti ynë! Na dhuro durim! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve!
2:250. Dhe kur u përballën me Xhalutin dhe ushtrinë e tij, thanë: “Zoti ynë! Na pajis me durim, na forco këmbët tona dhe na ndihmo kundër këtij populli jobesimtar!”
2:250. WE LEMMA BEREZU LIXHALUTE WE XHUNUDIHI KALU REBBENA ‘EFRIG ‘ALEJNA SEBREN WE THEBBIT ‘EKDAMENA WE ENSURNA ‘ALEL-KAWMIL-KAFIRINE
C 2:251. Me ndihmën e All-llahut i thyen ata, e Davudi e mbyti Xhalutin dhe All-llahu i dha atij (Davudit) sundimin, pejgamberllëkun dhe e mësoi atë për çdo gjë që deshi. Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po All-llahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit.
2:251. Me ndihmën e Allahut, ata i thyen armiqtë dhe Dauti e vrau Xhalutin. Allahu i dha atij pushtetin dhe Profecinë dhe i mësoi dituritë që deshi. Sikur Allahu të mos i ndihmonte njerëzit e mirë kundër të këqijve, bota do të ishte shkatërruar. Por Allahu është shumë Bujar me krijesat e Veta.
2:251. FEHEZEMUHUM BI’IDHNI ELLAHI WE KATELE DAWUDU XHALUTE WE ‘ATAHU ELLAHUL-MULKE WEL-HIKMETE WE ‘ALLEMEHU MIMMA JESHA’U WE LEWLA DEF’U ELLAHI EN-NASE BA’DEHUM BIBA’DIN LEFESEDETIL-’ERDU WE LEKINNALL-LLAHE DHU FEDLIN ‘ALEL-’ALEMINE
C 2:252. Këto janë argumente të All-llahut, po t'i lexojmë ty me saktësi, e s'ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.
2:252. Këto janë shpalljet e Allahut. Ne t’i lexojmë ty (Muhamed) ato me të vërtetën, sepse, pa dyshim, ti je një prej të dërguarve Tanë.
2:252. TILKE ‘AJATU ELLAHI NETLUHA ‘ALEJKE BIL-HEKKI WE ‘INNEKE LEMINEL-MURSELINE