Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 20:65. Ata thanë: "O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët?"
20:65. Ata thanë: “O Musa, ose hidh ti, ose të hedhim ne të parët”.
20:65. KALU JA MUSA ‘IMMA ‘EN TULKIJE WE ‘IMMA ‘EN NEKUNE ‘EWWELE MEN ‘ELKA
C 20:66. Ai (Musai) tha: "Jo, hidhni ju!" Kur ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj).
20:66. Ai tha: “Jo, hidhni ju!” Dhe ja tek i dukeshin atij litarët dhe shkopinjtë e tyre se po rendnin vërtet, për shkak të magjisë së tyre.
20:66. KALE BEL ‘ELKU FE’IDHA HIBALUHUM WE ‘ISIJUHUM JUHAJJELU ‘ILEJHI MIN SIHRIHIM ‘ENNEHA TES’A
C 20:67. E Musai ndjeu në vete njëfarë frike.
20:67. Atëherë Musai ndjeu frikë në vetvete.
20:67. FE’EWXHESE FI NEFSIHI HIFETEN MUSA
C 20:68. Ne i thamë atij: "Mos kr frikë, është më se e sigurt se ti do të jesh triumfues!"
20:68. Ne i thamë: “Mos u frikëso, se, në të vërtetë, ti do të fitosh!
20:68. KULNA LA TEHAF ‘INNEKE ‘ENTEL-’A’LA
C 20:69. Tani hidhe atë që e ke në dorën tënde të djathtë (shkopin), që t'i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magjistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.
20:69. Hidhe atë që mban në dorën e djathtë: do të gëlltisë gjithçka që kanë bërë ata, sepse ajo që kanë bërë ata, është vetëm një mashtrim i magjistarëve; e, magjistari nuk do të ketë sukses kudo që të gjendet”.
20:69. WE ‘ELKI MA FI JEMINIKE TELKAF MA SENA’U ‘INNEMA SENA’U KEJDU SAHIRIN WE LA JUFLIHU ES-SAHIRU HEJTHU ‘ETA
C 20:70. Atëherë (kur shkopi i Musait i gëlltiti) magjistarët u hodhën në sexhde e thanë: "Ne i besuam Zotit të Harunit dhe të Musait!"
20:70. Atëherë magjistarët ranë në sexhde dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e Harunit dhe Musait”.
20:70. FE’ULKIJE ES-SEHERETU SUXHXHEDEN KALU ‘AMENNA BIREBBI HARUNE WE MUSA
C 20:71. Ai (faraoni) tha: "A i besuat atij para se t'u japë unë leje? Ai (Musai) është prijës i juaj, i cili ua mësoi magjinë, unë do t'ua pres duart e këmbët tërthorazi e do t'u var në trungujt e hurmave, e atëherë ju do ta kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e më të vazhdueshëm?"
20:71. (Faraoni) tha: “Çfarë?! Ju e besuat atë, para se t’ju jap leje unë?! Në të vërtetë, ai është mjeshtri juaj, që ju ka mësuar magjitë. Unë do t’jua këpus duart dhe këmbët tuaja të këmbyera dhe do t’ju var në trungjet e hurmave. Ju do ta merrni vesh, me siguri, se cili prej nesh është më i ashpër dhe më ngulmues në ndëshkim.”
20:71. KALE ‘AMENTUM LEHU KABLE ‘EN ‘ADHENE LEKUM ‘INNEHU LEKEBIRUKUMUL-LEDHI ‘ALLEMEKUMU ES-SIHRE FELE’UKATTI’ANNE ‘EJDIJEKUM WE ‘ERXHULEKUM MIN HILAFIN WE LE’USELLIBENNEKUM FI XHUDHU’I EN-NEHLI WE LETA’LEMUNNE ‘EJJUNA ‘ESHEDDU ‘ADHABEN WE ‘EBKA
C 20:72. Ata thanë: "Pasha Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote!"
20:72. (Magjistarët) u përgjigjën: “Ne kurrë nuk do të të japim ty përparësi ndaj provave që na kanë ardhur neve dhe ndaj Atij që na ka krijuar ne. Prandaj, gjyko si të duash; ti gjykon vetëm në jetën e kësaj bote!
20:72. KALU LEN NU’UTHIREKE ‘ALA MA XHA’ENA MINEL-BEJJINATI WEL-LEDHI FETERENA FAKDI MA ‘ENTE KADIN ‘INNEMA TEKDI HEDHIHIL-HEJETE ED-DUNJA
C 20:73. Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na i falë gabimet dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. All-llahu është më i miri (në të shpërblyerit) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)!
20:73. Ne besojmë në Zotin tonë, që të na i falë gabimet dhe magjitë, për të cilat na ke detyruar ti. Allahu është më i Miri dhe i Përjetshmi.
20:73. ‘INNA ‘AMENNA BIREBBINA LIJEGFIRE LENA HATAJANA WE MA ‘EKREHTENA ‘ALEJHI MINE ES-SIHRI WEL-LAHU HAJRUN WE ‘EBKA
C 20:74. Ai që i paraqitet Zotit të vet si kriminel, e ka xhehennemin, në të cilin as nuk vdes as nuk jeton.
20:74. Atë që i paraqitet Zotit të vet si keqbërës, sigurisht që e pret Xhehenemi, ku as nuk do të vdesë e as nuk do të jetojë.
20:74. ‘INNEHU MEN JE’TI REBBEHU MUXHRIMEN FE’INNE LEHU XHEHENNEME LA JEMUTU FIHA WE LA JEHJA
C 20:75. Ndërsa ai që i paraqitet Atij besimtar e që ka bërë vepra të mira, të tillët i presin merita të larta.
20:75. Ndërsa kush paraqitet tek Ai si besimtar e që ka bërë vepra të mira, do të ngrihet në shkallë të larta,
20:75. WE MEN JE’TIHI MU’UMINEN KAD ‘AMILE ES-SALIHATI FE’ULA’IKE LEHUMU ED-DEREXHATUL-’ULA