U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
20:49.
Ai (faraoni) tha: "E kush është Zoti i juve dyve, o Musa?"
20:49.
(Faraoni) tha: “E, kush është Zoti juaj, o Musa?”
20:49.
KALE FEMEN REBBUKUMA JA MUSA
C
20:50.
(Musai) Tha: "Zoti ynë është Ai që çdo sendi i dha formën e vet, pastaj e udhëzoi atë?"
20:50.
(Musai) tha: “Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i ka dhënë trajtën e vet e pastaj e ka udhëzuar”.
20:50.
KALE REBBUNAL-LEDHI ‘A’TA KULLE SHEJ’IN HALKAHU THUMME HEDA
C
20:51.
Ai tha: "Si është gjendja e popujve të mëparshëm?"
20:51.
(Faraoni) tha: “Si është gjendja e brezave të mëparshëm”?
20:51.
KALE FEMA BALUL-KURUNIL-’ULA
C
20:52.
(Musai) Tha: "Dija për ata është te Zoti im, e shënuar në një libër. Zoti im nuk gabon e as nuk harron".
20:52.
(Musai) tha: “Dijenia lidhur me ta gjendet te Zoti im, në Libër. Zoti im nuk gabon dhe nuk harron!”
20:52.
KALE ‘ILMUHA ‘INDE RABBI FI KITABIN LA JEDILLU RABBI WE LA JENSA
C
20:53.
(Zoti im) I cili për ju e bëri tokën si djep, për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të, lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi që të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme.
20:53.
Është Ai që Tokën e ka bërë shtrat për ju, që ju ka shtruar rrugët nëpër të dhe që lëshon ujë nga qielli, me qëllim që, nëpërmjet tij, të rriten shumë lloje bimësh të ndryshme.
20:53.
EL-LEDHI XHE’ALE LEKUMUL-’ERDE MEHDEN WE SELEKE LEKUM FIHA SUBULAN WE ‘ENZELE MINE ES-SEMA’I MA’EN FE’EHREXHNA BIHI ‘EZWAXHÆN MIN NEBATIN SHETTA
C
20:54.
Hani ju dhe kullotni kafshët tuaja (nga ato bimë). Vërtet, për të gjitha këto (që u përmendën) ka argumente për ata që kanë mendje të shëndoshë.
20:54.
Hani dhe kullotni bagëtinë tuaj! Këto, me të vërtetë, janë shenja për ata që janë mendarë.
20:54.
KULU WE ER’AW ‘EN’AMEKUM ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LI’WLI EN-NUHA
C
20:55.
Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t'ju kthejmë përsëri në të, e prej saj do t'ju nxjerrim edhe një herë.
20:55.
Ne ju kemi krijuar prej tokës, aty do t’ju kthejmë dhe nga ajo do t’ju nxjerrim edhe një herë tjetër.
20:55.
MINHA HALEKNAKUM WE FIHA NU’IDUKUM WE MINHA NUHRIXHUKUM TARETEN ‘UHRA
C
20:56.
Ne ia bëmë të mundshme atij t'i shohë të gjitha argumentet Tona, por ai i gënjeu ato dhe i refuzoi.
20:56.
Ne ia treguam atij (Faraonit) të gjitha shenjat Tona, por ai i mohoi, nuk pranoi (të besonte)
20:56.
WE LEKAD ‘EREJNAHU ‘AJATINA KULLEHA FEKEDHDHEBE WE ‘EBA
C
20:57.
(Atëherë faraoni) Tha: "O Musa, a mos na ke ardhur që me magjinë tënde të na nxjerrësh prej tokës sonë (prej Egjiptit)?
20:57.
dhe tha: “O Musa, a ke ardhur që të na nxjerrësh nga toka jonë me magjinë tënde?!
20:57.
KALE ‘EXHI’TENA LITUHRIXHENA MIN ‘ERDINA BISIHRIKE JA MUSA
C
20:58.
Edhe ne do të kundërvihemi me një aso magjie, pra cakto një kohë dhe një vend që do të na përshtatet, e që nuk do ta thyenim as ne as ti".
20:58.
Ne do të të sjellim ty një magji të ngjashme. Cakto, midis nesh dhe teje, një takim në një vend të sheshtë, ku nuk do të mungojmë as ne, as ti!”
20:58.
FELENE’TIJENNEKE BISIHRIN MITHLIHI FAXH’AL BEJNENA WE BEJNEKE MEW’IDEN LA NUHLIFUHU NEHNU WE LA ‘ENTE MEKANAN SUWEN
C
20:59.
(Musai) Tha: "Koha e caktuar le të jetë dita e festës në mënyrë që njerëzit të tubohen paradite".
20:59.
(Musai) tha: “Takimi me ju është në ditën e kremtës dhe njerëzia le të tubohen paradite”.
20:59.
KALE MEW’IDUKUM JEWMU EZ-ZINETI WE ‘EN JUHSHERE EN-NASU DUHEN