Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 19:82. Përkundrazi, ata (idhujt) do të tërhiqen prej adhurimit të atyre dhe do të bëhen armiq të tyre.
19:82. Por jo! Ata do ta mohojnë adhurimin e tyre dhe do të bëhen armiqtë e tyre.
19:82. KELLA SEJEKFURUNE BI’IBADETIHIM WE JEKUNUNE ‘ALEJHIM DIDDEN
C 19:83. A nuk e di ti se Ne i kemi lëshuar djajt kundër jobesimtarëve, e ata i nxisin pandërprerë në vepra të këqija.
19:83. A nuk e sheh se Ne i kemi dërguar djajtë te mohuesit, për t’i yshtur ata me forcë?
19:83. ‘ELEM TERE ‘ENNA ‘ERSELNA ESH-SHEJATINE ‘ALEL-KAFIRINE TE’UUZZUHUM ‘EZZEN
C 19:84. Pra, ti mos u ngut kundër tyre, se Ne vetëm jemi duke ua numëruar atyre (jetën në ditë, frymëmarrje etj.).
19:84. Andaj, mos kërko shkatërrimin e tyre të shpejtë, se, me të vërtetë, Ne ua numërojmë ditët e caktuara.
19:84. FELA TA’XHEL ‘ALEJHIM ‘INNEMA NA’UDDU LEHUM ‘ADDEN
C 19:85. Ditën kur do t'i tubojmë të devotshmit te i Gjithëmëshirshmi si mysafirë të ftuar.
19:85. Ditën, kur do t’i tubojmë besimtarët te i Gjithëmëshirshmi, si të ftuar
19:85. JEWME NEHSHURUL-MUTTEKINE ‘ILA ER-REHMANI WEFDEN
C 19:86. Ndërsa mëkatarëve u grahim në xhehennem të etshëm.
19:86. e do t’i shtyjmë të ligjtë në Xhehenem, si tufë e etur,
19:86. WE NESUKUL-MUXHRIMINE ‘ILA XHEHENNEME WIRDEN
C 19:87. Nuk ka të drejtë ndërmjetësimi askush, përveç atij që e ka lejuar i Gjithëfuqishmi.
19:87. askush nuk do të mund të ndërhyjë, përveç atij që ka marrë lejen dhe premtimin e të Gjithëmëshirshmit.
19:87. LA JEMLIKUNE ESH-SHEFA’ATE ‘ILLA MENI ETTEHADHE ‘INDE ER-REHMANI ‘AHDEN
C 19:88. Ata thanë: "I Gjithëfuqishmi ka fëmijë".
19:88. Ata thonë: “I Gjithëmëshirshmi ka një bir”.
19:88. WE KALU ETTEHADHE ER-REHMANU WELEDEN
C 19:89. Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar.
19:89. Keni thënë diçka vërtet të tmerrshme!
19:89. LEKAD XHI’TUM SHEJ’EN ‘IDDAN
C 19:90. Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodrat nga ajo (fjalë).
19:90. Qiejt gati sa nuk copëtohen prej kësaj; Toka gati sa s’çahet e malet sa s’rrëzohen të thërrmuar,
19:90. TEKADU ES-SEMAWATU JETEFETTERNE MINHU WE TENSHEKKUL-’ERDU WE TEHIRRUL-XHIBALU HEDDEN
C 19:91. Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë.
19:91. ngaqë ata i veshin një bir të Gjithëmëshirshmit.
19:91. ‘EN DE’AW LILRREHMENI WELEDEN
C 19:92. E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë.
19:92. Kurrë nuk i shkon (madhërisë së) të Gjithëmëshirshmit të ketë një bir.
19:92. WE MA JENBEGI LILRREHMENI ‘EN JETTEHIDHE WELEDEN