Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 19:76. E All-llahu u shton besimin atyre që u udhëzuan, e veprat e mira të përjetshme janë shpërblim më i dobishëm te Zoti yt, dhe përfundim më i mirë.
19:76. Allahu ua shton udhëzimin atyre, që janë në rrugë të drejtë. Veprat e mira që mbesin, janë të shpërblyera më mirë te Zoti yt dhe kanë përfundim më të mirë.
19:76. WE JEZIDU ELLAHUL-LEDHINE EHTEDEW HUDEN WEL-BAKIJATU ES-SALIHATU HAJRUN ‘INDE RABBIKE THEWABEN WE HAJRUN MEREDDAN
C 19:77. A je i njoftuar për atë që mohoi argumentet Tona e tha: "Mua gjithqysh do të më jepet pasuri e fëmijë (në botën tjetër)?"
19:77. Vallë, a e ke parë atë që nuk beson në shenjat Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet (Ditën e Kiametit) edhe pasuria, edhe fëmijët”?!
19:77. ‘EFERE’EJTEL-LEDHI KEFERE BI’AJATINA WE KALE LE’UTEJENNE MALEN WE WELEDAN
C 19:78. A thua ka zbuluar fshehtësinë, a mos ka marrë prej All-llahut ndonjë premtim?
19:78. A mos ndoshta ai e di të padukshmen apo ka marrë ndonjë premtim nga i Gjithëmëshirshmi?
19:78. ‘ATTELE’AL-GAJBE ‘EM ETTEHADHE ‘INDE ER-REHMANI ‘AHDEN
C 19:79. Jo, nuk është ashtu, po Ne do të shënojmë atë që po e thotë ai, dhe do t'i vazhdojmë atij dënim pas dënimi.
19:79. Kurrsesi! Ne do ta shënojmë atë që flet dhe do t’ia zgjasim vuajtjen.
19:79. KELLA SENEKTUBU MA JEKULU WE NEMUDDU LEHU MINEL-’ADHABI MEDDEN
C 19:80. Dhe Ne e trashëgojmë atë (në pasuri e fëmijë) që thotë ai, e ai ka për të na ardhur i vetmuar.
19:80. Ne do t’ia marrim atij gjithçka për të cilat flet e ai te Ne do të vijë i vetëm.
19:80. WE NERITHUHU MA JEKULU WE JE’TINA FERDEN
C 19:81. Dhe ata në vend të All-llahut adhuruan zota të tjerë për t'u krenuar me ta.
19:81. Ata kanë marrë zota, në vend të Allahut, për t’i pasur ndihmës.
19:81. WE ETTEHADHU MIN DUNI ELLAHI ‘ALIHETEN LIJEKUNU LEHUM ‘IZZEN
C 19:82. Përkundrazi, ata (idhujt) do të tërhiqen prej adhurimit të atyre dhe do të bëhen armiq të tyre.
19:82. Por jo! Ata do ta mohojnë adhurimin e tyre dhe do të bëhen armiqtë e tyre.
19:82. KELLA SEJEKFURUNE BI’IBADETIHIM WE JEKUNUNE ‘ALEJHIM DIDDEN
C 19:83. A nuk e di ti se Ne i kemi lëshuar djajt kundër jobesimtarëve, e ata i nxisin pandërprerë në vepra të këqija.
19:83. A nuk e sheh se Ne i kemi dërguar djajtë te mohuesit, për t’i yshtur ata me forcë?
19:83. ‘ELEM TERE ‘ENNA ‘ERSELNA ESH-SHEJATINE ‘ALEL-KAFIRINE TE’UUZZUHUM ‘EZZEN
C 19:84. Pra, ti mos u ngut kundër tyre, se Ne vetëm jemi duke ua numëruar atyre (jetën në ditë, frymëmarrje etj.).
19:84. Andaj, mos kërko shkatërrimin e tyre të shpejtë, se, me të vërtetë, Ne ua numërojmë ditët e caktuara.
19:84. FELA TA’XHEL ‘ALEJHIM ‘INNEMA NA’UDDU LEHUM ‘ADDEN
C 19:85. Ditën kur do t'i tubojmë të devotshmit te i Gjithëmëshirshmi si mysafirë të ftuar.
19:85. Ditën, kur do t’i tubojmë besimtarët te i Gjithëmëshirshmi, si të ftuar
19:85. JEWME NEHSHURUL-MUTTEKINE ‘ILA ER-REHMANI WEFDEN
C 19:86. Ndërsa mëkatarëve u grahim në xhehennem të etshëm.
19:86. e do t’i shtyjmë të ligjtë në Xhehenem, si tufë e etur,
19:86. WE NESUKUL-MUXHRIMINE ‘ILA XHEHENNEME WIRDEN