Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:219. Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: "Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se ç'do të japin. Thuaj: "Tepricën"! Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq).
2:219. Të pyesin ty për verën dhe kumarin. Thuaju: “Ato sjellin dëme të mëdha (gjynahe), por edhe dobi për njerëzit. Megjithatë, dëmi i tyre është më i madh se dobia”. Të pyesin se çfarë duhet të japin si lëmoshë. Thuaju: “Tepricën!” Ja, kështu jua shpjegon Allahu shpalljet e Tij, që të mund të mendoni.
2:219. JES’ELUNEKE ‘ANIL-HAMRI WEL-MEJSIRI KUL FIHIMA ‘ITHMUN KEBIRUN WE MENAFI’U LILNNASI WE ‘ITHMUHUMA ‘EKBERU MIN NEF’IHIMA WE JES’ELUNEKE MADHA JUNFIKUNE KULIL-’AFWE KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUMUL-’AJATI LE’ALLEKUM TETEFEKKERUNE
C 2:220. (të mendoni) Për këtë botë dhe për botën tjetër. Dhe të pyesin ty për bonjakët. Thuaj: "Po t'i ndihmoni në punët e tyre është më mirë, e nëse i përzieni (pasurinë e tyre me tuajën), ata janë vëllezërit tuaj. All-llahu di të dallojë qëllimkeqin nga qëllimmirin. E sikur të dëshironte All-llahu do t'ju rëndojë. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti.
2:220. për këtë jetë dhe për jetën tjetër. Të pyesin ty për jetimët, thuaju: “T’u bëni mirë atyre është vepër e bukur. Nëse jetoni bashkë me ata, dijeni se janë vëllezërit tuaj. Allahu di ta dallojë keqbërësin prej mirëbërësit. Sikur të donte Allahu, do t’ju detyronte me punë të vështira. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
2:220. FI ED-DUNJA WEL-’AHIRETI WE JES’ELUNEKE ‘ANIL-JETAMA KUL ‘ISLAHUN LEHUM HAJRUN WE ‘IN TUHALITUHUM FE’IHWANUKUM WEL-LAHU JA’LEMUL-MUFSIDE MINEL-MUSLIHI WE LEW SHA’EL-LAHU LE’A’NETEKUM ‘INNALL-LLAHE ‘AZIZUN HEKIMUN
C 2:221. Mos u martoni me idhujtare deri që ato të besojnë (Zotin). Një robëreshë besimtare është më e vlefshme se një idhujtare, edhe nëse ajo (idhujtarja) ju mahnitë. Mos u martoni as me idhujtarë deri që ata të besojnë (Zotin). Një rob besimtar është më i vlefshëm se idhujtari edhe nëse ai ju mahnit. Ata ju ftojnë për në zjarr, e All-llahu me mëshirën e vet ju fton për në xhennet, për në shpëtim dhe u sqaron njerëzve argumentet e veta, ashtu që ata të përkujtojnë.
2:221. Mos u martoni me paganet, gjersa të bëhen besimtare. Skllavja besimtare është më e mirë se pagania, edhe nëse kjo e fundit mund t’ju pëlqejë. Mos i martoni myslimanet me paganë, gjersa ata të bëhen besimtarë. Skllavi besimtar është më i mirë se pagani, edhe nëse ky i fundit mund t’ju pëlqejë. Ata ju thërrasin në zjarr, kurse Allahu, me mirësinë e Tij, ju thërret në Xhenet e falje (të gjynaheve). Ai ua shpjegon njerëzve shpalljet e Veta, që të mendojnë ata.
2:221. WE LA TENKIHUL-MUSHRIKATI HETTA JU’UMINNE WE LE’EMETUN MU’UMINETUN HAJRUN MIN MUSHRIKETIN WE LEW ‘A’XHEBETKUM WE LA TUNKIHUL-MUSHRIKINE HETTA JU’UMINU WE LE’ABDUN MU’UMINUN HAJRUN MIN MUSHRIKIN WE LEW ‘A’XHEBEKUM ‘ULA’IKE JED’UNE ‘ILA EN-NARI WEL-LAHU JED’U ‘ILAL-XHENNETI WEL-MEGFIRETI BI’IDHNIHI WE JUBEJJINU ‘AJATIHI LILNNASI LE’ALLEHUM JETEDHEKKERUNE
C 2:222. Të pyesin ty për të menstruacionin (hajdin). Thuaj: "Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.
2:222. Të pyesin ty (Muhamed) për të përmuajshmet e femrave. Thuaju: “Ajo është gjendje e dëmshme.” Prandaj, gjatë kësaj kohe, mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. Pasi të pastrohen, atëherë afrohuni tek ato ashtu si ju ka urdhëruar Allahu. Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.
2:222. WE JES’ELUNEKE ‘ANIL-MEHIDI KUL HUWE ‘EDHEN FA’TEZILU EN-NISA’ FIL-MEHIDI WE LA TEKREBUHUNNE HETTA JETHURNE FE’IDHA TETEHHERNE FE’TUHUNNE MIN HEJTHU ‘EMEREKUMU ELLAHU ‘INNALL-LLAHE JUHIBBUT-TEWWABINE WE JUHIBBUL-MUTETEHHIRINE
C 2:223. Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por përgatitni për veten tuaj, dhe kini frikë All-llahun, e ta dini se fundi juaj është tek Ai, e besimtarëve jepu myzhde.
2:223. Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni. Por bëni diçka (të mirë) për veten tuaj (duke përmendur emrin e Allahut para kontaktit). Kijeni frikë Allahun dhe dijeni se do të takoheni me Atë. Jepu lajm të mirë besimtarëve (se do fitojnë Xhenetin).
2:223. NISA’UUKUM HERTHUN LEKUM FE’TU HERTHEKUM ‘ENNA SHI’TUM WE KADDIMU LI’NFUSIKUM WE ETTEKU ELLAHE WE A’LEMU ‘ENNEKUM MULAKUHU WE BESHSHIRIL-MU’UMININE
C 2:224. E mos e bëni All-llahun peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Te), kur doni të bëni vepra të mira, të silleni mirë dhe të bëni pajtim ndërmjet njerëzve. All-llahu i dëgjon të gjitha dhe i di.
2:224. Mos e bëni pengesë betimin në Allahun për kryerjen e veprave të mira, largimin prej të ligave dhe për pajtimin e njerëzve! Allahu i dëgjon dhe i di të gjitha.
2:224. WE LA TEXH’ALU ELLAHE ‘URDETEN LI’JMANIKUM ‘EN TEBERRU WE TETTEKU WE TUSLIHU BEJNE EN-NASI WEL-LAHU SEMI’UN ‘ALIMUN
C 2:225. All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por ju merr për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. All-llahu është i butë dhe falë shumë.
2:225. Allahu nuk ju dënon nëse betoheni pa qëllim, por ju dënon për atë që vendosni në zemrat tuaja. Allahu është Falës i madh e i Butë.
2:225. LA JU’UAHIDHUKUMU ELLAHU BIL-LEGWI FI ‘EJMANIKUM WE LEKIN JU’UAHIDHUKUM BIMA KESEBET KULUBUKUM WEL-LAHU GAFURUN HELIMUN
C 2:226. Ata që betohen se do të largohen prej grave të tyre (të mos bëjnë kontakt me to), afati i pritjes është katër muaj. Në qoftë se kthehen ata (heqin dorë nga betimi), s'ka dyshim, All-llahu bën falje dhe mëshiron.
2:226. Ata që betohen se nuk do t’u afrohen grave të veta, duhet të presin katër muaj; nëse pendohen nga betimi, ta dinë se Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:226. LILLEDHINE JU’ULUNE MIN NISA’IHIM TEREBBUSU ‘ERBE’ATI ‘ESH/HURIN FE’IN FA’U FE’INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 2:227. E në qoftë se ata kanë vendosur për shkurorëzim, All-llahu dëgjon (fjalët e tyre) i di (qëllimet e tyre).
2:227. E, nëse vendosin të ndahen, vërtet, Allahu dëgjon dhe di çdo gjë.
2:227. WE ‘IN ‘AZEMUT-TELAKA FE’INNALL-LLAHE SEMI’UN ‘ALIMUN
C 2:228. E ato gra që janë shkurorëzuar janë të obliguara të presin tre menstruacione. Nëse ato i besojnë All-llahut dhe ditës së fundit, atyre nuk u lejohet ta fshehin atë që All-llahu e krijoi në mitrat e tyre. E burrat e tyre kanë më shumë të drejta që gjatë asaj kohe, nëse duan pajtim, t'i rikthejnë ato. Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. All-llahu është i gjithëfuqishëm, i urtë.
2:228. Gratë e ndara duhet të presin tri cikle mujore dhe nuk është e lejueshme ta fshehin atë që ka krijuar Allahu në mitrën e tyre, nëse besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit. Burrat e tyre, nëse dëshirojnë mirësi dhe qetësi, kanë të drejtë t’i kthejnë gjatë këtij afati. Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë, ndonëse burrat kanë një shkallë (më shumë përgjegjësie) mbi ato. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
2:228. WEL-MUTELLEKATU JETEREBBESNE BI’ENFUSIHINNE THELATHETE KURU’IN WE LA JEHILLU LEHUNNE ‘EN JEKTUMNE MA HALEKAL-LAHU FI ‘ERHAMIHINNE ‘IN KUNNE JU’UMINNE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI WE BU’ULETUHUNNE ‘EHEKKU BIREDDIHINNE FI DHALIKE ‘IN ‘ERADU ‘ISLAHEN WE LEHUNNE MITHLUL-LEDHI ‘ALEJHINNE BIL-MA’RUFI WE LILRRIXHALI ‘ALEJHINNE DEREXHETUN WEL-LAHU ‘AZIZUN HEKIMUN
C 2:229. Lëshimi (pas të cilit mund të bëhet rikthimi) është dy herë, e (pastaj) ose jetë e njerëzishme (bashkëshortore) ose shkurorëzim me mirëkuptim. E juve (burrave) nuk u lejohet t'u merrni asnjë send nga ajo që u keni dhuruar (si niqah), vetëm nëse që të dy frikësoheni se nuk do të mund t'i ruani dispozitat e All-llahut (në bashkëshortësi). E nëse keni frikë se ata të dy nuk do të mund t'i ruajnë dispozitat e All-llahut, atëherë për atë, me çka ajo bën kompensim, për ata të dy nuk ka mëkate. Këto janë dispozita të All-llahut, pra mos i kundërshtoni, sepse kush i tejkalon dispozitat e All-llahut, pikërisht të tillët janë zullumqarët.
2:229. Ndarja mund të bëhet dy herë. Më pas, gruaja ose të mbahet me të mirë, ose të lejohet të ikë me të mirë. Burrave nuk u lejohet të marrin gjë nga ajo që iu kanë dhënë atyre, vetëm nëse të dyja palët frikësohen se nuk do t’i zbatojnë kufijtë e Allahut. Pra, nëse të dy frikësohen se nuk do të mund t’u përmbahen kufijve të Allahut, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit (për t’u ndarë nga ai). Këta janë kufijtë e Allahut, andaj mos i shkelni ata! Ata që shkelin kufijtë e Allahut, pikërisht ata janë keqbërësit.
2:229. ET-TELAKU MERRETANI FE’IMSAKUN BIMA’RUFIN ‘EW TESRIHUN BI’IHSANIN WE LA JEHILLU LEKUM ‘EN TE’HUDHU MIMMA ‘ATEJTUMUHUNNE SHEJ’EN ‘ILLA ‘EN JEHAFA ‘ELLA JUKIMA HUDUDEL-LAHI FE’IN HIFTUM ‘ELLA JUKIMA HUDUDEL-LAHI FELA XHUNAHE ‘ALEJHIMA FIMA EFTEDET BIHI TILKE HUDUDU ELLAHI FELA TA’TEDUHA WE MEN JETE’ADDE HUDUDEL-LAHI FE’ULA’IKE HUMU EDH-DHALIMUNE