U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
19:47.
Ai (Ibrahimi) tha: "Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus Zotin tim për të falur ty, pse ai (babai) ishte i kujdesshëm ndaj meje.
19:47.
Ibrahimi tha: “Shpëtimi qoftë mbi ty! Do t’i lutem Zotit tim që të të falë. Me të vërtetë, Ai është i mirë me mua.
19:47.
KALE SELAMUN ‘ALEJKE SE’ESTEGFIRU LEKE RABBI ‘INNEHU KANE BI HEFIJEN
C
19:48.
Unë po largohem prej jush dhe prej çka adhuroni ju pos All-llahut, e shpresoj se me adhurimin ndaj Zotit tim nuk do të jem i humbur!"
19:48.
Po largohem nga ju dhe nga gjithçka që ju adhuroni në vend të Allahut. Do t’i lutem Zotin tim, sepse jam i sigurt se nuk do të jem fatkeq me lutjet që ia bëj Zotit tim.”
19:48.
WE ‘A’TEZILUKUM WE MA TED’UNE MIN DUNI ELLAHI WE ‘ED’U RABBI ‘ASA ‘ELLA ‘EKUNE BIDU’A’I RABBI SHEKIJEN
C
19:49.
E pasi u largua prej tyre dhe prej çka adhuronin ata pos All-llahut, Ne i dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë pejgamberë.
19:49.
Dhe, kur u largua nga ata dhe nga idhujt që i adhuronin në vend të Allahut, Ne i dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë profetë.
19:49.
FELEMMA A’TEZELEHUM WE MA JA’BUDUNE MIN DUNI ELLAHI WEHEBNA LEHU ‘ISHAKA WE JA’KUBE WE KULLA XHE’ALNA NEBIJEN
C
19:50.
Dhe atyre (të gjithëve) u dhamë (të mira) nga mëshira Jonë, edhe i bëmë që të jenë të përmendur për të mirë (ndër njerëz).
19:50.
Ne u dhuruam atyre mëshirën Tonë dhe bëmë që ata të lavdërohen e të përmenden me nder.
19:50.
WE WEHEBNA LEHUM MIN REHMETINA WE XHE’ALNA LEHUM LISANE SIDKIN ‘ALIJEN
C
19:51.
Përmendju në Libër (tregimin për) Musain! Ai ishte i zgjedhur (prej Zotit) dhe ishte i dërguar, pejgamber.
19:51.
Trego në Libër edhe për Musain! Njëmend, Ai ishte i përzgjedhur, ishte i dërguar dhe profet.
19:51.
WE EDHKUR FIL-KITABI MUSA ‘INNEHU KANE MUHLESEN WE KANE RESULAN NEBIJÆN
C
19:52.
Dhe Ne e thirrëm nga ana e djathtë e kodrës Tur, e afruam për t'i folur (ta dëgjojë bisedën tonë).
19:52.
Ne e thirrëm atë nga ana e djathtë e malit Tur, duke e afruar në një bisedë të fshehtë
19:52.
WE NADEJNAHU MIN XHANIBIT-TURIL-’EJMENI WE KARREBNAHU NEXHIJEN
C
19:53.
Nga mëshira Jonë ia dhamë vëllain e tij Harunin, pejgamber.
19:53.
dhe, nga mëshira Jonë, i dhuruam të vëllanë, Harunin, si profet.
19:53.
WE WEHEBNA LEHU MIN REHMETINA ‘EHAHU HARUNE NEBIJEN
C
19:54.
Përkujtoju në këtë Libër Ismailin! Ai ka qenë shumë besnik në premtim (premtoi të bëhet kurban) dhe i dërguar, pejgamber.
19:54.
Trego në Libër për Ismailin! Vërtet, ai ishte i sinqertë në premtimet e veta, ishte i dërguar dhe profet.
19:54.
WE EDHKUR FIL-KITABI ‘ISMA’ILE ‘INNEHU KANE SADIKAL-WA’DI WE KANE RESULEN NEBIJAN
C
19:55.
Ai urdhëronte familjen e vet me faljen e namazit dhe me zeqatë, dhe ishte shumë i pranishëm te Zoti i tij.
19:55.
Ai e urdhëronte popullin e vet që të falte namazin e të jepte zeqatin dhe ishte i mirëpritur te Zoti i vet.
19:55.
WE KANE JE’MURU ‘EHLEHU BIS-SELETI WE EZ-ZEKATI WE KANE ‘INDE RABBIHI MERDIJÆN
C
19:56.
Përkujtoju në libër edhe Idrisin! Ai ishte shumë i drejtë dhe pejgamber.
19:56.
Trego në Libër për Idrizin! Ai ishte njeri i së vërtetës dhe profet.
19:56.
WE EDHKUR FIL-KITABI ‘IDRISE ‘INNEHU KANE SIDDIKEN NEBIJAN
C
19:57.
Ne e ngritëm atë në një vend të lartë (ia ngritëm lart famën).
19:57.
Ne e ngritëm atë në vend të lartë.
19:57.
WE REFA’NAHU MEKANEN ‘ALIJAN