Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 18:105. Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zoit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t'u japim kurrfarë vlere.
18:105. Këta janë ata, që nuk kanë besuar në shpalljet e Zotit të tyre dhe në takimin me Të. Punët e tyre do të fshihen, andaj Ne nuk do të vëmë kurrfarë peshe për ta (për veprat e tyre), në Ditën e Kiametit.
18:105. ‘ULE’IKEL-LEDHINE KEFERU BI’AJATI RABBIHIM WE LIKA’IHI FEHEBITET ‘A’MALUHUM FELA NUKIMU LEHUM JEWMEL-KIJAMETI WEZNEN
C 18:106. Këtë, ngase shpërblimi i tyre është xhehennemi, për shkak se nuk besuan dhe argumentet e Mia e të dërguarit e Mi i morën për tallje.
18:106. Shpërblimi i tyre do të jetë Xhehenemi për shkak të mohimit të tyre dhe për shkak se talleshin me shenjat e Mia dhe të dërguarit e Mi.
18:106. DHALIKE XHEZA’UUHUM XHEHENNEMU BIMA KEFERU WE ETTEHADHU ‘AJATI WE RUSULI HUZUEN
C 18:107. S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë xhennetet e Firdevsit.
18:107. Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të kenë për banesa kopshtet e Firdeusit,
18:107. ‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI KANET LEHUM XHENNATUL-FIRDEWSI NUZULEN
C 18:108. Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose t'u ndryshohet).
18:108. ku do të qëndrojnë përherë, duke mos dëshiruar asnjë ndryshim.
18:108. HALIDINE FIHA LA JEBGUNE ‘ANHA HIWELEN
C 18:109. Thuaj: "Sikur të ishte deti ngjyrë për t'i shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterej para se të përfundojnë fjalët e Zotit tim, e edhe sikur të sillnim shtesë edhe një si ai (deti)".
18:109. Thuaj: “Sikur deti të ishte bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim, sigurisht që ai do të shterej, para se të soseshin fjalët e Zotit tim, edhe sikur Ne të sillnim si ndihmë edhe një det tjetër si ai.”
18:109. KUL LEW KANEL-BEHRU MIDADEN LIKELIMATI RABBI LENEFIDEL-BEHRU KABLE ‘EN TENFEDE KELIMATU RABBI WE LEW XHI’NA BIMITHLIHI MEDEDAN
C 18:110. Thuaj: "Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë".
18:110. Thuaj: “Unë jam vetëm një vdekatar si ju, që më është shpallur se Zoti juaj është një Zot i Vetëm. Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!”
18:110. KUL ‘INNEMA ‘ENA BESHERUN MITHLUKUM JUHA ‘ILEJJE ‘ENNEMA ‘ILEHUKUM ‘ILEHUN WAHIDUN FEMEN KANE JERXHU LIKA’E RABBIHI FELJA’MEL ‘AMELEN SALIHAN WE LA JUSHRIK BI’IBADETI RABBIHI ‘EHEDÆN
C 19:1. Kaf, Ha, Ja, 'Ajn, Sad.
19:1. Kâf, Hâ, Jâ, Ajn, Sád.
19:1. KAF-HA-JA-’AJN-SAD
C 19:2. (Ky është) Përkujtim i mëshirës së Zotit tënd ndaj robit të vet Zekerijait,
19:2. Ky është rrëfim për mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të Tij - Zekerijas.
19:2. DHIKRU REHMETI RABBIKE ‘ABDEHU ZEKERIJA
C 19:3. Kur ai iu lut Zotit të vet me një zë të ulët, e
19:3. Kur ai e thirri Zotin e vet me lutje të fshehtë
19:3. ‘IDH NADA REBBEHU NIDA’EN HAFIJEN
C 19:4. Tha: "Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar".
19:4. (duke thënë): “O Zoti im! Eshtrat tashmë më janë dobësuar, koka më ndriçon nga thinjat dhe asnjëherë nuk kam mbetur i zhgënjyer nga lutja ime për Ty, o Zoti im!
19:4. KALE RABBI ‘INNI WEHENEL-’ADHMU MINNI WE ESHTE’ALE ER-RE’SU SHEJBEN WE LEM ‘EKUN BIDU’A’IKE RABBI SHEKIJAN
C 19:5. Unë ua kam frikën pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve, se do ta humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më fal nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë).
19:5. Unë u frikësohem (sjelljeve të) të afërmve të mi pas meje, ndërsa bashkëshortja ime është beronjë; andaj, më dhuro nga ana Jote një pasardhës,
19:5. WE ‘INNI HIFTUL-MEWALIJE MIN WERA’I WE KANETI EMRE’ETI ‘AKIREN FEHEB LI MIN LEDUNKE WELIJAN