Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 18:97. E ata as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin.
18:97. Kështu, ata (Jexhuxhët dhe Mexhuxhët) nuk mundën që ta kapërcenin pendën dhe as nuk mundën që të hapnin vrimë në të.
18:97. FEMA ESTA’U ‘EN JEDHHERUHU WE MA ESTETA’U LEHU NEKBEN
C 18:98. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt".
18:98. Ai tha: “Kjo është mëshirë nga Zoti im! Kur të vijë premtimi i Zotit tim, Ai do ta rrafshojë atë (pendën). Premtimi i Zotit tim është (gjithnjë) i vërtetë.
18:98. KALE HADHA REHMETUN MIN RABBI FE’IDHA XHA’E WA’DU RABBI XHE’ALEHU DEKKA’E WE KANE WA’DU RABBI HEKKEN
C 18:99. (Kur të vijë caktimi i Zotit, ose kur të dalin Jexhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e të gjithë ata i tubojmë.
18:99. Atë Ditë, Ne do të bëjmë, që të vërshojnë njëri mbi tjetrin si valët (e detit) dhe do t’i fryhet Surit e do t’i tubojmë, që të gjithë së bashku.
18:99. WE TEREKNA BA’DEHUM JEWME’IDHIN JEMUXHU FI BA’DIN WE NUFIHA FI ES-SURI FEXHEMA’NAHUM XHEM’EN
C 18:100. Atë ditë ua prezentojmë xhehennemin jobesimtarëve me një prezentim të hapët (trishtues).
18:100. Atë ditë do t’ua tregojmë haptazi Xhehenemin mohuesve,
18:100. WE ‘AREDNA XHEHENNEME JEWME’IDHIN LILKAFIRINE ‘ARDEN
C 18:101. Atyre që sytë i kishin të mbuluara ndaj argumenteve të Mia dhe që nuk mund të dëgjonin (fjalët e All-llahut).
18:101. të cilët i kishin sytë të mbuluar para këshillave të Mia dhe të cilët nuk mund të dëgjonin.
18:101. EL-LEDHINE KANET ‘A’JUNUHUM FI GITA’IN ‘AN DHIKRI WE KANU LA JESTETI’UNE SEM’EN
C 18:102. A mos menduan ata që nuk besuan se përkundër Meje mund të marrin zota (mbrojtës) robtë e Mi? Ne e kemi përgatitur për jobesimtarët xhehennemin vendpritje.
18:102. Vallë, a mendojnë mohuesit, se do të mund t’i zgjedhin robërit e Mi si mbrojtës, në vendin Tim?! Ne e kemi përgatitur Xhehenemin si vendbanim për mohuesit.
18:102. ‘EFEHESIBEL-LEDHINE KEFERU ‘EN JETTEHIDHU ‘IBADI MIN DUNI ‘EWLIJA’E ‘INNA ‘A’TEDNA XHEHENNEME LILKAFIRINE NUZULEN
C 18:103. Thuaj: "A t'ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?"
18:103. Thuaj: “A doni t’ju lajmëroj për ata që, më së shumti, humbasin nga punët e veta,
18:103. KUL HEL NUNEBBI’UKUM BIL-’EHSERINE ‘A’MALEN
C 18:104. Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë.
18:104. për ata, përpjekja e të cilëve ka qenë e kotë në jetën e kësaj bote, ndërkohë që mendonin se po bënin vepra të mira?”
18:104. EL-LEDHINE DELLE SA’JUHUM FIL-HEJETI ED-DUNJA WE HUM JEHSEBUNE ‘ENNEHUM JUHSINUNE SUN’AN
C 18:105. Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zoit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t'u japim kurrfarë vlere.
18:105. Këta janë ata, që nuk kanë besuar në shpalljet e Zotit të tyre dhe në takimin me Të. Punët e tyre do të fshihen, andaj Ne nuk do të vëmë kurrfarë peshe për ta (për veprat e tyre), në Ditën e Kiametit.
18:105. ‘ULE’IKEL-LEDHINE KEFERU BI’AJATI RABBIHIM WE LIKA’IHI FEHEBITET ‘A’MALUHUM FELA NUKIMU LEHUM JEWMEL-KIJAMETI WEZNEN
C 18:106. Këtë, ngase shpërblimi i tyre është xhehennemi, për shkak se nuk besuan dhe argumentet e Mia e të dërguarit e Mi i morën për tallje.
18:106. Shpërblimi i tyre do të jetë Xhehenemi për shkak të mohimit të tyre dhe për shkak se talleshin me shenjat e Mia dhe të dërguarit e Mi.
18:106. DHALIKE XHEZA’UUHUM XHEHENNEMU BIMA KEFERU WE ETTEHADHU ‘AJATI WE RUSULI HUZUEN
C 18:107. S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë xhennetet e Firdevsit.
18:107. Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të kenë për banesa kopshtet e Firdeusit,
18:107. ‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI KANET LEHUM XHENNATUL-FIRDEWSI NUZULEN