Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:210. Ata nuk janë duke pritur tjetër, por vetëm t'ju vijë All-llahu (urdhëri i All-llahut në ditën e gjykimit) nën hije të reve, (t'ju vijnë) engjëjt dhe çështja të jetë e kryer (kush për xhennet e kush për xhehennem). Vetëm te All-llahu është fundi i të gjitha çështjeve.
2:210. E ç’presin tjetër ata, që t’u vijë Allahu përmes hijeve të reve bashkë me engjëjt?! Atëherë merr fund puna! Tek Allahu kthehen të gjitha punët.
2:210. HEL JENDHURUNE ‘ILLA ‘EN JE’TIJEHUMU ELLAHU FI DHULELIN MINEL-GAMAMI WEL-MELA’IKETU WE KUDIJEL-’EMRU WE ‘ILA ELLAHI TURXHA’UL-’UMURU
C 2:211. Pyeti bijtë e Israilit, se sa argumente të qarta u kemi dhënë atyre (dhe nuk besuan). E kush e ndërron të mirën e All-llahut pasi që t'i ketë ardhur ajo, s'ka dyshim se ndëshkimi i All-llahut është i ashpër.
2:211. Pyeti bijtë e IzrElit: sa shenja të qarta u kemi dërguar Ne atyre? Ata që mohojnë të mirat e Allahut, pasi u janë dërguar, do të dënohen. Vërtet, Allahu është i rreptë në ndëshkim.
2:211. SEL BENI ‘ISRA’ILE KEM ‘ATEJNAHUM MIN ‘AJETIN BEJJINETIN WE MEN JUBEDDIL NI’METEL-LAHI MIN BA’DI MA XHA’ET/HU FE’INNALL-LLAHE SHEDIDUL-’IKABI
C 2:212. Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Po ata që u ruajtën (besimtarët) në ditën e kijametit. All-llahu i jep (shpërblim) pa masë atij që e do.
2:212. Ata që nuk besojnë, janë të joshur nga jeta e kësaj bote, prandaj tallen me besimtarët. Por njerëzit që i frikësohen Allahut, do të jenë mbi ata - në Ditën e Kiametit. Allahu begaton pa kufi kë të dojë.
2:212. ZUJJINE LILLEDHINE KEFERUL-HEJETU ED-DUNJA WE JESHARUNE MINEL-LEDHINE ‘AMENU WEL-LEDHINE ETTEKAW FEWKAHUM JEWMEL-KIJAMETI WEL-LAHU JERZUKU MEN JESHA’U BIGAJRI HISABIN
C 2:213. Njerëzit ishin një popull (të fesë së natyrshme islame) e (kur u përçanë) All-llahu dërgoi pejgamberët përgëzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte të sakta për të gjykuar në atë që u kundërshtuan ndërmjet veti. Në atë (libër) kundërshtuan vetëm ata që kishin libër (ithtarët e librit). E përpos atyre që iu kishte dhënë ai (libri) dhe u kishin ardhur argumente të qarta, nuk kundërshtoi kush në te (në librin), po edhe atë (kundërshtim e bënë), nga zilia ndërmjet tyre, mirëpo All-llahu me mëshirën e Tij i udhëzoi ata që besuan tek e vërteta e asaj për çka ishin kundërshtuar. All-llahu e vë në rrugë të drejtë atë që dëshiron.
2:213. Dikur, të gjithë njerëzit përbënin një bashkësi të vetme. Pastaj Allahu u dërgoi profetët me lajme të mira dhe paralajmërime. Bashkë me ata, Ai zbriti edhe Librin me të vërtetën, për t’i gjykuar njerëzit në çështjet për të cilat nuk pajtoheshin. Mirëpo, njerëzit u grindën midis tyre, pasi u erdhën shenjat e qarta, nga zilia që kishin për njëri-tjetrin. Atëherë, me vullnetin e Vet, Allahu i udhëzoi besimtarët që ta kuptonin të vërtetën, lidhur me çështjet për të cilat të tjerët nuk pajtoheshin. Allahu shpie në udhë të drejtë kë të dojë.
2:213. KANE EN-NASU ‘UMMETEN WAHIDETEN FEBE’ATHEL-LAHU EN-NEBIJINE MUBESHSHIRINE WE MUNDHIRINE WE ‘ENZELE ME’AHUMUL-KITABE BIL-HEKKI LIJEHKUME BEJNE EN-NASI FIMA EHTELEFU FIHI WE MA EHTELEFE FIHI ‘ILLAL-LEDHINE ‘UTUHU MIN BA’DI MA XHA’ET/HUMUL-BEJJINATU BEGJEN BEJNEHUM FEHEDALLAHUL-LEDHINE ‘AMENU LIMA EHTELEFU FIHI MINEL-HEKKI BI’IDHNIHI WEL-LAHU JEHDI MEN JESHA’U ‘ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 2:214. Po ju menduat se do të hyni në xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: "Kur do të jetë ndihma e All-llahut"?! Ja (u erdhi ndihma) vërtet ndihma e All-llahut është afër"!
2:214. Vërtet mendoni të hyni në Xhenet, pa provuar atë që kanë provuar të tjerët para jush? Ata i goditi mjerimi dhe sëmundjet dhe, aq shumë u tronditën, saqë çdo i dërguar dhe ndjekësit e tij, thirrën: “Kur do të arrijë ndihma e Allahut?!” Ja, ndihma e Allahut është afër!
2:214. ‘EM HESIBTUM ‘EN TEDHULUL-XHENNETE WE LEMMA JE’TIKUM METHELUL-LEDHINE HALEW MIN KABLIKUM MESSET/HUMUL-BE’SA’U WE ED-DERRA’U WE ZULZILU HETTA JEKULE ER-RESULU WEL-LEDHINE ‘AMENU ME’AHU META NESRU ELLAHI ‘ELA ‘INNE NESREL-LAHI KARIBUN
C 2:215. Të pyesin se ç'do të japin. Thuaj: "Atë që jepni prej pasurisë jepni për prindërit, jepni për të afërmit, për bonjakët, për të varfërit, për kurbetçinjtë. E çdo të mirë që punoni, s'ka dyshim se All-llahu e di.
2:215. Të pyesin ty çfarë të japin si lëmoshë. Thuaju: “Çfarëdo bamirësie që bëni, ajo le t’u takojë prindërve, farefisit, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve. Çfarëdo të mire që bëni, Allahu e di atë”.
2:215. JES’ELUNEKE MADHA JUNFIKUNE KUL MA ‘ENFEKTUM MIN HAJRIN FELILWALIDEJNI WEL-’EKREBINE WEL-JETAMA WEL-MESAKINI WE EBNI ES-SEBILI WE MA TEF’ALU MIN HAJRIN FE’INNALL-LLAHE BIHI ‘ALIMUN
C 2:216. Juve u është bërë obligim lufta, ndonëse ju e urreni atë. Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.
2:216. Lufta është bërë detyrim për ju, ndonëse e urreni. Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini.
2:216. KUTIBE ‘ALEJKUMUL-KITALU WE HUWE KURHUN LEKUM WE ‘ASA ‘EN TEKREHU SHEJ’EN WE HUWE HAJRUN LEKUM WE ‘ASA ‘EN TUHIBBU SHEJ’AN WE HUWE SHERRUN LEKUM WEL-LAHU JA’LEMU WE ‘ENTUM LA TA’LEMUNE
C 2:217. Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë, thuaj: "Lufta në të është e madhe (mëkat i madh), por pengimi nga rruga e All-llahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga xhamia e shenjtë (Qabja) dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë mëkate edhe më të mëdha tek All-llahu. E provokimi (kundër muslimanëve) është edhe më i madh se mbytja. Ata do t'ju luftojnë juve vazhdimisht për t'ju zbrapsur, nëse munden, nga feja juaj. E kush zbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si pabesimtar, ata i kanë zhdukur veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Të tillët janë banorë të zjarrit dhe në te do të qëndrojnë përjetshëm.
2:217. Të pyesin ty për muajin e shenjtë, për luftën në të. Thuaju: “Luftimi në atë kohë është gjynah i madh, por pengimi i njerëzve prej udhës së Allahut, mohimi i Tij, pengimi i njerëzve nga vizita e Xhamisë së Shenjtë dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë gjynah më i madh tek Allahu. Kurse adhurimi i idhujve është gjynah më i madh se vrasja.” Ata vazhdimisht do të luftojnë kundër jush, që të mund t’ju kthejnë nga besimi juaj. Ata që e mohojnë fenë dhe vdesin si mohues, - veprat e tyre (të mira) do të humbasin në këtë botë dhe në tjetrën. Ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:217. JES’ELUNEKE ‘ANI ESH-SHEHRIL-HERAMI KITALIN FIHI KUL KITALUN FIHI KEBIRUN WE SEDDUN ‘AN SEBILI ELLAHI WE KUFRUN BIHI WEL-MESXHIDIL-HERAMI WE ‘IHRAXHU ‘EHLIHI MINHU ‘EKBERU ‘INDEL-LAHI WEL-FITNETU ‘EKBERU MINEL-KATLI WE LA JEZALUNE JUKATILUNEKUM HETTA JERUDDUKUM ‘AN DINIKUM ‘INI ESTETA’U WE MEN JERTEDID MINKUM ‘AN DINIHI FEJEMUT WE HUWE KAFIRUN FE’ULA’IKE HEBITET ‘A’MALUHUM FI ED-DUNJA WEL-’AHIRETI WE ‘ULA’IKE ‘ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C 2:218. Ata të cilët besuan, ata që u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e All-llahut, ata meritojnë të shpresojnë në mëshirën e Tij. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
2:218. Vërtet, ata që besuan dhe ata që mërguan e luftuan në rrugë të Allahut, pikërisht ata shpresojnë në mëshirën e Allahut. Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:218. ‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WEL-LEDHINE HAXHERU WE XHAHEDU FI SEBILI ELLAHI ‘ULA’IKE JERXHUNE REHMETEL-LAHI WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C 2:219. Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: "Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se ç'do të japin. Thuaj: "Tepricën"! Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq).
2:219. Të pyesin ty për verën dhe kumarin. Thuaju: “Ato sjellin dëme të mëdha (gjynahe), por edhe dobi për njerëzit. Megjithatë, dëmi i tyre është më i madh se dobia”. Të pyesin se çfarë duhet të japin si lëmoshë. Thuaju: “Tepricën!” Ja, kështu jua shpjegon Allahu shpalljet e Tij, që të mund të mendoni.
2:219. JES’ELUNEKE ‘ANIL-HAMRI WEL-MEJSIRI KUL FIHIMA ‘ITHMUN KEBIRUN WE MENAFI’U LILNNASI WE ‘ITHMUHUMA ‘EKBERU MIN NEF’IHIMA WE JES’ELUNEKE MADHA JUNFIKUNE KULIL-’AFWE KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUMUL-’AJATI LE’ALLEKUM TETEFEKKERUNE
C 2:220. (të mendoni) Për këtë botë dhe për botën tjetër. Dhe të pyesin ty për bonjakët. Thuaj: "Po t'i ndihmoni në punët e tyre është më mirë, e nëse i përzieni (pasurinë e tyre me tuajën), ata janë vëllezërit tuaj. All-llahu di të dallojë qëllimkeqin nga qëllimmirin. E sikur të dëshironte All-llahu do t'ju rëndojë. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti.
2:220. për këtë jetë dhe për jetën tjetër. Të pyesin ty për jetimët, thuaju: “T’u bëni mirë atyre është vepër e bukur. Nëse jetoni bashkë me ata, dijeni se janë vëllezërit tuaj. Allahu di ta dallojë keqbërësin prej mirëbërësit. Sikur të donte Allahu, do t’ju detyronte me punë të vështira. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
2:220. FI ED-DUNJA WEL-’AHIRETI WE JES’ELUNEKE ‘ANIL-JETAMA KUL ‘ISLAHUN LEHUM HAJRUN WE ‘IN TUHALITUHUM FE’IHWANUKUM WEL-LAHU JA’LEMUL-MUFSIDE MINEL-MUSLIHI WE LEW SHA’EL-LAHU LE’A’NETEKUM ‘INNALL-LLAHE ‘AZIZUN HEKIMUN