Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 18:74. Vazhduan të shkojnë deri kur takuan një djalë të ri, e ai (i dijshmi) e mbyti atë. (Musai) Tha: "A e mbyte njeriun e pastër, pa mbytur ai askë?! Vërtet ke bërë një pumë të shëmtuar!"
18:74. Dhe që të dy vazhduan të ecin, derisa takuan një djalosh, të cilin ai (Hidri) e vrau. Tha (Musai): “Përse vrave një njeri të pafajshëm që nuk ka vrarë askënd?! Vërtet që ke bërë një punë të tmerrshme”!
18:74. FANTELEKA HETTA ‘IDHA LEKIJA GULAMEN FEKATELEHU KALE ‘EKATELTE NEFSAN ZEKIJETEN BIGAJRI NEFSIN LEKAD XHI’TE SHEJ’ÆN NUKRÆN
C 18:75. Ai (i dijshmi) tha: "A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua?"
18:75. Ai u përgjigj: “A nuk të thashë se ti nuk mund të durosh me mua?”
18:75. KALE ‘ELEM ‘EKUL LEKE ‘INNEKE LEN TESTETI’A MA’IJE SEBREN
C 18:76. (Musai) Tha: "Nëse pas kësaj të pyes (të kundërshtoj) për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të shoqëroj. Tashmë ndaj meje ke arsyetim (të mos më shoqërosh)!"
18:76. (Musai) tha: “Nëse pas kësaj do të të pyes sërish për çfarëdo gjëje, atëherë mos më mbaj më në shoqërinë tënde! Tashmë ke arsye (të mjaftueshme) nga ana ime (për t’u ndarë prej meje)!”
18:76. KALE ‘IN SE’ELTUKE ‘AN SHEJ’IN BA’DEHA FELA TUSAHIBNI KAD BELEGTE MIN LEDUNNI ‘UDHREN
C 18:77. Vazhduan të shkojnë deri sa arritën te banorët e një qyteti që prej tyre kërkuan t'u japin ushqim, po ata nuk deshën t'i pranojnë si musafirë (e as t'i ushqejnë), e ata të dy gjetën aty një mur që gati po rrëzohej, e ai e drejtoi atë (murin). (Musai) Tha: "Sikur të kishe dashur do t'u merrje shpërblim për këtë!"
18:77. Dhe që të dy vazhduan të ecin, derisa arritën në një fshat dhe u kërkuan banorëve të tij, që t’u jepnin për të ngrënë, por ata nuk i pranuan mysafirë. Aty ndeshën një mur që ishte duke u rrëzuar dhe ai (Hidri) e drejtoi. (Musai) tha: “Sikur të kishe dashur ti, mund të kërkoje shpërblim për këtë.”
18:77. FANTELEKA HETTA ‘IDHA ‘ETEJA ‘EHLE KARJETIN ESTET’AMA ‘EHLEHA FE’EBEW ‘EN JUDEJJIFUHUMA FEWEXHEDA FIHA XHIDAREN JURIDU ‘EN JENKADDE FE’EKAMEHU KALE LEW SHI’TE LATTEHADHTE ‘ALEJHI ‘EXHRAN
C 18:78. Ai (i dijshmi) tha: "Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe mes teje, e unë do të tregoj për domethënien e asaj që nuk munde të keshë durim!"
18:78. Ai tha: “Kjo është ndarja ndërmjet meje dhe teje. Unë do t’i shpjegoj ty ato gjëra për të cilat nuk munde të durosh.
18:78. KALE HADHA FIRAKU BEJNI WE BEJNIKE SE’UNEBBI’UKE BITE’WILI MA LEM TESTETI’ ‘ALEJHI SEBREN
C 18:79. Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e do të varfërve që veprojnë në det, e unë desha ta bëj atë me të meta, ngase para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (të aftë - pa të meta).
18:79. Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve, që punonin në det. Unë desha ta dëmtoj, sepse prapa tyre gjendej një mbret i cili merrte me dhunë çdo anije të mirë.
18:79. ‘EMMA ES-SEFINETU FEKANET LIMESAKINE JA’MELUNE FIL-BEHRI FE’EREDTU ‘EN ‘A’IBEHA WE KANE WERA’EHUM MELIKUN JE’HUDHU KULLE SEFINETIN GASBEN
C 18:80. Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do t'i shpie ata të dy në humbje e në mosbesim.
18:80. Sa për djaloshin, prindërit e tij ishin besimtarë. Ne e dinim se (dashuria për të) do t’i çonte ata në të keqe dhe mohim,
18:80. WE ‘EMMAL-GULAMU FEKANE ‘EBEWAHU MU’UMINEJNI FEHASHINA ‘EN JURHIKAHUMA TUGJANEN WE KUFRAN
C 18:81. Deshëm që Zoti i tyre t'u japë në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt në respekt dhe në mëshirë (ndaj prindërve).
18:81. dhe dëshiruam që Zoti i tyre, në vend të atij t’u jepte një më të mirë, më të pastër dhe më të mëshirshëm.
18:81. FE’EREDNA ‘EN JUBDILEHUMA REBBUHUMA HAJREN MINHU ZEKATEN WE ‘EKREBE RUHMÆN
C 18:82. Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetima të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetima) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e punova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarimi i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim!
18:82. E, sa i përket murit, ai u takonte dy djelmoshave jetimë në qytet dhe, nën të gjendej një thesar i tyre. Babai i tyre kishte qenë njeri i mirë, prandaj Zoti yt dëshiroi që ata të arrinin moshën e pjekurisë e ta nxirrnin thesarin e tyre, si mëshirë nga Zoti yt. Unë këtë nuk e kam bërë sipas gjykimit tim. Ky është shpjegimi i asaj, për të cilën ti s’munde të duroje!
18:82. WE ‘EMMAL-XHIDARU FEKANE LIGULAMEJNI JETIMEJNI FIL-MEDINETI WE KANE TEHTEHU KENZUN LEHUMA WE KANE ‘EBUHUMA SALIHEN FE’ERADE REBBUKE ‘EN JEBLUGA ‘ESHUDDEHUMA WE JESTEHRIXHA KENZEHUMA REHMETEN MIN RABBIKE WE MA FE’ALTUHU ‘AN ‘EMRI DHALIKE TE’WILU MA LEM TESTI’ ‘ALEJHI SEBRAN
C 18:83. Të pyesin ty për Dhulkarnejnin, thuaju: "Do t'ju rrëfej për punën e tij me Kur'an (me shpallje)".
18:83. Ata (hebrenjtë) të pyesin ty (Muhamed) për Dhulkarnejnin, thuaj: “Unë do t’ju tregoj disa lajme për të.”
18:83. WE JES’ELUNEKE ‘AN DHIL-KARNEJNI KUL SE’ETLU ‘ALEJKUM MINHU DHIKREN
C 18:84. Ne i mundësuam atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për çdo send që të mund ta arrijë.
18:84. Ne i dhamë atij mundësi në Tokë dhe i dhamë mjete e rrugë për të arritur çdo gjë,
18:84. ‘INNA MEKKENNA LEHU FIL-’ERDI WE ‘ATEJNAHU MIN KULLI SHEJ’IN SEBEBEN