Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 18:64. Ai (Musai) tha: "Ai është (vendi) që ne po e kërkojmë!" Dhe u kthyen që të dy rrugës së tyre prej nga kishin ardhur.
18:64. (Musai) tha: “Kjo është ajo që po kërkojmë”. Andaj u kthyen nëpër gjurmët e veta,
18:64. KALE DHALIKE MA KUNNA NEBGI FARTEDDA ‘ALA ‘ATHARIHIMA KASESEN
C 18:65. Dhe e gjetën një nga robtë Tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga ana Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme nga Ne.
18:65. dhe gjetën një prej robërve Tanë, të cilit i patëm dhuruar mëshirë prej Nesh dhe i kishim mësuar nga ana Jonë dije.
18:65. FEWEXHEDA ‘ABDEN MIN ‘IBADINA ‘ATEJNAHU REHMETEN MIN ‘INDINA WE ‘ALLEMNAHU MIN LEDUNNA ‘ILMAN
C 18:66. Atij (Hidrit - njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: "A pranon të vijë me ty, që të më mësosh nga ajo që je i mësuar (i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?"
18:66. Musai i tha atij: “A mund të të pasoj ty, që të më mësosh edhe mua diçka prej diturisë së drejtë që të është dhënë ty?”
18:66. KALE LEHU MUSA HEL ‘ETTEBI’UKE ‘ALA ‘EN TU’ALLIMENI MIMMA ‘ULLIMTE RUSHDEN
C 18:67. Ai (Hidri) tha: "Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua!
18:67. Ai u përgjigj: “Ti nuk mund të durosh dot me mua!
18:67. KALE ‘INNEKE LEN TESTETI’A MA’IJE SEBREN
C 18:68. Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar?"
18:68. E si mund të durosh (pa pyetur) para diçkaje për të cilën nuk di asgjë”?
18:68. WE KEJFE TESBIRU ‘ALA MA LEM TUHIT BIHI HUBREN
C 18:69. (Musai) Tha: "Në dashtë All-llahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty për asgjë!"
18:69. (Musai) tha: “Do të më gjesh të durueshëm, në dashtë Allahu e nuk do të të kundërshtoj për asgjë.”
18:69. KALE SETEXHIDUNI ‘IN SHA’EL-LAHU SABIREN WE LA ‘A’SI LEKE ‘EMRAN
C 18:70. Ai i tha: "Nëse më shoqëron ti mua, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të tregoj për të".
18:70. (Hidri) i tha: “Nëse vjen pas meje, mos më pyet për asgjë, derisa të ta shpjegoj unë!”
18:70. KALE FE’INI ETTEBA’TENI FELA TES’ELNI ‘AN SHEJ’IN HETTA ‘UHDITHE LEKE MINHU DHIKREN
C 18:71. E ata të dy shkuan (duke ecur) deri kur hipën në anije, ai (i dishmi) e shqeu atë. Ai (Musai) tha: "A e shqeve që t'i fundosësh udhëtarët e saj, vërtet bëre një punë të hatashme?"
18:71. Dhe kështu, u nisën. Kur hipën në një anije, ai (Hidri) hapi një vrimë poshtë. (Musai) tha: “Mos vallë, e hape vrimën për t’i mbytur udhëtarët e saj? Me të vërtetë, ke bërë punë të shumë të keqe”.
18:71. FANTELEKA HETTA ‘IDHA REKIBA FI ES-SEFINETI HAREKAHA KALE ‘EHAREKTEHA LITUGRIKA ‘EHLEHA LEKAD XHI’TE SHEJ’EN ‘IMRAN
C 18:72. Tha: "A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?"
18:72. (Hidri) i tha: “A nuk të thashë se ti nuk mund të durosh me mua?”
18:72. KALE ‘ELEM ‘EKUL ‘INNEKE LEN TESTETI’A MA’IJE SEBREN
C 18:73. (Musai) Tha: "Mos më qorto përse harrova dhe mos më mundo me vështirësi në këtë shoqërim timin (lehtësoma punën)!"
18:73. Ai u përgjigj: “Mos më qorto për atë që harrova dhe mos më ngarko me vështirësi në punët e mia!”
18:73. KALE LA TU’UAHIDHNI BIMA NESITU WE LA TURHIKNI MIN ‘EMRI ‘USREN
C 18:74. Vazhduan të shkojnë deri kur takuan një djalë të ri, e ai (i dijshmi) e mbyti atë. (Musai) Tha: "A e mbyte njeriun e pastër, pa mbytur ai askë?! Vërtet ke bërë një pumë të shëmtuar!"
18:74. Dhe që të dy vazhduan të ecin, derisa takuan një djalosh, të cilin ai (Hidri) e vrau. Tha (Musai): “Përse vrave një njeri të pafajshëm që nuk ka vrarë askënd?! Vërtet që ke bërë një punë të tmerrshme”!
18:74. FANTELEKA HETTA ‘IDHA LEKIJA GULAMEN FEKATELEHU KALE ‘EKATELTE NEFSAN ZEKIJETEN BIGAJRI NEFSIN LEKAD XHI’TE SHEJ’ÆN NUKRÆN