Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 18:55. Pasi që t'u ketë ardhur udhëzimi, njerëzit nuk i pengoi tjetër të besojnë dhe të kërkojnë falje prej Zotit të tyre, vetëm se presin t'u vijë edhe atyre fatkeqësia e popujve të mëparshëm ose t'u vijë atyre dënimi ballë për ballë.
18:55. Çfarë i pengon njerëzit të besojnë, kur u vjen udhëzimi - dhe të kërkojnë falje nga Zoti i tyre?! Apo presin vetëm që të pësojnë fatin e popujve të parë ose që t’u vijë dënimi i hapët?!
18:55. WE MA MENE’A EN-NASE ‘EN JU’UMINU ‘IDH XHA’EHUMUL-HUDA WE JESTEGFIRU REBBEHUM ‘ILLA ‘EN TE’TIJEHUM SUNNETUL-’EWWELINE ‘EW JE’TIJEHUMUL-’ADHABU KUBULEN
C 18:56. Ne nuk i dërgojmë ndrushe të dërguarit pos vetëm si përgëzues e qortues. E, megjithatë, ata që nuk besuan polemizojnë me të pavërtetën në mënyrë që me të, ta mbizotërojnë të vërtetën, dhe argumentet e Mia dhe atë me çka u qortuan i marrin për tallje.
18:56. Ne i çojmë të dërguarit vetëm si përcjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues. Por mohuesit (e besimit) polemizojnë me argumente të rreme për ta dobësuar të Vërtetën, ndërsa shenjat dhe paralajmërimet e Mia i marrin për tallje.
18:56. WE MA NURSILUL-MURSELINE ‘ILLA MUBESHSHIRINE WE MUNDHIRINE WE JUXHADILUL-LEDHINE KEFERU BIL-BATILI LIJUDHIDU BIHIL-HEKKA WE ETTEHADHU ‘AJATI WE MA ‘UNDHIRU HUZUEN
C 18:57. Kush është më zullumqar se ai që është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e ua kthen shpinën atyre dhe harron atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë në mënyrë që të mos e kuptojnë atë (Kur'anin), kurse në veshët e tyre shurdhim, andaj edhe nëse i thërret ti ata në rrugë të drejtë, ata si të tillë nuk do të udhëzohen kurrë.
18:57. Kush është më i padrejtë se ai që, kur ia kujtojnë shpalljet e Zotit të vet, largohet nga ato dhe harron se ç’kanë bërë duart e tij më parë?! Ne kemi vënë perde në zemrat e tyre, që të mos e kuptojnë atë (Kuranin), dhe ua kemi rënduar veshët. Edhe sikur ti t’i thërrasësh ata në rrugën e drejtë, ata kurrë nuk do të udhëzohen.
18:57. WE MEN ‘EDHLEMU MIMMEN DHUKKIRE BI’AJATI RABBIHI FE’A’REDE ‘ANHA WE NESIJE MA KADDEMET JEDAHU ‘INNA XHE’ALNA ‘ALA KULUBIHIM ‘EKINNETEN ‘EN JEFKAHUHU WE FI ‘ADHANIHIM WEKREN WE ‘IN TED’UHUM ‘ILAL-HUDA FELEN JEHTEDU ‘IDHAN ‘EBEDÆN
C 18:58. Zoti yt është që falë shumë dhe bën mëshirë të madhe, sikur t'i ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do t'ua ngutte atyre tash dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të gjejnë ata strehim.
18:58. Por Zoti yt është Falësi plot mëshirë. Sikur t’i dënonte ata për çfarë kanë bërë, Ai do t’ua shpejtonte dënimin. Por ata i pret një çast i caktuar, nga i cili kurrë nuk do të shpëtojnë.
18:58. WE REBBUKEL-GAFURU DHU ER-REHMETI LEW JU’UAHIDHUHUM BIMA KESEBU LE’AXHXHELE LEHUMUL-’ADHABE BEL LEHUM MEW’IDUN LEN JEXHIDU MIN DUNIHI MEW’ILEN
C 18:59. Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta.
18:59. Ato qytete Ne i shkatërruam kur banorët e tyre bënë të këqija dhe, për shkatërrimin e tyre, Ne kishim caktuar një afat.
18:59. WE TILKEL-KURA ‘EHLEKNAHUM LEMMA DHELEMU WE XHE’ALNA LIMEHLIKIHIM MEW’IDEN
C 18:60. (përkujto) Kur Musai djaloshit që e shoqëronte i tha: "Nuk do të ndalem së ecuri deri ta arrij vendtakimin e dy deteve, ose do të udhëtoj një kohë të gjatë".
18:60. (Kujto) kur Musai i tha djaloshit që e shoqëronte: “Nuk do të pushoj së ecuri, derisa të arrij në vendin ku takohen dy detet, edhe nëse do të më duhet të udhëtoj për shumë kohë.”
18:60. WE ‘IDH KALE MUSA LIFETAHU LA ‘EBREHU HETTA ‘EBLUGA MEXHME’AL-BEHREJNI ‘EW ‘EMDIJE HUKUBEN
C 18:61. Kur arritën ata të dy vendtakimin e atyre deteve, e harruan peshkun e tyre, e ai (peshku) mori rrugën e vet si (strofull) në det.
18:61. Dhe, kur arritën në vendin, ku bashkoheshin dy detet, ata e harruan peshkun e tyre dhe ai rrëshqiti në det, duke e hapur atë si tunel.
18:61. FELEMMA BELEGA MEXHME’A BEJNIHIMA NESIJA HUTEHUMA FE ETTEHADHE SEBILEHU FIL-BEHRI SEREBEN
C 18:62. Pasi ata e kaluan atë vend, ai (Musai) i tha djaloshit: "Na jep sillën tonë (ushqimin), meqë nga ky udhëtim jemi lodhur".
18:62. Kur kaluan më tej, Musai i tha shoqëruesit të vet: “Na jep drekën tonë, sepse jemi lodhur nga ky udhëtimi ynë”.
18:62. FELEMMA XHAWEZA KALE LIFETAHU ‘ATINA GADA’ENA LEKAD LEKINA MIN SEFERINA HADHA NESEBEN
C 18:63. Ai (djaloshi - Jushaë bin Nun) tha: "A e sheh!? Kur u strehuam te shkëmbi, unë e harrova peshkun dhe përveç djallit nuk më bëri kush të harrojë që të ta përkujtoj ty atë, dhe ai në mënyrë të çuditshme mori rrugën e tij për në det!"
18:63. Ai u përgjigj: “Shiko! Kur ndaluam tek ai shkëmbi, unë e harrova peshkun. Vetëm djalli më bëri ta harroj e nuk ta thashë se peshku mori rrugën nga deti në mënyrë të habitshme!”
18:63. KALE ‘ERE’EJTE ‘IDH ‘EWEJNA ‘ILA ES-SEHRETI FE’INNI NESITUL-HUTE WE MA ‘ENSANIHU ‘ILLA ESH-SHEJTANU ‘EN ‘EDHKUREHU WE ETTEHADHE SEBILEHU FIL-BEHRI ‘AXHEBEN
C 18:64. Ai (Musai) tha: "Ai është (vendi) që ne po e kërkojmë!" Dhe u kthyen që të dy rrugës së tyre prej nga kishin ardhur.
18:64. (Musai) tha: “Kjo është ajo që po kërkojmë”. Andaj u kthyen nëpër gjurmët e veta,
18:64. KALE DHALIKE MA KUNNA NEBGI FARTEDDA ‘ALA ‘ATHARIHIMA KASESEN
C 18:65. Dhe e gjetën një nga robtë Tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga ana Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme nga Ne.
18:65. dhe gjetën një prej robërve Tanë, të cilit i patëm dhuruar mëshirë prej Nesh dhe i kishim mësuar nga ana Jonë dije.
18:65. FEWEXHEDA ‘ABDEN MIN ‘IBADINA ‘ATEJNAHU REHMETEN MIN ‘INDINA WE ‘ALLEMNAHU MIN LEDUNNA ‘ILMAN