U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
18:43.
E nuk pati krah (grup), pëveç All-llahut të vërtetë që t'i ndihmojë atij dhe nuk mundi ta pengojë.
18:43.
Kështu, ai nuk pati kurrfarë rrethi që ta ndihmonte kundër Allahut dhe as që ishte në gjendje të mbronte vetveten.
18:43.
WE LEM TEKUN LEHU FI’ETUN JENSURUNEHU MIN DUNI ELLAHI WE MA KANE MUNTESIREN
C
18:44.
Në atë vend ndihma është vetëm e All-llahut të vërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dhe te Ai është përfundimi më i mirë.
18:44.
Në një rast të tillë, mbrojtja vjen vetëm nga Allahu, i Vërteti. Ai është më i miri për të shpërblyer dhe jep përfundimin më të mirë.
18:44.
HUNALIKEL-WELAJETU LILLAHIL-HEKKI HUWE HAJRUN THEWABEN WE HAJRUN ‘UKBAN
C
18:45.
E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahu ka fuqi për çdo send.
18:45.
Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli; bimësia në tokë përzihet me të, por pastaj bëhet si bar i thatë të cilin e shpërndan era. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!
18:45.
WE EDRIB LEHUM METHELEL-HEJETI ED-DUNJA KEMA’IN ‘ENZELNAHU MINE ES-SEMA’I FAHTELETE BIHI NEBATUL-’ERDI FE’ESBEHE HESHIMAN TEDHRUHU ER-RIJAHU WE KANEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN MUKTEDIRÆN
C
18:46.
Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.
18:46.
Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote. Por veprat e mira që mbeten përherë, janë më të mira te Zoti yt sa i përket shpërblimit dhe, janë më të mira sa i përket shpresës (për shpëtim).
18:46.
EL-MALU WEL-BENUNE ZINETUL-HEJETI ED-DUNJA WEL-BAKIJATU ES-SALIHATU HAJRUN ‘INDE RABBIKE THEWABAN WE HAJRUN ‘EMELÆN
C
18:47.
(Përkujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) dhe Ne i tubojmë ata e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar.
18:47.
Ditën, kur Ne do t’i shkulim malet, do ta shohësh tokën të zhveshur dhe do t’i tubojmë të gjithë njerëzit, pa lënë askënd prapa.
18:47.
WE JEWME NUSEJJIRUL-XHIBALE WE TERAL-’ERDE BARIZETEN WE HESHERNAHUM FELEM NUGADIR MINHUM ‘EHEDEN
C
18:48.
Dhe ato do të prezentohen para Zotit tënd të rreshtuar (e u thuhet atyre): "Na erdhët ashtu, si ju krijuam juve herën e parë, por ju patët menduar se Ne nuk kemi caktuar për ju ringjallje".
18:48.
Ata do të sillen të radhitur para Zotit tënd (e do t’u thuhet): “Tashmë Na erdhët, ashtu siç ju krijuam herën e parë, ndonëse ju (o jobesimtarë) pretendonit se nuk do t’ju caktonim një takim (ringjalljen)”.
18:48.
WE ‘URIDU ‘ALA RABBIKE SEFFEN LEKAD XHI’TUMUNA KEMA HALEKNAKUM ‘EWWELE MERRETIN BEL ZE’AMTUM ‘ELLEN NEXH’ALE LEKUM MEW’IDAN
C
18:49.
Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: "Të mjerët ne, ç'është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?", dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt.
18:49.
Dhe Libri (i veprave të tyre) do t’u vihet përpara, e do t’i shohësh gjynahqarët se si do të tmerrohen nga ato që gjenden në të dhe do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër që nuk paska lënë asnjë vepër të madhe apo të vogël pa e shënuar atë”. Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë punuar. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.
18:49.
WE WUDI’AL-KITABU FETERAL-MUXHRIMINE MUSHFIKINE MIMMA FIHI WE JEKULUNE JA WEJLETENA MALI HADHAL-KITABI LA JUGADIRU SEGIRETEN WE LA KEBIRETEN ‘ILLA ‘EHSAHA WE WEXHEDU MA ‘AMILU HADIREN WE LA JEDHLIMU REBBUKE ‘EHEDAN
C
18:50.
(Përkujto) Kur u thamë engjëjve: "Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet". Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?" Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!
18:50.
Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit. Ai ishte një nga xhindet dhe nuk iu bind urdhrit të Zotit të vet. Atëherë, a do t’a merrnit atë dhe pasardhësit e tij për mbrojtës në vendin Tim, edhe pse ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar që është ky për keqbërësit!
18:50.
WE ‘IDH KULNA LILMELA’IKETI ESXHUDU LI’DEME FESEXHEDU ‘ILLA ‘IBLISE KANE MINEL-XHINNI FEFESEKA ‘AN ‘EMRI RABBIHI ‘EFETETTEHIDHUNEHU WE DHURRIJETEHU ‘EWLIJA’E MIN DUNI WE HUM LEKUM ‘ADUWUN BI’SE LILDHDHALIMINE BEDELEN
C
18:51.
Unë nuk ua prezentova krijimin e qiejve e të tokës atyre që po i adhuroni e as krijimin e vetë atyre, e as nuk mora ndihmëtarë të humburit.
18:51.
Unë nuk i bëra ata dëshmitarë të krijimit të qiejve dhe të Tokës e as të krijimit të vetë atyre; dhe, sigurisht që Unë nuk mund t’i marr si ndihmës ata, që çojnë të tjerët në humbje.
18:51.
MA ‘ESH/HEDTUHUM HALKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE LA HALKA ‘ENFUSIHIM WE MA KUNTU MUTTEHIDHEL-MUDILLINE ‘ADUDEN
C
18:52.
E ditën kur Ai thotë: "Thirrni ata, për të cilët menduat se janë bashkëpunëtorët e Mi!" I thërrasin, por ata nuk u përgjigjen (për ndihmë) atyre dhe ato lidhjet e tyre (në Dunja) Ne i zhdukim.
18:52.
Ditën, kur Ai do të thotë: “Thirrini ata që ju mendoni se janë shokët e Mi”, ata do t’i thërrasin, por nuk do të marrin përgjigje prej tyre dhe, Ne, do të vendosim ndërmjet tyre barrierë.
18:52.
WE JEWME JEKULU NADU SHUREKA’IJEL-LEDHINE ZE’AMTUM FEDE’AWHUM FELEM JESTEXHIBU LEHUM WE XHE’ALNA BEJNEHUM MEWBIKEN
C
18:53.
Kriminelët e shohin zjarrin dhe binden se do të hidhen në të, dhe se nuk gjejnë shtegdalje prej tij.
18:53.
Të ligjtë do të shohin zjarrin dhe do të binden, se me të vërtetë, do të bien në të dhe nuk do të gjejnë largim prej atij.
18:53.
WE RE’AL-MUXHRIMUNE EN-NARE FEDHENNU ‘ENNEHUM MUWAKI’UHA WE LEM JEXHIDU ‘ANHA MESRIFEN