Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 18:37. Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha - duke e polemizuar atë - "A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?"
18:37. Shoku i tij i tha, duke biseduar me të: “A e mohon ti Atë, i Cili të ka krijuar nga dheu, pastaj nga pika e farës dhe të bëri më në fund njeri të plotë?!
18:37. KALE LEHU SAHIBUHU WE HUWE JUHAWIRUHU ‘EKEFERTE BIEL-LEDHI HALEKAKE MIN TURABIN THUMME MIN NUTFETIN THUMME SEWWAKE REXHULEN
C 18:38. "Por për mua, Ai All-llahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk i bëj shok askë!"
18:38. Sa për mua, unë besoj se Allahu është Zoti im dhe Zotit tim unë nuk i shoqëroj askënd (në adhurim).
18:38. LEKINNA HUWEL-LAHU RABBI WE LA ‘USHRIKU BIREBBI ‘EHEDEN
C 18:39. E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: "Ma shEll llah, la kuvvete il-la bil-lah" - (All-llahu çka do, bëhet, s'ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët).
18:39. Do të ishte më mirë për ty sikur të kishe thënë, kur hyre në kopshtin tënd: “Kështu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi përveçse nëpërmjet Allahut.” Nëse ti sheh se unë kam më pak pasuri dhe pasardhës,
18:39. WE LEWLA ‘IDH DEHALTE XHENNETEKE KULTE MA SHA’EL-LAHU LA KUWETE ‘ILLA BILLAHI ‘IN TERENI ‘ENA ‘EKALLE MINKE MALEN WE WELEDAN
C 18:40. Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit t'i shkaktojë fatkeqësi nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur).
18:40. dije, Zoti im, mund të më japë diçka më të mirë se kopshti yt, ndërsa në kopshtin tënd mund të dërgojë një shkatërrim nga qielli e të gdhijë rrafsh pa asgjë,
18:40. FE’ASA RABBI ‘EN JU’UTIJENI HAJREN MIN XHENNETIKE WE JURSILE ‘ALEJHA HUSBANAN MINE ES-SEMA’I FETUSBIHE SA’IDÆN ZELEKÆN
C 18:41. Ose të gdhijë uji i saj i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!"
18:41. ose, të bëjë që uji i tij (kopshtit), të humbasë në thellësi e të mos mund ta gjesh kurrë më”.
18:41. ‘EW JUSBIHE MA’UUHA GAWREN FELEN TESTETI’A LEHU TELEBAN
C 18:42. Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e tij, e ai filloi të rrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: "O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim askë shok!"
18:42. Dhe pasuria e tij (e mohuesit) u shkatërrua, kurse ai i rrihte duart për gjithçka që kishte shpenzuar në të (pronën e vet) - e që tashmë ishte shkretuar nga rrënjët -, dhe thërriste: “Ah! Sikur të mos i kisha shoqëruar Zotit tim askënd!”
18:42. WE ‘UHITE BITHEMERIHI FE’ESBEHE JUKALLIBU KEFFEJHI ‘ALA MA ‘ENFEKA FIHA WE HIJE HAWIJETUN ‘ALA ‘URUSHIHA WE JEKULU JA LEJTENI LEM ‘USHRIK BIREBBI ‘EHEDEN
C 18:43. E nuk pati krah (grup), pëveç All-llahut të vërtetë që t'i ndihmojë atij dhe nuk mundi ta pengojë.
18:43. Kështu, ai nuk pati kurrfarë rrethi që ta ndihmonte kundër Allahut dhe as që ishte në gjendje të mbronte vetveten.
18:43. WE LEM TEKUN LEHU FI’ETUN JENSURUNEHU MIN DUNI ELLAHI WE MA KANE MUNTESIREN
C 18:44. Në atë vend ndihma është vetëm e All-llahut të vërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dhe te Ai është përfundimi më i mirë.
18:44. Në një rast të tillë, mbrojtja vjen vetëm nga Allahu, i Vërteti. Ai është më i miri për të shpërblyer dhe jep përfundimin më të mirë.
18:44. HUNALIKEL-WELAJETU LILLAHIL-HEKKI HUWE HAJRUN THEWABEN WE HAJRUN ‘UKBAN
C 18:45. E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahu ka fuqi për çdo send.
18:45. Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli; bimësia në tokë përzihet me të, por pastaj bëhet si bar i thatë të cilin e shpërndan era. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!
18:45. WE EDRIB LEHUM METHELEL-HEJETI ED-DUNJA KEMA’IN ‘ENZELNAHU MINE ES-SEMA’I FAHTELETE BIHI NEBATUL-’ERDI FE’ESBEHE HESHIMAN TEDHRUHU ER-RIJAHU WE KANEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN MUKTEDIRÆN
C 18:46. Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.
18:46. Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote. Por veprat e mira që mbeten përherë, janë më të mira te Zoti yt sa i përket shpërblimit dhe, janë më të mira sa i përket shpresës (për shpëtim).
18:46. EL-MALU WEL-BENUNE ZINETUL-HEJETI ED-DUNJA WEL-BAKIJATU ES-SALIHATU HAJRUN ‘INDE RABBIKE THEWABAN WE HAJRUN ‘EMELÆN
C 18:47. (Përkujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) dhe Ne i tubojmë ata e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar.
18:47. Ditën, kur Ne do t’i shkulim malet, do ta shohësh tokën të zhveshur dhe do t’i tubojmë të gjithë njerëzit, pa lënë askënd prapa.
18:47. WE JEWME NUSEJJIRUL-XHIBALE WE TERAL-’ERDE BARIZETEN WE HESHERNAHUM FELEM NUGADIR MINHUM ‘EHEDEN