U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
18:29.
E ti thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai".
18:29.
Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj. Kush të dojë, le të besojë e kush të dojë, le të mohojë” Ne kemi përgatitur për mohuesit keqbërës një zjarr, që do t’i rrethojë nga të gjitha anët (si çadra). Nëse do të kërkojnë ndihmë, do t’u jepet një ujë si xehja e shkrirë, që do t’ua përcëllojë fytyrat. Sa pije e tmerrshme është ajo e sa strehim i keq është ai (zjarri)!
18:29.
WE KULIL-HEKKU MIN RABBIKUM FEMEN SHA’E FELJU’UMIN WE MEN SHA’E FELJEKFUR ‘INNA ‘A’TEDNA LILDHDHALIMINE NAREN ‘EHATE BIHIM SURADIKUHA WE ‘IN JESTEGITHU JUGATHU BIMA’IN KALMUHLI JESHWIL-WUXHUHE BI’SE ESH-SHERABU WE SA’ET MURTEFEKAN
C
18:30.
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s'ka dyshim se Ne nuk i humbim shpërblimin atij që është bamirës.
18:30.
Sa për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, sigurisht që Ne nuk do t’ua humbim shpërblimin punëmirëve.
18:30.
‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI ‘INNA LA NUDI’U ‘EXHRE MEN ‘EHSENE ‘AMELEN
C
18:31.
Të tillët e kanë vendin në xhennetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekulleshëm është dhe sa vend i bukur është ai.
18:31.
Pikërisht atyre u përket Xheneti i Adnit, nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Ata do të stolisen atje me byzylykë ari dhe do të vishen me rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë dhe armaçi, duke ndenjur të mbështetur në shtretër të lartë. Sa shpërblim i mrekullueshëm dhe sa vendbanim i bukur!
18:31.
‘ULA’IKE LEHUM XHENNATU ‘ADNIN TEXHRI MIN TEHTIHIMUL-’ENHARU JUHELLEWNE FIHA MIN ‘ESAWIRE MIN DHEHEBIN WE JELBESUNE THIJABEN HUDRAN MIN SUNDUSIN WE ‘ISTEBREKIN MUTTEKI’INE FIHA ‘ALEL-’ERA’IKI NI’ME ETH-THEWABU WE HESUNET MURTEFEKÆN
C
18:32.
E ti sillu atyre (që kërkuan t'i largosh varfanjakët) si shembul dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre dujave bimë të tjera.
18:32.
Dhe jepu atyre si shembull ndodhinë e dy njerëzve. Njërit prej tyre Ne i kishim dhënë dy kopshte vreshtash, që i kishim rrethuar me hurma e midis tyre kishim bërë fusha drithi.
18:32.
WE EDRIB LEHUM METHELEN REXHULEJNI XHE’ALNA LI’HEDIHIMA XHENNETEJNI MIN ‘A’NABIN WE HEFEFNAHUMA BINEHLIN WE XHE’ALNA BEJNEHUMA ZER’AN
C
18:33.
Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të rrjedhë një lumë.
18:33.
Të dy kopshtet jepnin frutet e veta, pa u munguar asgjë dhe bëmë që midis tyre të rridhte një lumë.
18:33.
KILTAL-XHENNETEJNI ‘ATET ‘UKULEHA WE LEM TEDHLIM MINHU SHEJ’EN WE FEXHXHERNA HILALEHUMA NEHERAN
C
18:34.
Ai kishte edhe pasuri tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) i tha: - duke iu krenuar atij - "Unë kam pasuri më shumë se ti e, kam edhe krah më të fortë!"
18:34.
Ai pati prodhim të bollshëm dhe i tha shokut të vet, duke biseduar me të: “Unë kam më shumë pasuri se ti dhe kam rreth më të fortë!”
18:34.
WE KANE LEHU THEMERUN FEKALE LISAHIBIHI WE HUWE JUHAWIRUHU ‘ENA ‘EKTHERU MINKE MALEN WE ‘E’AZZU NEFERAN
C
18:35.
Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetes (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: "Unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë!"
18:35.
Pastaj hyri në kopshtin e vet dhe, duke qenë i padrejtë me vetveten, tha: “Unë nuk mendoj se kjo do të shkatërrohet ndonjëherë
18:35.
WE DEHALE XHENNETEHU WE HUWE DHALIMUN LINEFSIHI KALE MA ‘EDHUNNU ‘EN TEBIDE HEDHIHI ‘EBEDEN
C
18:36.
Dhe nuk besoj se do të ndodhë kijameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, pa dyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo".
18:36.
dhe nuk mendoj se do të arrijë ndonjëherë Ora (e Kiametit). Por, edhe nëse do të më kthejnë te Zoti im, sigurisht që do të gjej një vend më të mirë se ky (kopësht)”!
18:36.
WE MA ‘EDHUNNU ES-SA’ATE KA’IMETEN WE LE’IN RUDIDTU ‘ILA RABBI LE’EXHIDENNE HAJREN MINHA MUNKALEBAN
C
18:37.
Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha - duke e polemizuar atë - "A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?"
18:37.
Shoku i tij i tha, duke biseduar me të: “A e mohon ti Atë, i Cili të ka krijuar nga dheu, pastaj nga pika e farës dhe të bëri më në fund njeri të plotë?!
18:37.
KALE LEHU SAHIBUHU WE HUWE JUHAWIRUHU ‘EKEFERTE BIEL-LEDHI HALEKAKE MIN TURABIN THUMME MIN NUTFETIN THUMME SEWWAKE REXHULEN
C
18:38.
"Por për mua, Ai All-llahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk i bëj shok askë!"
18:38.
Sa për mua, unë besoj se Allahu është Zoti im dhe Zotit tim unë nuk i shoqëroj askënd (në adhurim).
18:38.
LEKINNA HUWEL-LAHU RABBI WE LA ‘USHRIKU BIREBBI ‘EHEDEN
C
18:39.
E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: "Ma shEll llah, la kuvvete il-la bil-lah" - (All-llahu çka do, bëhet, s'ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët).
18:39.
Do të ishte më mirë për ty sikur të kishe thënë, kur hyre në kopshtin tënd: “Kështu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi përveçse nëpërmjet Allahut.” Nëse ti sheh se unë kam më pak pasuri dhe pasardhës,
18:39.
WE LEWLA ‘IDH DEHALTE XHENNETEKE KULTE MA SHA’EL-LAHU LA KUWETE ‘ILLA BILLAHI ‘IN TERENI ‘ENA ‘EKALLE MINKE MALEN WE WELEDAN