U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
17:101.
Ne i patëm dhënë Musait nëntë argumente (mrekulli) të qarta. Pyeti pra ti (Muhammed) beni israilët (nëse duan të dëshmojnë) kur ai u ka ardhur atyre (Musai), e atij i pat thënë faraoni: "O Musa, unë mendoj ti je i magjepsur!"
17:101.
Në të vërtetë, Ne i dhamë Musait nëntë shenja të qarta. Pyeti bijtë e IzrElit, kur ai u erdhi të parëve të tyre dhe, kur Faraoni i tha atij: “O Musa, unë besoj se ti je i magjepsur”,
17:101.
WE LEKAD ‘ATEJNA MUSA TIS’A ‘AJATIN BEJJINATIN FAS’L BENI ‘ISRA’ILE ‘IDH XHA’EHUM FEKALE LEHU FIR’AWNU ‘INNI LE’EDHUNNUKE JAMUSA MESHUREN
C
17:102.
Ai (Musai) tha: "Po ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush tjetër pos Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme, e unë besoj, o faraon, se ti je i shkatërruar".
17:102.
(Musai) tha: “Tashmë ti e di se këto nuk i ka shpallur askush tjetër, përveç Zotit të qiellit dhe të Tokës, si prova të dukshme dhe Unë jam i bindur se ti je i dënuar në humbje”.
17:102.
KALE LEKAD ‘ALIMTE MA ‘ENZELE HA’UULA’ ‘ILLA REBBU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI BESA’IRE WE ‘INNI LE’EDHUNNUKE JA FIR’AWNU METHBUREN
C
17:103.
Ai (faraoni) deshi t'i dëbojë ata nga vendi (Egjipti), kurse Ne e përmbysëm atë dhe të gjithë ata që ishin me të së bashku.
17:103.
Ai (Faraoni) deshi t’i dëbonte nga vendi, por Ne e fundosëm bashkë me të gjithë ata, që ishin me të,
17:103.
FE’ERADE ‘EN JESTEFIZZEHUM MINEL-’ERDI FE’EGREKNAHU WE MEN ME’AHU XHEMI’EN
C
17:104.
Pas tij beni israilëve u thamë: "Rrini në vend, e kur të vijë koha e botës tjetër, Ne ju sjellim të gjithëve të përzier".
17:104.
dhe, pas kësaj, u thamë Bijve të IzrElit: “Vendosuni në këtë tokë. Kur të arrijë premtimi i Ditës së Kiametit, do t’ju sjellim të përzier”.
17:104.
WE KULNA MIN BA’DIHI LIBENI ‘ISRA’ILE ESKUNUL-’ERDE FE’IDHA XHA’E WA’DUL-’AHIRETI XHI’NA BIKUM LEFIFEN
C
17:105.
Ne me urtësi e zbritëm atë (Kur'anin) dhe me urtësi është zbritur. E ty nuk të dërguam tjetër vetëm se përgëzues dhe qortues.
17:105.
Ne e kemi shpallur Kuranin me të vërtetën dhe ai ka zbritur me të vërtetën. Ne të kemi dërguar ty (Muhamed) vetëm si përcjellës të lajmeve të mira dhe paralajmërues.
17:105.
WE BIL-HEKKI ‘ENZELNAHU WE BIL-HEKKI NEZELE WE MA ‘ERSELNAKE ‘ILLA MUBESHSHIREN WE NEDHIRAN
C
17:106.
Dhe (ta shpallëm) Kur'anin që Ne e ndamë pjesë - pjesë për t'ua lexuar njerëzve dalëngadalë dhe ashtu e shpallëm atë një pas një.
17:106.
Ky është një Kuran, që Ne e kemi ndarë pjesë-pjesë, që ti t’ua mësosh njerëzve pak nga pak, duke e shpallur atë kohë pas kohe.
17:106.
WE KUR’ANEN FEREKNAHU LITEKRE’EHU ‘ALA EN-NASI ‘ALA MUKTHIN WE NEZZELNAHU TENZILAN
C
17:107.
Thuaj: "I besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bëhet dëm), e atyre që u është dhënë dijeni (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet atyre, ata hedhen me fytyra (përdhe) duke i bërë sexhde".
17:107.
Thuaj: “Besoni në të (Kuranin) apo nuk besoni, ata që u është dhënë dijenia para (shpalljes së) tij, bien në sexhde me fytyrat përtokë, kur ai u lexohet,
17:107.
KUL ‘AMINU BIHI ‘EW LA TU’UMINU ‘INNEL-LEDHINE ‘UTUL-’ILME MIN KABLIHI ‘IDHA JUTLA ‘ALEJHIM JEHIRRUNE LIL’EDHKANI SUXHXHEDEN
C
17:108.
Dhe thonë: "I lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë është realizuar".
17:108.
dhe thonë: “Qoftë i lavdëruar Zoti ynë! Me të vërtetë, premtimi i Zotit është plotësuar!”
17:108.
WE JEKULUNE SUBHANE RABBINA ‘IN KANE WA’DU RABBINA LEMEF’ULEN
C
17:109.
Dhe duke qarë hidhen me fytyra (kur dëgjojnë Kur'anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj All-llahut).
17:109.
Ata bien me fytyrë përtokë, duke qarë dhe ai (leximi i Kuranit) ua rrit përuljen.
17:109.
WE JEHIRRUNE LIL’EDHKANI JEBKUNE WE JEZIDUHUM HUSHU’EN
C
17:110.
Thuaj: "Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit. E ti mos ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, po as mos e ul tepër në të, mes kësaj kërkoje një rrugë mesatare".
17:110.
Thuaj: “Thirrni Allahun ose thirrni të Gjithëmëshirshmin, me cilindo emër që ta thirrni ju Atë, Ai ka emrat më të bukur. Gjatë namazit, mos lexo (Kuran) me zë të lartë dhe as me zë tepër të ulët, por kërko një rrugë të mesme.”
17:110.
KUL ED’U ELLAHE ‘EW ED’U ER-REHMENE ‘EJJENEN MMA TED’U FELEHUL-’ESMA’UL-HUSNA WE LA TEXHHER BISELATIKE WE LA TUHAFIT BIHA WE EBTEGI BEJNE DHALIKE SEBILEN
C
17:111.
Dhe thuaj: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim, dhe sa i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon".
17:111.
Thuaj: “Çdo lavd e falënderim i përket Allahut, i Cili nuk ka bir, nuk ka ortak në pushtet dhe nuk është i pafuqishëm, që të ketë nevojë për ndihmës” dhe madhëroje Atë, duke ngritur lart madhështinë Tij!”
17:111.
WE KULIL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI LEM JETTEHIDH WELEDEN WE LEM JEKUN LEHU SHERIKUN FIL-MULKI WE LEM JEKUN LEHU WE LIJUN MINE EDH-DHULLI WE KEBBIRHU TEKBIRAN