Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 17:94. Po njerëzit nuk i pengoi tjetër që të besojnë, kur u erdhi atyre shpallja, vetëm se thoshin: "A thua All-llahu e dërgoi njeriun pejgamber?"
17:94. Njerëzit nuk i pengoi asgjë të besojnë, kur u erdhi shpallja, përveçse thënies: “A mos vallë, Allahu ka sjellë si të dërguar një njeri?”
17:94. WE MA MENE’A EN-NASE ‘EN JU’UMINU ‘IDH XHA’EHUMUL-HUDA ‘ILLA ‘EN KALU ‘EBE’ATHEL-LAHU BESHEREN RESULAN
C 17:95. Thuaj: "Sikur të kishte në tokë engjëj që ecin qetë (si njerëzit), Ne do t'u çonim atyre nga qielli engjëj pejgamberë!"
17:95. Thuaj: “Sikur në Tokë të kishte engjëj që ecnin qetësisht, Ne do t’u çonim atyre nga qielli një engjëll si të dërguar”.
17:95. KUL LEW KANE FIL-’ERDI MELA’IKETUN JEMSHUNE MUTME’INNINE LENEZZELNA ‘ALEJHIM MINE ES-SEMA’I MELEKEN RESULAN
C 17:96. Thuaj: "All-llahu më mjafton për dëshmitar mes meje dhe mes jush, Ai hollësisht i njeh dhe i sheh robtë e vet".
17:96. Thuaj: “Allahu mjafton për dëshmitar midis meje dhe jush. Vërtet, Ai i njeh dhe i sheh mirë robërit e Vet”.
17:96. KUL KEFA BILLAHI SHEHIDEN BEJNI WE BEJNEKUM ‘INNEHU KANE BI’IBADIHI HABIRAN BESIRÆN
C 17:97. Atë që All-llahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është udhëzuar, e atë që e lë të humbur, për ata nuk do të gjesh ndihmëtarë përveç Atij. Në ditën e kijametit Ne i tubojmë ata duke i tërhequr rrëshqanas me fytyra për dhé, të verbër, memecë, të shurdhët. Vendi i tyre është xhehennemi, sa herë që të pushojë flaka Ne ua shtojmë flakën e zjarrit.
17:97. Ai, që Allahu e udhëzon në rrugën e drejtë, është i udhëzuari; ndërsa për atë që Ai e çon në humbje, me siguri që nuk do të gjesh mbrojtës tjetër, përveç Atij. Ne do t’i tubojmë ata në Ditën e Kiametit, me fytyrat përtokë, të verbër, shurdhë e memecë. Vendbanimi i tyre është Xhehenemi. Kurdo, që të zbehet zjarri, Ne do t’ia shtojmë flakën.
17:97. WE MEN JEHDI ELLAHU FEHUWEL-MUHTEDI WE MEN JUDLIL FELEN TEXHIDE LEHUM ‘EWLIJA’E MIN DUNIHI WE NEHSHURUHUM JEWMEL-KIJAMETI ‘ALA WEXHUHIHIM ‘UMJEN WE BUKMAN WE SUMMÆN ME’WAHUM XHEHENNEMU KULLEMA HABET ZIDNAHUM SA’IRÆN
C 17:98. Ai (dënim) është meritë e tyre, ngase ata mohuan argumentet tona dhe thanë: "A pasi të bëhemi eshtra e pluhur do të ringjallemi krijesë e re?"
17:98. Ky është dënimi i tyre, ngase mohuan shenjat Tona dhe thanë: “A mos vallë, kur të bëhemi eshtra dhe pluhur, vërtet do të ngjallemi si krijesa të reja?!”
17:98. DHALIKE XHEZA’UUHUM BI’ENNEHUM KEFERU BI’AJATINA WE KALU ‘E’IDHA KUNNA ‘IDHAMEN WE RUFATAN ‘E’INNA LEMEB’UTHUNE HALKÆN XHEDIDÆN
C 17:99. A nuk e kuptuan ata se All-llahu që krijoi qiejt e tokën është i plotfuqishëm që të krijojë ashtu siç janë ata, dhe Ai u ka caktuar afatin (e vdekjes e të ringjalljes) në të cilin nuk ka dyshim, po zullumqarët nuk deshën tjetër, vetëm të refuzojnë.
17:99. A nuk e shohin ata, se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën, ka mundësi të krijojë të ngjashëm me ata dhe, se ua ka caktuar momentin e ringjalljes, për të cilën nuk ka dyshim? Por, jobesimtarët nuk pranojnë, ata vetëm mohojnë.
17:99. ‘EWELEM JEREW ‘ENNEL-LAHEL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE KADIRUN ‘ALA ‘EN JEHLUKA MITHLEHUM WE XHE’ALE LEHUM ‘EXHELEN LA REJBE FIHI FE’EBA EDH-DHALIMUNE ‘ILLA KUFURAN
C 17:100. Thuaj: "Sikur t'i kishit depot e begative të Zotit tim, nga frika se po shpenzohen, do të bëheni koprracë; njeriu është dorështrënguar".
17:100. Thuaj: “Sikur ju të zotëronit thesaret e mëshirës së Zotit tim, edhe atëherë ju do të rrudhnit dorën nga droja, se do të shpenzoheni. Njëmend, njeriu rëndom është koprrac”.
17:100. KUL LEW ‘ENTUM TEMLIKUNE HAZA’INE REHMETI RABBI ‘IDHEN LE’EMSEKTUM HASHJETEL-’INFAKI WE KANEL-’INSANU KATURAN
C 17:101. Ne i patëm dhënë Musait nëntë argumente (mrekulli) të qarta. Pyeti pra ti (Muhammed) beni israilët (nëse duan të dëshmojnë) kur ai u ka ardhur atyre (Musai), e atij i pat thënë faraoni: "O Musa, unë mendoj ti je i magjepsur!"
17:101. Në të vërtetë, Ne i dhamë Musait nëntë shenja të qarta. Pyeti bijtë e IzrElit, kur ai u erdhi të parëve të tyre dhe, kur Faraoni i tha atij: “O Musa, unë besoj se ti je i magjepsur”,
17:101. WE LEKAD ‘ATEJNA MUSA TIS’A ‘AJATIN BEJJINATIN FAS’L BENI ‘ISRA’ILE ‘IDH XHA’EHUM FEKALE LEHU FIR’AWNU ‘INNI LE’EDHUNNUKE JAMUSA MESHUREN
C 17:102. Ai (Musai) tha: "Po ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush tjetër pos Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme, e unë besoj, o faraon, se ti je i shkatërruar".
17:102. (Musai) tha: “Tashmë ti e di se këto nuk i ka shpallur askush tjetër, përveç Zotit të qiellit dhe të Tokës, si prova të dukshme dhe Unë jam i bindur se ti je i dënuar në humbje”.
17:102. KALE LEKAD ‘ALIMTE MA ‘ENZELE HA’UULA’ ‘ILLA REBBU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI BESA’IRE WE ‘INNI LE’EDHUNNUKE JA FIR’AWNU METHBUREN
C 17:103. Ai (faraoni) deshi t'i dëbojë ata nga vendi (Egjipti), kurse Ne e përmbysëm atë dhe të gjithë ata që ishin me të së bashku.
17:103. Ai (Faraoni) deshi t’i dëbonte nga vendi, por Ne e fundosëm bashkë me të gjithë ata, që ishin me të,
17:103. FE’ERADE ‘EN JESTEFIZZEHUM MINEL-’ERDI FE’EGREKNAHU WE MEN ME’AHU XHEMI’EN
C 17:104. Pas tij beni israilëve u thamë: "Rrini në vend, e kur të vijë koha e botës tjetër, Ne ju sjellim të gjithëve të përzier".
17:104. dhe, pas kësaj, u thamë Bijve të IzrElit: “Vendosuni në këtë tokë. Kur të arrijë premtimi i Ditës së Kiametit, do t’ju sjellim të përzier”.
17:104. WE KULNA MIN BA’DIHI LIBENI ‘ISRA’ILE ESKUNUL-’ERDE FE’IDHA XHA’E WA’DUL-’AHIRETI XHI’NA BIKUM LEFIFEN