Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 17:75. E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër nesh.
17:75. dhe atëherë, me të vërtetë, Ne do të bënim që të shijoje dënimin e dyfishtë në këtë botë dhe pas vdekjes; e atëherë, nuk do të gjeje askënd për ndihmës kundër Nesh.
17:75. ‘IDHEN LE’EDHEKNAKE DI’FEL-HEJATI WE DI’FEL-MEMATI THUMME LA TEXHIDU LEKE ‘ALEJNA NESIRÆN
C 17:76. Ata gati të shqetësuar në tokë (në Meke) për të përzënë prej saj, po atëherë edhe ata nuk do të mbeteshin pas teje (pas pak kohe do të shkatërroheshin).
17:76. Në të vërtetë, ata po përpiqen të të trembin që të të dëbojnë ty nga vendi, por atëherë, ata do të qëndronin vetëm pak kohë pas ikjes sate.
17:76. WE ‘IN KADU LEJESTEFIZZUNEKE MINEL-’ERDI LIJUHRIXHUKE MINHA WE ‘IDHEN LA JELBETHUNE HILAFEKE ‘ILLA KALILAN
C 17:77. Ky është ligji i Tij edhe me të dërguarit që i dërgoi para teje. E në ligjin Tonë ti nuk gjen ndryshim.
17:77. Ky ishte ligji Ynë, për të dërguarit e ardhur para teje, kështu që edhe ti nuk do të gjesh shmangie nga ligji Ynë.
17:77. SUNNETE MEN KAD ‘ERSELNA KABLEKE MIN RUSULINA WE LA TEXHIDU LISUNNETINA TEHWILEN
C 17:78. Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur.
17:78. Kryeje namazin prej kthimit të Diellit (nga gjysma e qiellit) deri në errësirën e natës dhe këndo Kuran në agim; me të vërtetë, falja e mëngjesit është e dëshmuar (nga engjëjt).
17:78. ‘EKIMI ES-SELETE LIDULUKI ESH-SHEMSI ‘ILA GASEKIL-LEJLI WE KUR’ANEL-FEXHRI ‘INNE KUR’ANEL-FEXHRI KANE MESH/HUDAN
C 17:79. Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kur'anin - namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrejë ty në një vend të lavdishëm.
17:79. Kaloje një pjesë të natës, si falje shtesë për ty (Muhamed)! Është e vërtetë se Zoti yt do të të vendosë ty në një vend të lavdëruar.
17:79. WE MINEL-LEJLI FETEHEXHXHED BIHI NAFILETEN LEKE ‘ASA ‘EN JEB’ATHEKE REBBUKE MEKAMEN MEHMUDAN
C 17:80. Dhe thuaj: "Zoti im, më shpjerr në një vend të mirë dhe më nxjerr në mënyrë të ndershme dhe nga ana Jote më dhuro fuqi ndihmuese".
17:80. Thuaj: “O Zoti im, më shpjer në një hyrje të kënaqur, më nxirr nga një dalje të kënaqur dhe më dhuro nga Ti fuqi, që do të më ndihmojë!”
17:80. WE KUL RABBI ‘EDHILNI MUDHALE SIDKIN WE ‘EHRIXHNI MUHREXHE SIDKIN WE EXH’AL LI MIN LEDUNKE SULTANEN NESIRAN
C 17:81. Dhe thuaj: "Erdhi e vërteta e u zhduk e kota". Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.
17:81. Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket”!
17:81. WE KUL XHA’EL-HEKKU WE ZEHEKAL-BATILU ‘INNEL-BATILE KANE ZEHUKEN
C 17:82. Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.
17:82. Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.
17:82. WE NUNEZZILU MINEL-KUR’ANI MA HUWE SHIFA’UN WE REHMETUN LILMU’UMININE WE LA JEZIDU EDH-DHALIMINE ‘ILLA HASAREN
C 17:83. E kur e begatojmë (me të mira) njeriun, ai prapësohet dhe largohet i mashtruar, e kur e godet e keqja, ai humb shpresën.
17:83. Kur Ne i dhurojmë mirësi njeriut, ai shmanget dhe tërhiqet (nga detyrimet e mirënjohjes ndaj Krijuesit); por, kur e godet e keqja, ai pikëllohet.
17:83. WE ‘IDHA ‘EN’AMNA ‘ALEL-’INSANI ‘A’REDE WE NE’A BIXHANIBIHI WE ‘IDHA MESSEHU ESH-SHERRU KANE JE’USEN
C 17:84. Thuaj: "Secili vepron sipas rrugës së vet, e Zoti juaj e di më së miri për atë që është në rrugë më të drejtë".
17:84. Thuaj: “Çdokush sillet sipas mënyrës së vet, por Zoti juaj e di më së miri, se kush është në rrugën më të drejtë”.
17:84. KUL KULLUN JA’MELU ‘ALA SHAKILETIHI FEREBBUKUM ‘A’LEMU BIMEN HUWE ‘EHDA SEBILEN
C 17:85. Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: "Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije".
17:85. Do të të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, ndërsa juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni”.
17:85. WE JES’ELUNEKE ‘ANI ER-RUHI KULI ER-RUHU MIN ‘EMRI RABBI WE MA ‘UTITUM MINEL-’ILMI ‘ILLA KALILEN