U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
17:67.
E kur ju kap juve paniku (frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni, u mbetet vetëm Ai (All-llahu), mirëpo pasi që Ai t'ju shpëtojë e të arrini në tokë, ia ktheni shpinën. Ashtu, njeriu është përbuzës.
17:67.
Kur juve ju godet fatkeqësia në det, ata që ju i adhuronit në vend të Atij, zhduken. Por, pasi Ai ju shpëton në tokë, ju i ktheni shpinën. Njeriu është mosmirënjohës.
17:67.
WE ‘IDHA MESSEKUMU ED-DURRU FIL-BEHRI DELLE MEN TED’UNE ‘ILLA ‘IJAHU FELEMMA NEXHXHAKUM ‘ILAL-BERRI ‘A’REDTUM WE KANEL-’INSANU KEFUREN
C
17:68.
A mos jeni të siguruar që nuk do tu shafitë në tokë ose nuk do t'ju lëshojë ndonjë shtrëngatë e ju nuk do të keni mbrojtës.
17:68.
Vallë, a jeni të sigurt, që Ai nuk do t’ju fundosë në tokë ose, që nuk do të dërgojë mbi ju stuhi me rërë, pa pasur mundësi që ju të gjeni dikë, që t’ju mbrojë?
17:68.
‘EFE’EMINTUM ‘EN JEHSIFE BIKUM XHANIBEL-BERRI ‘EW JURSILE ‘ALEJKUM HASIBEN THUMME LA TEXHIDU LEKUM WE KILAN
C
17:69.
A mos jeni të sigurt se Ai nuk do t'ju kthejë njëherë tjetër në det, e t'ju lëshojë ndonjë furtunë të erës, e për shkak të mosbesimit tuaj t'ju fundosë, e pastaj nuk do të gjeni kush do të hakmerrej kundër nesh për ju.
17:69.
Apo jeni të sigurt, që Ai nuk do t’ju kthejë ju përsëri (në det) e, që nuk do t’ju dërgojë furtunë e t’ju fundosë për shkak të mosbesimit tuaj, pa pasur mundësi që të gjeni dikë, që t’ju mbrojë nga Ne?
17:69.
‘EM ‘EMINTUM ‘EN JU’IDEKUM FIHI TARETEN ‘UHRA FEJURSILE ‘ALEJKUM KASIFEN MINE ER-RIHI FEJUGRIKAKUM BIMA KEFERTUM THUMME LA TEXHIDU LEKUM ‘ALEJNA BIHI TEBI’AN
C
17:70.
Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.
17:70.
Në të vërtetë, Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit: ua kemi bërë të mundur që të udhëtojnë në tokë dhe në det, u kemi dhënë ushqime të mira e të lejuara dhe i kemi ngritur lart mbi shumë prej atyre që kemi krijuar.
17:70.
WE LEKAD KERREMNA BENI ‘ADEME WE HEMELNAHUM FIL-BERRI WEL-BEHRI WE REZEKNAHUM MINET-TEJJIBATI WE FEDDELNAHUM ‘ALA KETHIRIN MIMMEN HALEKNA TEFDILEN
C
17:71.
(Përkujto) Ditën kur do ta thërrasim secilin njeri me prijësin (librin, pejgamberin, shënimet e veprave) e tyre. E atij që i jepet libri i tij nga e djathta e tij, të tillët i lexojnë shënimet e tyre (të mira), dhe nuk u bëhet e padrejtë asnjë fije.
17:71.
Ditën, kur Ne do t’i thërrasim të gjithë popujt me prijësin (të dërguarin) e vet, ata, që do t’u jepet libri në anën e djathtë, do ta lexojnë librin e vet dhe nuk do të pësojnë as padrejtësinë më të vogël.
17:71.
JEWME NED’U KULLE ‘UNASIN BI’IMAMIHIM FEMEN ‘UTIJE KITABEHU BIJEMINIHI FE’ULA’IKE JEKRE’UNE KITABEHUM WE LA JUDHLEMUNE FETILEN
C
17:72.
E kush ka qenë i verbër në këtë (botë), ai do të jetë edhe në botën tjetër i verbër dhe më i humburi i rrugës së drejtë.
17:72.
Ai, që në këtë botë ka qenë i verbër, do të jetë i verbër edhe në botën tjetër dhe më i humbur nga rruga e drejtë.
17:72.
WE MEN KANE FI HEDHIHI ‘A’MA FEHUWE FIL-’AHIRETI ‘A’MA WE ‘EDELLU SEBILEN
C
17:73.
Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik.
17:73.
Ata u përpoqën të të largonin ty (Muhamed) nga ai (Kuran), që të kemi shpallur Ne, me shpresë se ti, duke shpifur, do të Na vishje diçka tjetër përveç tij (Kuranit). Po ta bëje këtë, atëherë, ata do të të merrnin ty për mik.
17:73.
WE ‘IN KADU LEJEFTINUNEKE ‘ANIL-LEDHI ‘EWHEJNA ‘ILEJKE LITEFTERIJE ‘ALEJNA GAJREHU WE ‘IDHEN LATTEHADHUKE HALILAN
C
17:74.
Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta.
17:74.
Dhe sikur mos të të kishim forcuar Ne, gati do të kishe anuar pak nga ata,
17:74.
WE LEWLA ‘EN THEBBETNAKE LEKAD KIDTTE TERKENU ‘ILEJHIM SHEJ’EN KALILAN
C
17:75.
E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër nesh.
17:75.
dhe atëherë, me të vërtetë, Ne do të bënim që të shijoje dënimin e dyfishtë në këtë botë dhe pas vdekjes; e atëherë, nuk do të gjeje askënd për ndihmës kundër Nesh.
17:75.
‘IDHEN LE’EDHEKNAKE DI’FEL-HEJATI WE DI’FEL-MEMATI THUMME LA TEXHIDU LEKE ‘ALEJNA NESIRÆN
C
17:76.
Ata gati të shqetësuar në tokë (në Meke) për të përzënë prej saj, po atëherë edhe ata nuk do të mbeteshin pas teje (pas pak kohe do të shkatërroheshin).
17:76.
Në të vërtetë, ata po përpiqen të të trembin që të të dëbojnë ty nga vendi, por atëherë, ata do të qëndronin vetëm pak kohë pas ikjes sate.
17:76.
WE ‘IN KADU LEJESTEFIZZUNEKE MINEL-’ERDI LIJUHRIXHUKE MINHA WE ‘IDHEN LA JELBETHUNE HILAFEKE ‘ILLA KALILAN
C
17:77.
Ky është ligji i Tij edhe me të dërguarit që i dërgoi para teje. E në ligjin Tonë ti nuk gjen ndryshim.
17:77.
Ky ishte ligji Ynë, për të dërguarit e ardhur para teje, kështu që edhe ti nuk do të gjesh shmangie nga ligji Ynë.
17:77.
SUNNETE MEN KAD ‘ERSELNA KABLEKE MIN RUSULINA WE LA TEXHIDU LISUNNETINA TEHWILEN