U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
17:51.
Ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe! Ata do të thonë: "Kush do të na rikthejë neve në jetë?" Thuaj: "Ai që ju krijoi për të parën herë!" E ata do t'i tundin kokat e tyre nga ti e do të thonë: "Kur është ajo (ringjallja)?" Thuaj: "Ndoshta do të jetë afër!"
17:51.
ose çfarëdo krijese tjetër që është më e madhe sipas jush!” Ata do të thonë: “Kush do të na kthejë ne (në jetë?)” Thuaj: “Ai që ju ka krijuar herën e parë”. Ata do t’i tundin kokat nga ti e do të pyesin: “Kur do të bëhet ajo?” Ti thuaju: “Mund të vijë shpejt!
17:51.
‘EW HALKEN MIMMA JEKBURU FI SUDURIKUM FESEJEKULUNE MEN JU’IDUNA KULIL-LEDHI FETEREKUM ‘EWWELE MERRETIN FESEJUNGIDUNE ‘ILEJKE RU’USEHUM WE JEKULUNE META HUWE KUL ‘ASA ‘EN JEKUNE KARIBAN
C
17:52.
(ringjallja është) Atë ditë kur Ai ju thërret, kurse ju i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar Atë, e ju duket se nuk qëndruat (në Dunja) vetëm pak kohë.
17:52.
Ditën, kur Ai do t’ju thërrasë e ju do t’i përgjigjeni Atij duke e falënderuar dhe do të mendoni se në këtë jetë, nuk keni qëndruar veçse pak kohë.”
17:52.
JEWME JED’UKUM FETESTEXHIBUNE BIHEMDIHI WE TEDHUNNUNE ‘IN LEBITHTUM ‘ILLA KALILEN
C
17:53.
E ti robve të Mi thuaju: "Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut".
17:53.
Thuaju, robërve të Mi, që të flasin atë që është më e mira. Në të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa ndërmjet tyre. Vërtet, djalli është armik i hapët i njeriut.
17:53.
WE KUL LI’IBADI JEKULU ELLETI HIJE ‘EHSENU ‘INNE ESH-SHEJTANE JENZEGU BEJNEHUM ‘INNE ESH-SHEJTANE KANE LIL’INSANI ‘ADUWEN MUBINAN
C
17:54.
Zoti i juaj më së miri e di gjendjen tuaj, nëse Ai do, ju mëshiron dhe nëse Ai do, ju dënon, e ty (Muhammed) nuk të kemi dërguar roje të tyre (nuk ta besuam ty punën e tyre e t'i fusësh me dhunë në besim).
17:54.
Zoti juaj ju njeh më së miri. Nëse dëshiron, Ai do t’ju mëshirojë ose nëse dëshiron, Ai do t’ju dënojë. Ne nuk të kemi dërguar ty (Muhamed) roje dhe rregullues të punëve të tyre.
17:54.
REBBUKUM ‘A’LEMU BIKUM ‘IN JESHE’ JERHEMKUM ‘EW ‘IN JESHE’ JU’ADHDHIBKUM WE MA ‘ERSELNAKE ‘ALEJHIM WE KILEN
C
17:55.
Zoti yt e di më së miri gjendjen e atij që është në qiej e tokë. Ne kemi dalluar disa pejgamberë nga të tjerët, prandaj Davudit i kemi dhënë Zebur (shënime).
17:55.
Zoti yt i di më së miri ata që gjenden në qiej dhe në Tokë. Ne i kemi ngritur disa profetë mbi të tjerët dhe Daudit i kemi dhënë Zeburin.
17:55.
WE REBBUKE ‘A’LEMU BIMEN FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE LEKAD FEDDELNA BA’DE EN-NEBIJINE ‘ALA BA’DIN WE ‘ATEJNA DAWUDE ZEBUREN
C
17:56.
Thuaj: "Ftoni ata, të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund ta heqin prej jush mjerimin, as nuk mund ta mënjanojnë".
17:56.
Thuaj: “Thirrini ata që ju i hyjnizoni përveç Tij! Ata nuk mund t’jua largojnë të keqen e as nuk mund ta hedhin atë tjetërkund”.
17:56.
KULI ED’UL-LEDHINE ZE’AMTUM MIN DUNIHI FELA JEMLIKUNE KESHFE ED-DURRI ‘ANKUM WE LA TEHWILEN
C
17:57.
Të tillët (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t'iu ruajtur.
17:57.
Vetë ata që idhujtarët u luten, kërkojnë t’i afrohen Zotit të tyre, madje edhe më të afërtit, duke shpresuar mëshirën e Tij dhe duke iu frikësuar dënimit të Tij. Me të vërtetë, nga dënimi i Zotit tënd duhet të ruhet gjithkush.
17:57.
‘ULA’IKEL-LEDHINE JED’UNE JEBTEGUNE ‘ILA RABBIHIMUL-WESILETE ‘EJJUHUM ‘EKREBU WE JERXHUNE REHMETEHU WE JEHAFUNE ‘ADHABEHU ‘INNE ‘ADHABE RABBIKE KANE MEHDHUREN
C
17:58.
Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve) e që Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me një dënim të ashpër para ditës së kijametit. Kjo është theksuar në Libër (Lehvi Mahfudh).
17:58.
Dhe s’ka asnjë vend që Ne nuk do ta zhdukim para Ditës së Kiametit apo që nuk do ta ndëshkojmë me dënim të ashpër. Kjo gjë është shkruar në Libër.
17:58.
WE ‘IN MIN KARJETIN ‘ILLA NEHNU MUHLIKUHA KABLE JEWMIL-KIJAMETI ‘EW MU’ADHDHIBUHA ‘ADHABEN SHEDIDAN KANE DHALIKE FIL-KITABI MESTURÆN
C
17:59.
Neve nuk na pengoi asgjë që t'u sjellim argumente (mrekulli), pos asaj që ata të parët i përgënjeshtruan ato. Ne i dhamë Themudit deven (mrekulli) konkrete, e ata e mohuan atë. E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim.
17:59.
Neve nuk na pengon asgjë që të dërgojmë shenja, mirëpo ato i kanë përgënjeshtruar popujt e lashtë. Ne i dhamë fisit Themud devenë si shenjë të qartë, por ai u soll keq me atë. Ne dërgojmë shenja vetëm për t’i frikësuar njerëzit.
17:59.
WE MA MENE’ANA ‘EN NURSILE BIL-’AJATI ‘ILLA ‘EN KEDHDHEBE BIHAL-’EWWELUNE WE ‘ATEJNA THEMUDE EN-NAKATE MUBSIRETEN FEDHELEMU BIHA WE MA NURSILU BIL-’AJATI ‘ILLA TEHWIFEN
C
17:60.
Përkujto, kur Ne të thamë: "Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të gjithë njerëzit (e di që këta nuk besojnë edhe në ju sjellësh mrekulli). E atë pamjen tënde që ta treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur në Kur'an), nuk i bëmë për tjetër vetëm se sprovë për njerëz. Ne i frikësojmë ata (idhujtarët), po nuk u shton ai tjetër vetëm se rebelim të madh.
17:60.
(Kujto) kur Ne të thamë: “Me të vërtetë, Zoti yt, do të të mbrojë nga njerëzit”! Vizionin që ta treguam, e bëmë vetëm sprovë për njerëzit, ashtu si dhe pemën e mallkuar në Kuran. Dhe Ne i frikësojmë (paralajmërojmë) ata, por kjo vetëm u shton mohimin e madh.
17:60.
WE ‘IDH KULNA LEKE ‘INNE REBBEKE ‘EHATE BIN-NASI WE MA XHE’ALNA ER-RU’UJA ELLETI ‘EREJNAKE ‘ILLA FITNETEN LILNNASI WE ESH-SHEXHERETEL-MEL’UNETE FIL-KUR’ANI WE NUHAWWIFUHUM FEMA JEZIDUHUM ‘ILLA TUGJANEN KEBIRAN
C
17:61.
Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: "Bëni sexhde Ademit!" (në shenjë përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit. Ai tha: "A t'i bëj sexhde atij që e krijove nga balta?"
17:61.
Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata të gjithë iu përulën në sexhde, përveç Iblisit! Ai tha: “Si?! Unë t’i bëj sexhde atij që Ti e ke krijuar nga balta?!”
17:61.
WE ‘IDH KULNA LILMELA’IKETI ESXHUDU LI’DEME FESEXHEDU ‘ILLA ‘IBLISE KALE ‘E’ESXHUDU LIMEN HALEKTE TINEN