Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 16:126. Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni, pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë.
16:126. Nëse ndëshkoni, ndëshkoni aq sa jeni ndëshkuar, por, nëse duroni, kjo është më e mira (rrugë) për të durueshmit.
16:126. WE ‘IN ‘AKABTUM FA’AKIBU BIMITHLI MA ‘UKIBTUM BIHI WE LE’IN SEBERTUM LEHUWE HAJRUN LILSSABIRINE
C 16:127. Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e All-llahut. Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhitë që bëjnë ata!
16:127. Prandaj duro! Durimi yt është vetëm me ndihmën e Allahut. Dhe mos u pikëllo për ta e mos u ngushto për shkak të dredhive të tyre!
16:127. WE ESBIR WE MA SEBRUKE ‘ILLA BILLAHI WE LA TEHZEN ‘ALEJHIM WE LA TEKU FI DEJKIN MIMMA JEMKURUNE
C 16:128. S'ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.
16:128. Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë.
16:128. ‘INNALL-LLAHE ME’AL-LEDHINE ETTEKAW WEL-LEDHINE HUM MUHSINUNE
C 17:1. Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona.Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit), pamësi (i punëve të Muhammedit).
17:1. I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona. Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.
17:1. SUBHANEL-LEDHI ‘ESRA BI’ABDIHI LEJLEN MINEL-MESXHIDIL-HERAMI ‘ILAL-MESXHIDIL-’EKSAL-LEDHI BAREKNA HEWLEHU LINURIJEHU MIN ‘AJATINA ‘INNEHU HUWE ES-SEMI’UL-BESIRU
C 17:2. Edhe Musait Ne i kemi dhënë librin dhe atë (librin) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët që të mos marrin përveç Meje, ndonjë që ia besojnë çështjet.
17:2. Ne i dhamë Musait Librin dhe e bëmë atë udhërrëfyes për bijtë e IzrElit (duke u thënë): “Mos merrni mbrojtës tjetër, përveç Meje!
17:2. WE ‘ATEJNA MUSAL-KITABE WE XHE’ALNAHU HUDEN LIBENI ‘ISRA’ILE ‘ELLA TETTEHIDHU MIN DUNI WE KILEN
C 17:3. Pasardhës të atyre që i bartëm (i shpëtuam) së bashku me Nuhun (bëhuni mirënjohës!). Vërtet ai ishte rob shumë falënderues.
17:3. Ju jeni pasardhës të atyre që Ne i mbartëm me Nuhun! Ai ka qenë vërtet një rob mirënjohës.”
17:3. DHURRIJETE MEN HEMELNA ME’A NUHIN ‘INNEHU KANE ‘ABDEN SHEKURAN
C 17:4. Ne u kumtuam në libër beni israilëve: "Ju do të bëni shkatërrime dy herë në tokë dhe do të tejkaloni duke bërë zullum të madh".
17:4. Ne u shpallëm solemnisht në Libër bijve të IzrElit: “Ju do të bëni dy herë ngatërresa në tokë dhe do të tregoni mendjemadhësi të tepërt”.
17:4. WE KADEJNA ‘ILA BENI ‘ISRA’ILE FIL-KITABI LETUFSIDUNNE FIL-’ERDI MERRETEJNI WE LETA’LUNNE ‘ULUWEN KEBIRAN
C 17:5. Kur erdhi koha e premtimit të parë, Ne dërguam kundër jush njerëz Tanë, që ishin të fuqishëm e të ashpër (sulmues) dhe ata hulumtuan (rreth e përqark) përreth vendit (duke mos u frikësuar). E ai (ndëshkim) ishte vendim i prerë.
17:5. Kur erdhi koha e përmbushjes së profecisë për ngatërresën e parë, Ne dërguam kundër jush disa robër Tanët, luftëtarë të fuqishëm, të cilët shkelën në çdo cep të shtëpive tuaja. Kështu u krye premtimi.
17:5. FE’IDHA XHA’E WA’DU ‘ULAHUMA BE’ATHNA ‘ALEJKUM ‘IBADEN LENA ‘ULI BE’SIN SHEDIDIN FEXHASU HILALE ED-DIJARI WE KANE WA’DAN MEF’ULÆN
C 17:6. Pastaj, Ne ua kthyem juve mbisundimin kundër atyre, ju përforcuam me pasuri e me djem dhe ju shtuam më së shumti.
17:6. Pastaj jua kthyem juve sërish fitoren kundër tyre, ju ndihmuam me pasuri e djem dhe jua shtuam numrin e ushtarëve.
17:6. THUMME REDEDNA LEKUMUL-KERRETE ‘ALEJHIM WE ‘EMDEDNAKUM BI’EMWALIN WE BENINE WE XHE’ALNAKUM ‘EKTHERE NEFIREN
C 17:7. Nëse bëni mirë, bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes. E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t'ju shëmtojnë fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.
17:7. Nëse bëni mirësi, e keni bërë për veten tuaj. E, nëse bëni keq, ia keni bërë po vetes. Kur erdhi koha e përmbushjes së profecisë për ngatërresën e dytë, Ne i dërguam (armiqtë tuaj) për t’jua nxirë fytyrat tuaja dhe që të hyjnë në tempull, siç patën hyrë herën e parë dhe të shkatërrojnë plotësisht çdo gjë që pushtonin.
17:7. ‘IN ‘EHSENTUM ‘EHSENTUM LI’NFUSIKUM WE ‘IN ‘ESE’TUM FELEHA FE’IDHA XHA’E WA’DUL-’AHIRETI LIJESU’U WUXHUHEKUM WE LIJEDHULUL-MESXHIDE KEMA DEHALUHU ‘EWWELE MERRETIN WE LIJUTEBBIRU MA ‘ALEW TETBIREN
C 17:8. Zoti juaj do t'ju mëshirojë (nëse pendoheni), e nëse ju i ktheheni (të keqes), kthehemi (me ndëshkim) edhe Ne. E xhehennemin e kemi bërë burg për jobesimtarët.
17:8. Ndoshta, Zoti juaj, do t’ju mëshirojë, por, nëse ju ktheheni (në gjynahe), Ne do t’u kthehemi (ndëshkimeve ndaj jush). Dhe Xhehenemin e kemi bërë burg për mohuesit.
17:8. ‘ASA REBBUKUM ‘EN JERHEMEKUM WE ‘IN ‘UDTUM ‘UDNA WE XHE’ALNA XHEHENNEME LILKAFIRINE HESIREN