Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 16:93. Sikur të dëshironte All-llahu do t'ju bënte një popull (në një fe), por (sipas dijes së Vet) Ai e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon tjetrin që do, e patjetër do të përgjigjeni për atë që vepruat.
16:93. Sikur të kishte dashur Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm, por Ai shpie në humbje kë të dojë dhe udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë; e ju, gjithsesi, do të përgjigjeni për atë që keni bërë.
16:93. WE LEW SHA’EL-LAHU LEXHE’ALEKUM ‘UMMETEN WAHIDETEN WE LEKIN JUDILLU MEN JESHA’U WE JEHDI MEN JESHA’U WE LETUS’ELUNNE ‘AMMA KUNTUM TA’MELUNE
C 16:94. Mos i përdorni betimet tuaja për dredhi mes jush, e të rrëshqitni pas forcimit, e ta shijoni të keqen (e dredhisë) për shkak se penguat (të tjerët) nga rruga e All-llahut, e ju do të keni dënim të madh.
16:94. Mos i përdorni betimet tuaja për të mashtruar njëri-tjetrin, që të mos rrëshqisni jashtë rrugës së drejtë, pasi qetë mirëorientuar në të, që e keqja të mos ju prekë, meqë penguat nga rruga e Allahut dhe që të mos jetë fati juaj një ndëshkim i madh.
16:94. WE LA TETTEHIDHU ‘EJMANEKUM DEHALEN BEJNEKUM FETEZILLE KADEMUN BA’DE THUBUTIHA WE TEDHUKU ES-SU’E BIMA SEDEDTUM ‘AN SEBILI ELLAHI WE LEKUM ‘ADHABUN ‘ADHIMUN
C 16:95. Mos e shitni besën e dhënë All-llahut për një vlerë të paktë, pse atë që do ta keni te All-llahu është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
16:95. Mos e këmbeni besëlidhjen e Allahut me ndonjë vlerë të paktë. Ajo që është tek Allahu, është më e mirë për ju, nëse e dini.
16:95. WE LA TESHTERU BI’AHDI ELLAHI THEMENEN KALILAN ‘INNEMA ‘INDEL-LAHI HUWE HAJRUN LEKUM ‘IN KUNTUM TA’LEMUNE
C 16:96. Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme. E Ne do t'ua japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan.
16:96. Gjithçka që keni ju, është kalimtare, ndërsa ajo që ndodhet tek Allahu, është e përhershme. Vërtet, Ne do t’i shpërblejmë ata që kanë duruar sipas veprave më të mira që kanë bërë.
16:96. MA ‘INDEKUM JENFEDU WE MA ‘INDEL-LAHI BAKIN WE LENEXHZIJENNEL-LEDHINE SEBERU ‘EXHREHUM BI’EHSENI MA KANU JA’MELUNE
C 16:97. Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.
16:97. Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.
16:97. MEN ‘AMILE SALIHEN MIN DHEKERIN ‘EW ‘UNTHA WE HUWE MU’UMINUN FELENUHJIJENNEHU HEJATEN TEJJIBETEN WE LENEXHZIJENNEHUM ‘EXHREHUM BI’EHSENI MA KANU JA’MELUNE
C 16:98. Kur të lexosh Kur'anin, kërko mbrojtjen e All-llahut prej djallit të mallkuar.
16:98. Kur dëshiron të lexosh Kuranin, kërko mbrojtjen e Allahut kundër djallit të mallkuar,
16:98. FE’IDHA KARE’TEL-KUR’ANE FASTA’IDH BILLAHI MINE ESH-SHEJTANI ER-REXHIMI
C 16:99. Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.
16:99. sepse, në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre.
16:99. ‘INNEHU LEJSE LEHU SULTANUN ‘ALEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘ALA RABBIHIM JETEWEKKELUNE
C 16:100. Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që e përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.
16:100. Pushteti i djallit është vetëm mbi ata, që i binden atij dhe adhurojnë zota të tjerë veç Allahut.
16:100. ‘INNEMA SULTANUHU ‘ALEL-LEDHINE JETEWELLEWNEHU WEL-LEDHINE HUM BIHI MUSHRIKUNE
C 16:101. Kur një ajet e zëvendësojmë me një tjetër - e All-llahu di më së miri se çka shpall - ata thonë: "Ti (Muhammed) je vetëm trillues". Jo, por shumica e tyre nuk dinë.
16:101. Kur Ne zëvendësojmë një varg me një varg tjetër - e Allahu di më së miri se çfarë shpall –, ata thonë: “Ti je vetëm trillues!” Nuk është ashtu, por shumica e tyre nuk dinë.
16:101. WE ‘IDHA BEDDELNA ‘AJETEN MEKANE ‘AJETIN WEL-LAHU ‘A’LEMU BIMA JUNEZZILU KALU ‘INNEMA ‘ENTE MUFTERIN BEL ‘EKTHERUHUM LA JA’LEMUNE
C 16:102. Thuaj: "Atë (Kur'anin) e solli "Ruhul Kudus" - shpirti i shenjtë - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t'i përforcuar edhe më ata që besuan, dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për muslimanët.
16:102. Thuaj: “Atë (Kuranin) e ka zbritur Shpirti i Shenjtërisë nga Zoti yt me të vërtetën, për t’i forcuar ata që besojnë dhe për të qenë udhërrëfyes dhe lajm i mirë për ata që i dorëzohen Allahut”.
16:102. KUL NEZZELEHU RUHUL-KUDUSI MIN RABBIKE BIL-HEKKI LIJUTHEBBITEL-LEDHINE ‘AMENU WE HUDEN WE BUSHRA LILMUSLIMINE
C 16:103. Ne dimë shumë mirë se ata thonë: "Atë (Muhammedin) është kah e mëson një njeri!" Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është joarabe (e paqartë), e kjo (e Kur'anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë.
16:103. Ne e dimë mirë që ata thonë: “Atë e mëson një njeri”! Por ai për të cilin flasin, flet në gjuhën e të huajve, kurse ky (Kurani) është në gjuhën e qartë arabe.
16:103. WE LEKAD NA’LEMU ‘ENNEHUM JEKULUNE ‘INNEMA JU’ALLIMUHU BESHERUN LISANUL-LEDHI JULHIDUNE ‘ILEJHI ‘A’XHEMIJUN WE HEDHA LISANUN ‘AREBIJUN MUBINUN