Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 16:4. E krijoi njeriun nga një pikë (uji), kur qe, ai (njeriu) kundërshtar i hapët.
16:4. Ai e ka krijuar njeriun prej një pike fare, por ja që ky bëhet kundërshtar i hapët!
16:4. HALEKAL-’INSANE MIN NUTFETIN FE’IDHA HUWE HASIMUN MUBINUN
C 16:5. Edhe kafshët Ai i krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani.
16:5. Kafshët Ai i ka krijuar për ju. Nëpërmjet tyre ju siguroni rroba të ngrohta dhe dobi të tjera. Prej tyre ju ushqeheni
16:5. WEL-’EN’AME HALEKAHA LEKUM FIHA DIF’UN WE MENAFI’U WE MINHA TE’KULUNE
C 16:6. Në to (në kafshët) ju shihni hijeshi (idili) kur në mbrëmje ato i ktheni (nga kullosa) dhe kur në mëngjes i lëshoni (për në kullosë).
16:6. dhe shikoni pamje të bukura, kur i ktheni nga kullota dhe, kur i nxirrni në kullotë.
16:6. WE LEKUM FIHA XHEMALUN HINE TURIHUNE WE HINE TESREHUNE
C 16:7. Ato bartin barrën tuaj (të rëndë) në ndonjë vend (të largët) që ju do të arrinit atje me shumë vështirësi (me gjysmë shpirti). Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe shumë Mëshirues.
16:7. Ato mbajnë barrët tuaja deri në vende të largëta, tek të cilat ju do të arrinit me mundim të madh; me të vërtetë, Zoti juaj është i Butë dhe Mëshirëplotë.
16:7. WE TEHMILU ‘ETHKALEKUM ‘ILA BELEDIN LEM TEKUNU BALIGIHI ‘ILLA BISHIKKIL-’ENFUSI ‘INNE REBBEKUM LERE’UFUN REHIMUN
C 16:8. Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomarët, për t'ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon (për hipje) çka ju (tash) nuk dini.
16:8. (Ai ka krijuar) edhe kuajt, mushkat dhe gomerët, që ju t’i shaloni dhe t’i mbani për bukuri. Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini.
16:8. WEL-HAJLE WEL-BIGALE WEL-HEMIRE LITERKEBUHA WE ZINETEN WE JEHLUKU MA LA TA’LEMUNE
C 16:9. Udhëzimi për në rrugë të drejtë i takon All-llahut e ka edhe rrugë që është e shtrembër. Po sikur të kishte dëshiruar Ai, do t'u kishte udhëzuar që të gjithëve.
16:9. Allahut i takon që t’ju tregojë rrugën e drejtë, kur ka prej tyre edhe të shtrembra; sikur të donte Allahu, do t’i udhëzonte të gjithë.
16:9. WE ‘ALA ELLAHI KASDU ES-SEBILI WE MINHA XHA’IRUN WE LEW SHA’E LEHEDAKUM ‘EXHMA’INE
C 16:10. Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirë dhe prej tij të keni bimë që në to do t'i kullotni (bagëtinë).
16:10. Është Ai që zbret nga qielli shi, i cili ju siguron ujë për të pirë dhe bën që të rriten bimët, që shërbejnë si ushqim për kafshët.
16:10. HUWEL-LEDHI ‘ENZELE MINE ES-SEMA’I MA’EN LEKUM MINHU SHERABUN WE MINHU SHEXHERUN FIHI TUSIMUNE
C 16:11. Me atë (shiun) mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, rrushnajat dhe nga të gjitha frutat (e pemëve). Në këto (të mira) ka argumente për një popull që vështron.
16:11. Nëpërmjet tij (ujit) rriten të lashtat, ullinjtë, palmat, rrushi dhe fruta të llojllojshme. Këtu ka vërtet tregues (të fuqisë hyjnore) për njerëzit, që kuptojnë.
16:11. JUNBITU LEKUM BIHI EZ-ZER’A WE EZ-ZEJTUNE WE EN-NEHILE WEL-’A’NABE WE MIN KULLI ETH-THEMERATI ‘INNE FI DHALIKE LE’AJETEN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
C 16:12. Dhe për ju nënshtroi natën e ditën dhe diellin e hënën. Edhe yjet janë të nënshtruar me urdhrin e Tij. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.
16:12. Ai ka bërë që ju ta shfrytëzoni natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën. Edhe yjet janë vënë në shërbimin tuaj me urdhrin e Tij. Njëmend, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.
16:12. WE SEHHARE LEKUMUL-LEJLE WE EN-NEHARE WE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE WE EN-NUXHUMU MUSEHHARATUN BI’EMRIHI ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LIKAWMIN JA’KILUNE
C 16:13. Edhe për atë që ju krijoi në tokë lloje të ndryshme (bagëti, bimë, pemë, minerale etj.), ka fakte për një popull që di të merrë përvojë.
16:13. Ai ka krijuar në Tokë për ju çdo gjë me ngjyra dhe cilësi të ndryshme. Natyrisht që në këto ka shenja për njerëzit që ua vënë veshin.
16:13. WE MA DHERE’E LEKUM FIL-’ERDI MUHTELIFEN ‘ELWANUHU ‘INNE FI DHALIKE LE’AJETEN LIKAWMIN JEDHDHEKKERUNE
C 16:14. Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i mbani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin).
16:14. Është Ai që ju ka vënë në shërbim detin, që ju të hani prej tij mish të freskët dhe të nxirrni nga ai stolitë që mbani. Ti sheh se si anijet e çajnë atë, që ju të kërkoni mirësitë e Allahut dhe të jeni mirënjohës.
16:14. WE HUWEL-LEDHI SEHHAREL-BEHRE LITE’KULU MINHU LEHMEN TERIJAN WE TESTEHRIXHU MINHU HILJETEN TELBESUNEHA WE TERAL-FULKE MEWAHIRE FIHI WE LITEBTEGU MIN FEDLIHI WE LE’ALLEKUM TESHKURUNE