Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 14:38. Zoti ynë! S'ka dyshim se Ti e di çka fshehim dhe çka publikojmë, se All-llahut nuk mund t'i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell.
14:38. O Zoti ynë, Ti e di vërtet çfarë fshehim e çfarë shfaqim haptazi. Allahut nuk i fshihet asgjë, as në Tokë, as në qiell.
14:38. REBBENA ‘INNEKE TA’LEMU MA NUHFI WE MA NU’LINU WE MA JEHFA ‘ALA ELLAHI MIN SHEJ’IN FIL-’ERDI WE LA FI ES-SEMA’I
C 14:39. Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is'hakun! Vërtet, Zoi im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.
14:39. Qoftë lavdëruar Allahu, i cili në pleqëri më dhuroi Ismailin dhe Is’hakun! Vërtet, Zoti im i dëgjon lutjet!
14:39. EL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI WEHEBE LI ‘ALEL-KIBERI ‘ISMA’ILE WE ‘ISHAKA ‘INNE RABBI LESEMI’U ED-DU’A’I
C 14:40. O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!
14:40. O Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet!
14:40. REBBI EXH’ALNI MUKIME ES-SELETI WE MIN DHURRIJETI REBBENA WE TEKABBEL DU’A’I
C 14:41. Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.
14:41. O Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në Ditën, kur do të jepet llogari!”
14:41. REBBENA EGFIR LI WE LIWALIDEJJE WE LILMU’UMININE JEWME JEKUMUL-HISABU
C 14:42. E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).
14:42. Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit! Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në Ditën, kur sytë e tyre do të zgurdullohen (nga tmerret që do të shohin),
14:42. WE LA TEHSEBENNEL-LAHE GAFILEN ‘AMMA JA’MELU EDH-DHALIMUNE ‘INNEMA JU’UEHHIRUHUM LIJEWMIN TESHHASU FIHIL-’EBSARU
C 14:43. (atë ditë) Ata të ngutur e duke u ngritur kokat e tyre lart, nuk lëvizin sytë e tyre (për të shikuar), e zemrat e tyre janë të zbrazura (nga frika).
14:43. dhe, duke vrapuar me kokë lart, nuk do të mund t’i lëvizin sytë, ndërsa zemrat e tyre do të jenë të zbrazëta (nga tmerri).
14:43. MUHTI’INE MUKNI’I RU’USIHIM LA JERTEDDU ‘ILEJHIM TERFUHUM WE ‘EF’IDETUHUM HEWA’UN
C 14:44. Dhe ti tërhiqju vërejtjen njerëzve për ditën kur atyre do t'u vijë dënimi, e ata që ishin mizorë thonë: "Zoti ynë! Na jep afat për një kohë të shkurtër t'i përgjigjemi thirrjes Tënde (për besim) dhe t'i pasojmë të dërguarit!" A nuk u betuat ju më parë se për ju nuk ka lëkundje (prej Dunjasë në botën tjetër)?
14:44. Ti (o Muhamed) paralajmëroji njerëzit për Ditën që atyre do t’u vijë dënimi e keqbërësit do të thonë: “O Zoti ynë, na lër edhe për pak kohë! Ne do t’i përgjigjemi thirrjes Tënde dhe do t’i pasojmë të dërguarit!” Por atyre do t’u thuhet: “Vallë, a nuk betoheshit më parë se s’do të kishte zhdukje për ju?
14:44. WE ‘ENDHIRI EN-NASE JEWME JE’TIHIMUL-’ADHABU FEJEKULUL-LEDHINE DHELEMU REBBENA ‘EHHIRNA ‘ILA ‘EXHELIN KARIBIN NUXHIB DA’WETEKE WE NETTEBI’I ER-RUSULE ‘EWELEM TEKUNU ‘EKSEMTUM MIN KABLU MA LEKUM MIN ZEWALIN
C 14:45. Dhe ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan vetveten (e Ne i shkatërruam) dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollëm shembuj edhe juve.
14:45. Ju banuat në vendbanimet e atyre që e kishin ngarkuar veten me gjynahe dhe e kishit të qartë se si kishim vepruar me ta. Dhe Ne ju kishim treguar shumë shembuj.”
14:45. WE SEKENTUM FI MESAKINIL-LEDHINE DHELEMU ‘ENFUSEHUM WE TEBEJJENE LEKUM KEJFE FE’ALNA BIHIM WE DEREBNA LEKUMUL-’EMTHALE
C 14:46. (megjithatë) Ata përgatitën kurthin e tyre, por kurthi i tyre gjendet në duar të All-llahut, qoftë ai kurthi i tyre që shkulen edhe kodrat nga ai.
14:46. Ata kurdisin dredhitë e tyre, por Allahu i di dredhitë e tyre. Edhe sikur prej dredhive të tyre të shembeshin malet, ata nuk do t’ia dalin mbanë.
14:46. WE KAD MEKERU MEKREHUM WE ‘INDEL-LAHI MEKRUHUM WE ‘IN KANE MEKRUHUM LITEZULE MINHUL-XHIBALU
C 14:47. E kurrsesi mos mendo se All-llahu e shkelë premtimin e vet që ua dha të dërguarve të Tij. All-llahu është triumfues që ndërmerr masa ndëshkuese.
14:47. As mos mendo se Allahu nuk do t’ua mbajë premtimin e Vet të dërguarve. Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim.
14:47. FELA TEHSEBENNEL-LAHE MUHLIFE WA’DIHI RUSULEHU ‘INNALL-LLAHE ‘AZIZUN DHU ENTIKAMIN
C 14:48. (ndëshkon kundërshtarët) Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para All-llahut, Një, Mbizotërues.
14:48. Ditën, kur Toka do të ndërrohet me tokë tjetër, por edhe qiejt, të gjithë do të dalin para të Vetmit dhe Ngadhënjyesit Allah.
14:48. JEWME TUBEDDELUL-’ERDU GAJREL-’ERDI WE ES-SEMAWATU WE BEREZU LILLAHIL-WAHIDIL-KAHHARI