Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 14:31. Robërve të Mi, të cilët besuan thuaju: "Ta falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në te nuk ka as kompensim as miqësi".
14:31. Thuaju robërve të Mi, të cilët besojnë: Le të falin namazin dhe le të japin fshehurazi dhe haptazi nga ajo që ua kemi dhënë Ne, para se të arrijë dita në të cilën s’ka as tregti, as miqësi.
14:31. KUL LI’IBADIJEL-LEDHINE ‘AMENU JUKIMU ES-SELETE WE JUNFIKU MIMMA REZEKNAHUM SIRRAN WE ‘ALANIJETEN MIN KABLI ‘EN JE’TIJE JEWMUN LA BEJ’UN FIHI WE LA HILALUN
C 14:32. All-llahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe Ai lëshoi prej së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj u vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë.
14:32. Allahu është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën. Ai lëshon ujë nga qielli e nëpërmjet tij nxjerr fruta si ushqim për ju. Ai i ka vënë në shërbimin tuaj anijet, që me lejen e Tij, ju të lundroni me ato nëpër dete. Ai i ka krijuar lumenjtë për dobinë tuaj
14:32. ELLAHUL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE WE ‘ENZELE MINE ES-SEMA’I MA’EN FE’EHREXHE BIHI MINE ETH-THEMERATI RIZKEN LEKUM WE SEHHARE LEKUMUL-FULKE LITEXHRIJE FIL-BEHRI BI’EMRIHI WE SEHHARE LEKUMUL-’ENHARE
C 14:33. Për ju i nënshtroi diellin dhë hënën që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën.
14:33. e po ashtu edhe Diellin dhe Hënën, që lëvizin vazhdimisht. Ai ka vënë në shërbimin tuaj natën dhe ditën.
14:33. WE SEHHARE LEKUMU ESH-SHEMSE WEL-KAMERE DA’IBEJNI WE SEHHARE LEKUMUL-LEJLE WE EN-NEHAR
C 14:34. Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t'i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.
14:34. Ai ju jep gjithçka që i kërkoni. Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t’i numëroni dot. Njeriu është vërtet i padrejtë dhe mosmirënjohës.
14:34. WE ‘ATAKUM MIN KULLI MA SE’ELTUMUHU WE ‘IN TA’UDDU NI’METEL-LAHI LA TUHSUHA ‘INNEL-’INSANE LEDHELUMUN KEFFARUN
C 14:35. (Përkujto) Kur Ibrahimi tha: "Zoti im! Bëje këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh).
14:35. (Kujtoje) kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, bëje të sigurt këtë qytet dhe më ruaj mua dhe pasardhësit e mi nga adhurimi i idhujve!
14:35. WE ‘IDH KALE ‘IBRAHIMU RABBI EXH’AL HADHAL-BELEDE ‘AMINEN WE EXHNUBNI WE BENIJE ‘EN NA’BUDEL-’ESNAME
C 14:36. Zoti im! Ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron.
14:36. O Zoti im, ata kanë shmangur shumë njerëz (nga rruga e drejtë). Ai që më pason mua, është i fesë sime; ndërsa për atë që më kundërshton mua, Ti, me të vërtetë, je Falës dhe Mëshirëplotë.
14:36. REBBI ‘INNEHUNNE ‘EDLELNE KETHIREN MINE EN-NASI FEMEN TEBI’ANI FE’INNEHU MINNI WE MEN ‘ASANI FE’INNEKE GAFURUN REHIMUN
C 14:37. Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që ta falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoi ata me fruta.
14:37. O Zoti ynë, unë kam vendosur disa nga pasardhësit e mi, në një luginë që nuk mbillet, afër Shtëpisë Tënde të Shenjtë, që të falin namazin. Prandaj, bëj që zemrat e njerëzve të ndiejnë dashamirësi për ata dhe jepu fruta, me qëllim që ata të të falënderojnë.
14:37. REBBENA ‘INNI ‘ESKENTU MIN DHURRIJETI BIWADIN GAJRI DHI ZER’IN ‘INDE BEJTIKEL-MUHERREMI REBBENA LIJUKIMU ES-SELETE FAXH’AL ‘EF’IDETEN MINE EN-NASI TEHWI ‘ILEJHIM WE ERZUKHUM MINE ETH-THEMERATI LE’ALLEHUM JESHKURUNE
C 14:38. Zoti ynë! S'ka dyshim se Ti e di çka fshehim dhe çka publikojmë, se All-llahut nuk mund t'i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell.
14:38. O Zoti ynë, Ti e di vërtet çfarë fshehim e çfarë shfaqim haptazi. Allahut nuk i fshihet asgjë, as në Tokë, as në qiell.
14:38. REBBENA ‘INNEKE TA’LEMU MA NUHFI WE MA NU’LINU WE MA JEHFA ‘ALA ELLAHI MIN SHEJ’IN FIL-’ERDI WE LA FI ES-SEMA’I
C 14:39. Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is'hakun! Vërtet, Zoi im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.
14:39. Qoftë lavdëruar Allahu, i cili në pleqëri më dhuroi Ismailin dhe Is’hakun! Vërtet, Zoti im i dëgjon lutjet!
14:39. EL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI WEHEBE LI ‘ALEL-KIBERI ‘ISMA’ILE WE ‘ISHAKA ‘INNE RABBI LESEMI’U ED-DU’A’I
C 14:40. O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!
14:40. O Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet!
14:40. REBBI EXH’ALNI MUKIME ES-SELETI WE MIN DHURRIJETI REBBENA WE TEKABBEL DU’A’I
C 14:41. Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.
14:41. O Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në Ditën, kur do të jepet llogari!”
14:41. REBBENA EGFIR LI WE LIWALIDEJJE WE LILMU’UMININE JEWME JEKUMUL-HISABU