U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
2:160.
Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve (të vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin, jam mëshirues.
2:160.
Mirëpo atyre që pendohen, përmirësohen dhe tregojnë atë që kishin fshehur, Unë ua pranoj pendimin, sepse Unë jam Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti.
2:160.
‘ILLAL-LEDHINE TABU WE ‘ESLEHU WE BEJJENU FE’ULA’IKE ‘ETUBU ‘ALEJHIM WE ‘ENAT-TEWWABU ER-REHIMU
C
2:161.
Ata, të cilët mohuan dhe vdiqën si pabesimtarë, kundër tyre është mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve.
2:161.
Ata që nuk besojnë dhe vdesin duke qenë jobesimtarë, do të mallkohen nga Allahu, engjëjt dhe të gjithë njerëzit.
2:161.
‘INNEL-LEDHINE KEFERU WE MATU WE HUM KUFFARUN ‘ULA’IKE ‘ALEJHIM LA’NETU ELLAHI WEL-MELA’IKETI WE EN-NASI ‘EXHMA’INE
C
2:162.
Ata përgjithmonë janë aty (në zjarr), as nuk u lehtësohet dënimi, as nuk u jepet afat.
2:162.
Ata do të jenë gjithmonë të mallkuar, nuk do t’u lehtësohet dënimi dhe nuk do t’u jepet afat.
2:162.
HALIDINE FIHA LA JUHAFFEFU ‘ANHUMUL-’ADHABU WE LA HUM JUNDHERUNE
C
2:163.
Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.
2:163.
Zoti juaj është një Zot i vetëm! S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Atij, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
2:163.
WE ‘ILEHUKUM ‘ILEHUN WAHIDUN LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE ER-REHMANU ER-REHIMU
C
2:164.
Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente.
2:164.
Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës, në këmbimin e natës me ditën, në anijet që lundrojnë nëpër det për t’u sjellë dobi njerëzve, në ujin që Allahu zbret prej qiellit, duke ngjallur përmes tij tokën e vdekur dhe duke shpërndarë gjithfarë gjallesash, në lëvizjen e erërave dhe në retë që qëndrojnë midis qiellit e Tokës, pra, në të gjitha këto, sigurisht që ka shenja për njerëzit me intelekt.
2:164.
‘INNE FI HALKI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE EHTILAFIL-LEJLI WE EN-NEHARI WEL-FULKI ELLETI TEXHRI FIL-BEHRI BIMA JENFA’U EN-NASE WE MA ‘ENZELEL-LAHU MINE ES-SEMA’I MIN MA’IN FE’EHJA BIHIL-’ERDE BA’DE MEWTIHA WE BETHTHE FIHA MIN KULLI DABBETIN WE TESRIFI ER-RIJAHI WE ES-SEHABIL-MUSEHHARI BEJNE ES-SEMA’I WEL-’ERDI LE’AJATIN LIKAWMIN JA’KILUNE
C
2:165.
E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur të dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i rreptë.
2:165.
E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet Allahu. Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç’i duan idhujtarët idhujt e tyre). Sikur keqbërësit të shihnin që tani çastin kur të përballen me ndëshkimin, do ta kuptonin se e tërë fuqia i përket Allahut dhe se dënimi i Tij është fort i ashpër.
2:165.
WE MINE EN-NASI MEN JETTEHIDHU MIN DUNI ELLAHI ‘ENDADEN JUHIBBUNEHUM KEHUBBI ELLAHI WEL-LEDHINE ‘AMENU ‘ESHEDDU HUBBAN LILLAHI WE LEW JERAL-LEDHINE DHELEMU ‘IDH JEREWNEL-’ADHABE ‘ENNEL-KUWETE LILLAHI XHEMI’ÆN WE ‘ENNEL-LAHE SHEDIDUL-’ADHABI
C
2:166.
Dhe (sikur të shihnin) kur do të largohen ata që u prinin prej atyre që i ndiqnin (paria largohet prej atyre që u shkuan pas), e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet e tyre.
2:166.
Ah, sikur ta shihnin çastin kur të adhuruarit do t’i braktisin adhuruesit e tyre, kur të gjithë do të shohin dënimin e midis tyre do të këputet çdo lidhje.
2:166.
‘IDH TEBERRE’EL-LEDHINE ETTUBI’U MINEL-LEDHINE ETTEBA’U WE RE’EWL-’ADHABE WE TEKATTE’AT BIHIMUL-’ESBABU
C
2:167.
E Ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: "Ah, sikur të na lejohej një kthim (në Dunja) e të largohemi prej tyre (prijësve) siç u larguan ata tash prej nesh"! Kështu All-llahu do t'ju paraqesë veprat që janë dëshpërim për ta, e ata nuk kanë të dalë prej zjarrit.
2:167.
Atëherë adhuruesit do të thonë: “Ah, sikur të ktheheshim edhe një herë (në jetën e Tokës) e t’i braktisnim ata, ashtu siç na braktisën ne!” Kështu, Allahu do t’ua tregojë veprat e tyre si burim hidhërimi për ta dhe ata s’kanë për të dalë kurrë nga zjarri.
2:167.
WE KALEL-LEDHINE ETTEBA’U LEW ‘ENNE LENA KERRETEN FENETEBERRE’E MINHUM KEMA TEBERRE’U MINNA KEDHALIKE JURIHIMU ELLAHU ‘A’MALEHUM HESERATIN ‘ALEJHIM WE MA HUM BIHARIXHINE MINE EN-NARI
C
2:168.
O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.
2:168.
O njerëz! Ushqehuni me të gjitha ato gjëra të lejuara e të mira që gjenden në Tokë dhe mos ndiqni gjurmët e djallit, sepse ai është njëmend armiku juaj i hapur.
2:168.
JA ‘EJJUHA EN-NASU KULU MIMMA FIL-’ERDI HELALEN TEJJIBAN WE LA TETTEBI’U HUTUWATI ESH-SHEJTANI ‘INNEHU LEKUM ‘ADUWUN MUBIN
C
2:169.
Ai ju urdhëron vetëm me të këqia e turpësi, dhe ju shtyen të thoni për All-llahun atë që nuk e dini.
2:169.
Ai ju nxit vetëm në të këqija, në vepra të turpshme dhe të flisni për Allahun gjëra që nuk i dini.
2:169.
‘INNEMA JE’MURUKUM BIS-SU’I WEL-FEHSHA’I WE ‘EN TEKULU ‘ALA ELLAHI MA LA TA’LEMUNE
C
2:170.
E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): "Pranoni atë që All-llahu e shpalli"! Ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë"! Edhe sikur prindërit e tyre të mos kenë kuptuar dhe të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t'i pasonin)?
2:170.
Kur atyre u thuhet: “Ndiqni atë që ka shpallur Allahu!” ata përgjigjen: “Jo! Ne do të ndjekim atë udhë në të cilën i kemi gjetur të parët tanë” - Vallë, edhe atëherë kur të parët e tyre nuk kuptonin gjë e nuk ishin të udhëzuar?!
2:170.
WE ‘IDHA KILE LEHUM ETTEBI’U MA ‘ENZELEL-LAHU KALU BEL NETTEBI’U MA ‘ELFEJNA ‘ALEJHI ‘ABA’ENA ‘EWELEW KANE ‘ABA’UUHUM LA JA’KILUNE SHEJ’EN WE LA JEHTEDUNE