U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
12:95.
Ata (që ishin prezent) thanë: "Për All-llahun, ti vërtet qëmoti je në humbje".
12:95.
Ata thanë: “Për Allahun, me të vërtetë, ti edhe tani qëndron në gabimin e mëparshëm”.
12:95.
KALU TE-ELLAHI ‘INNEKE LEFI DELALIKEL-KADIMI
C
12:96.
E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamurit dhe tha: "A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?"
12:96.
Kur erdhi sjellësi i lajmit të mirë dhe ia vuri këmishën në fytyrë, atij iu kthye shikimi. Ai tha: “A nuk ju kam thënë se unë di nga Allahu atë që ju nuk e dini”.
12:96.
FELEMMA ‘EN XHA’EL-BESHIRU ‘ELKAHU ‘ALA WEXHHIHI FARTEDDE BESIREN KALE ‘ELEM ‘EKUL LEKUM ‘INNI ‘A’LEMU MINEL-LAHI MA LA TA’LEMUNE
C
12:97.
Ata thanë: "O babai ynë, lutu për neve të na falen mëkatet tona, se me të vërtetë ne kemi qenë fajtorë!"
12:97.
Ata thanë: “O babai ynë, kërko falje për ne e për gabimet tona! Ne paskemi qenë vërtet gjynahqarë”.
12:97.
KALU JA ‘EBANA ESTEGFIR LENA DHUNUBENA ‘INNA KUNNA HATI’INE
C
12:98.
"Më vonë do t'ia kërkoj Zotit tim faljen tuaj", tha ai (Jakubi), se vërtet, Ai është që falë, është mëshirues.
12:98.
Ai u përgjigj: “Do ta lus Zotin tim që t’ju falë. Pa dyshim që Ai është Falësi dhe Mëshirëploti”.
12:98.
KALE SEWFE ‘ESTEGFIRU LEKUM RABBI ‘INNEHU HUWEL-GAFURU ER-REHIMU
C
12:99.
(e morën familjen dhe shkuan) E kur hynë te Jusufi, ai i afroi ngat vete të dy prindërit e tij dhe tha: "Me dëshirën e All-llahut hyni në Egjipt të sigurt!"
12:99.
Kur ata hynë te Jusufi, ai i afroi pranë prindërit e vet dhe tha: “Hyni në Egjipt! Me lejen e Allahut, ju do të jeni të sigurt prej çdo të keqeje”.
12:99.
FELEMMA DEHALU ‘ALA JUSUFE ‘AWA ‘ILEJHI ‘EBEWEJHI WE KALE EDHULU MISRE ‘IN SHA’EL-LAHU ‘AMININE
C
12:100.
Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron (i uli pranë vete), e ata iu përulën atij, e ai tha: "O ati im, kjo është domethënia e ëndrrës sime të mëparshme. Zoti im këtë tanimë e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut, e juve u solli nga fshati pasi djalli pat futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi. Zoti im me mjeshtëri e butësi e realizon dëshirën e vet për çka don, vërtet Ai është i dijshmi, i urti.
12:100.
Ai i ngriti prindërit e vet në fron dhe ata të gjithë iu përulën atij. Ai tha: “O babai im, ky është shpjegimi i ëndrrës sime të dikurshme. Zoti im e përmbushi atë. Mua më bëri mirësi, kur më nxori nga burgu, kurse juve ju solli nga shkretëtira, pasi djalli pati futur ngatërresë midis meje dhe vëllezërve të mi. Vërtet, Zoti im është i Butë me kë të dojë; Ai është i Gjithëdijshmi dhe i Urti!
12:100.
WE REFE’A ‘EBEWEJHI ‘ALEL-’ARSHI WE HARRU LEHU SUXHXHEDEN WE KALE JA ‘EBETI HADHA TE’WILU RU’UJA J MIN KABLU KAD XHE’ALEHA RABBI HEKKAN WE KAD ‘EHSENE BI ‘IDH ‘EHREXHENI MINE ES-SIXHNI WE XHA’E BIKUM MINEL-BEDWI MIN BA’DI ‘EN NEZEGA ESH-SHEJTANU BEJNI WE BEJNE ‘IHWETI ‘INNE RABBI LETIFUN LIMA JESHA’U ‘INNEHU HUWEL-’ALIMUL-HEKIMU
C
12:101.
(Pasi iu plotësua dëshira, Jusufi tha) Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, ma mësove mua komentimin e ëndrrave; o Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në Dunja e në Ahiret, më bën të vdes musliman dhe më bashko me të mirë!"
12:101.
O Zoti im! Ti më ke dhënë pushtet dhe më ke mësuar shpjegimin e ëndrrave! O Krijues i qiejve dhe i Tokës, Ti je Mbrojtësi im edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër! Bëj që të vdes si mysliman dhe më shoqëro me punëmirët (në botën tjetër)!”
12:101.
REBBI KAD ‘ATEJTENI MINEL-MULKI WE ‘ALLEMTENI MIN TE’WILIL-’EHADITHI FATIRE ES-SEMAWATI WEL-’ERDI ‘ENTE WE LIJI FI ED-DUNJA WEL-’AHIRETI TEWEFFENI MUSLIMEN WE ‘ELHIKNI BIS-SALIHINE
C
12:102.
Këto janë nga ato lajme të panjohura, e Ne po t'i shpallim ty (Muhammed), se ti nuk ke qenë pranë tyre kur ata vendosën çështjen e tyre (hudhjen e Jusufit në bunar etj.) dhe kur bënin dredhi.
12:102.
Këto janë disa nga historitë e fshehta, të cilat Ne po t’i shpallim ty (o Muhamed). Ti nuk ke qenë me ata, kur vendosnin për punën e tyre dhe kurdisnin dredhira.
12:102.
DHALIKE MIN ‘ENBA’IL-GAJBI NUHIHI ‘ILEJKE WE MA KUNTE LEDEJHIM ‘IDH ‘EXHMA’U ‘EMREHUM WE HUM JEMKURUNE
C
12:103.
Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë.
12:103.
Shumica e njerëzve, sado që të dëshirosh ti, nuk janë besimtarë.
12:103.
WE MA ‘EKTHERU EN-NASI WE LEW HERESTE BIMU’UMININE
C
12:104.
Megjithatë që ti nuk kërkon prej tyre ndonjë shpërblim për të (për këshillë e udhëzim). Ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për mbarë njerëzit.
12:104.
Ti nuk po kërkon prej tyre kurrfarë shpërblimi për këtë. Ai (Kurani) është vetëm këshillë për të gjithë njerëzit.
12:104.
WE MA TES’ELUHUM ‘ALEJHI MIN ‘EXHRIN ‘IN HUWE ‘ILLA DHIKRUN LIL’ALEMINE
C
12:105.
Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilët i shohin, por ata nuk i vështrojnë fare.
12:105.
Eh, sa shumë shenja ka në qiej dhe në Tokë, pranë të cilave ata kalojnë pa ua vënë veshin!
12:105.
WE KE’EJJIN MIN ‘AJETIN FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI JEMURRUNE ‘ALEJHA WE HUM ‘ANHA MU’RIDUNE