Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 12:78. Ata thanë: "O zotëri, ai ka një babë shumë të vjetër, pra, në vend të tij na merr njërin prej nesh. Bëje këtë të mirë se ti je prej atyre që bëjnë mirë!"
12:78. (Bijtë e Jakubit) thanë: “O ministër, ai e ka babanë shumë plak, andaj merr ndonjërin prej nesh në vend të tij! Ne po shohim se ti je bamirës”.
12:78. KALU JA ‘EJJUHAL-’AZIZU ‘INNE LEHU ‘EBEN SHEJHAN KEBIRÆN FEHUDH ‘EHEDENA MEKANEHU ‘INNA NERAKE MINEL-MUHSININE
C 12:79. Ai (Jusufi) tha: "All-llahu na ruajt, të marrim tjetër pos atij te i cili e kemi gjetur teshën tonë, ne atëherë do të jemi të padrejtë!"
12:79. (Jusufi) tha: “Allahu na ruajtë, si të marrim atë tjetrin në vend të atij te i cili e kemi gjetur sendin tonë! Atëherë, ne, me të vërtetë, do të ishim të padrejtë!”
12:79. KALE MA’ADHEL-LAHI ‘EN NE’HUDHE ‘ILLA MEN WEXHEDNA META’ANA ‘INDEHU ‘INNA ‘IDHEN LEDHALIMUNE
C 12:80. E kur e humbën shpresën prej tij, u veçuan për t'u konsultuar. Më i madhi i tyre tha: "A nuk e dini që babai juaj ka marrë prej jush besën në All-llahun, e më parë çfarë padrejtësish keni bërë ndaj Jusufit?" Unë pra nuk ndahem kurrë prej kësaj toke (të Egjiptit) deri që të më lejojë babai im, ose të vendosë All-llahu (mirë) për mua, e Ai është gjykatës më i drejtë!"
12:80. Meqë e humbën shpresën në të (Jusufin), u shpërndanë dhe u këshilluan fshehurazi. Më i madhi nga ata tha: “A nuk e dini që babai juaj ka marrë prej jush betimin në Allahun. Ju edhe më parë e keni shkelur betimin që bëtë për Jusufin. Nuk do të ndahem prej këtij vendi, derisa të më lejojë babai im ose të më gjykojë Allahu, sepse Ai është Gjykatësi më i mirë.
12:80. FELEMMA ESTEJ’ESU MINHU HALESU NEXHIJEN KALE KEBIRUHUM ‘ELEM TA’LEMU ‘ENNE ‘EBAKUM KAD ‘EHADHE ‘ALEJKUM MEWTHIKAN MINEL-LAHI WE MIN KABLU MA FERRETTUM FI JUSUFE FELEN ‘EBREHEL-’ERDE HETTA JE’DHENE LI ‘EBI ‘EW JEHKUMEL-LAHU LI WE HUWE HAJRUL-HAKIMINE
C 12:81. Ju kthehuni te babai juaj dhe thuani: "O at yni, djali yt vodhi, ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë, e për të fshehtën ne nuk ishim roje!"
12:81. Kthehuni te babai juaj dhe thoni: “O babai ynë, djali yt ka vjedhur. Ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë. Ne nuk mund ta parashikonim të panjohurën.
12:81. ERXHI’U ‘ILA ‘EBIKUM FEKULU JA ‘EBANA ‘INNE EBNEKE SEREKA WE MA SHEHIDNA ‘ILLA BIMA ‘ALIMNA WE MA KUNNA LILGAJBI HAFIDHINE
C 12:82. Ti dërgo e pyeti (banorët në) qytetin ku ishim ne, po ashtu edhe (ata me) karvanin me të cilin kemi ardhur. Ne jemi të drejtë (ç'të themi).
12:82. Pyet banorët e qytetit në të cilin kemi qenë dhe karvanin me të cilin kemi udhëtuar dhe ki besim se ne jemi të drejtë”!
12:82. WE ES’ELIL-KARJETEL-LETI KUNNA FIHA WEL-’IREL-LETI ‘EKBELNA FIHA WE ‘INNA LESADIKUNE
C 12:83. Ai (Jakubi) tha: "Jo, çështjen ua lehtësoi epshi juaj. (Mua nuk më ka mbetur tjetër) Durim i mirë, është shpresë që All-llahu do të m'i sjellë të gjithë; Ai është më i dijshmi, më i urti!"
12:83. Jakubi tha: “Nuk është kështu, por ju keni kurdisur diçka. Unë do të kem durim. Shpresoj se Allahu do të m’i kthejë të gjitha, sepse Ai, në të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë”.
12:83. KALE BEL SEWWELET LEKUM ‘ENFUSUKUM ‘EMREN FESEBRUN XHEMILUN ‘ASALLAHU ‘EN JE’TIJENI BIHIM XHEMI’AN ‘INNEHU HUWEL-’ALIMUL-HEKIMU
C 12:84. Dhe, ua ktheu shpinën e tha: "O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).
12:84. U largua prej tyre dhe tha: “O i mjeri unë për Jusufin!” Sytë i ishin zbardhur prej pikëllimit dhe ishte plot zemërim.
12:84. WE TEWELLA ‘ANHUM WE KALE JA ‘ESEFA ‘ALA JUSUFE WE EBJEDDET ‘AJNAHU MINEL-HUZNI FEHUWE KEDHIMUN
C 12:85. Ata thanë: "Për All-llahun ti vazhdimisht e përkujton Jusufin derisa do të sëmuresh rëndë, e të shkatërrohesh".
12:85. Ata thanë: “Për Allahun, ti po e përmend Jusufin pa pushim, saqë do të sëmuresh rëndë ose do të vdesësh!”
12:85. KALU TE-ELLAHI TEFTE’U TEDHKURU JUSUFE HETTA TEKUNE HEREDEN ‘EW TEKUNE MINEL-HALIKINE
C 12:86. Ai (Jakubi) tha: "Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk e dini".
12:86. (Jakubi) tha: “Unë dhimbjen time dhe pikëllimin tim ia paraqes vetëm Allahut e nga Allahu di atë që nuk e dini ju”.
12:86. KALE ‘INNEMA ‘ESHKU BETHTHI WE HUZNI ‘ILA ELLAHI WE ‘A’LEMU MINEL-LAHI MA LA TA’LEMUNE
C 12:87. (Jakubi u tha të bijve të vet) "O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun".
12:87. “O bijtë e mi, shkoni e kërkoni lajme për Jusufin dhe vëllain e tij dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve”.
12:87. JA BENIJE EDH/HEBU FETEHESSESU MIN JUSUFE WE ‘EHIHI WE LA TEJ’ESU MIN REWHI ELLAHI ‘INNEHU LA JEJ’ESU MIN REWHI ELLAHI ‘ILLAL-KAWMUL-KAFIRUNE
C 12:88. (shkuan) E kur hynë tek ai i thanë: "O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, All-llahu i shpërblen ata që dhurojnë".
12:88. Kur ata dolën para Jusufit, thanë: “O ministër, ne dhe familjen tonë e ka goditur një fatkeqësi e madhe dhe kemi sjellë pak gjëra! Sidoqoftë, na e plotëso masën (për ushqimin) tonë dhe na jep lëmoshë, sepse Allahu i shpërblen dhënësit e lëmoshës”.
12:88. FELEMMA DEHALU ‘ALEJHI KALU JA ‘EJJUHAL-’AZIZU MESSENA WE ‘EHLENA ED-DURRU WE XHI’NA BIBIDA’ATIN MUZXHETIN FE’EWFI LENAL-KEJLE WE TESEDDEK ‘ALEJNA ‘INNALL-LLAHE JEXHZIL-MUTESEDDIKINE