Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 12:54. Mbreti tha: "Ma sillni mua atë, thjeshtë ta veçoj për veten time!" (Ia sollën Jusufin) E pasi që bisedoi me të tha: "Tash ti ke te na pozitë dhe je i besueshëm".
12:54. Mbreti tha: “Ma sillni atë, do ta marr pranë vetes.” Pasi bisedoi me të, i tha: “Qysh sot, ti ke pozitë të lartë dhe je i besuar.”
12:54. WE KALEL-MELIKU E’TUNI BIHI ‘ESTEHLISHU LINEFSI FELEMMA KELLEMEHU KALE ‘INNEKEL-JEWME LEDEJNA MEKINUN ‘EMINUN
C 12:55. Ai (Jusufi) tha: "Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm".
12:55. (Jusufi) i tha: “Më cakto përgjegjës të depove të vendit, sepse unë jam ruajtës dhe njohës (i mirë i këtyre punëve)”.
12:55. KALE EXH’ALNI ‘ALA HAZA’INIL-’ERDI ‘INNI HEFIDHUN ‘ALIMUN
C 12:56. Dhe kështu Ne Jusufit i dhamë pozitë në vend (në Egjipt) zinte vend aty ku dëshironte. Ne e pajisim me të mirat tona atë që duam, e Ne nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve.
12:56. Dhe kështu, Ne i dhamë Jusufit pozitë në atë vend dhe ai kishte çfarë të dëshironte. Ne e shpërblejmë me mëshirën Tonë, kë të duam dhe, punëmirëve nuk ua humbim shpërblimin.
12:56. WE KEDHELIKE MEKKENNA LIJUSUFE FIL-’ERDI JETEBEWWE’U MINHA HEJTHU JESHA’U NUSIBU BIREHMETINA MEN NESHA’U WE LA NUDI’U ‘EXHREL-MUHSININE
C 12:57. Po shpërblimi i botës tjetër, gjithsesi është shumë më i mirë për ata që besuan dhe ata që u frikësuan dhe u ruajtën.
12:57. Ndërsa shpërblimi i jetës tjetër është më i mirë për ata që besojnë dhe e kanë frikë Allahun.
12:57. WE LE’EXHRUL-’AHIRETI HAJRUN LILLEDHINE ‘AMENU WE KANU JETTEKUNE
C 12:58. Dhe (pas një kohe) vijnë vëllezërit e Jusufit e hynë tek ai, e ai i njohtu, ndërsa ata nuk e njihnin.
12:58. Dhe erdhën vëllezërit e Jusufit e hynë tek ai. Ai i njohu, por ata nuk e njohën.
12:58. WE XHA’E ‘IHWETU JUSUFE FEDEHALU ‘ALEJHI FE’AREFEHUM WE HUM LEHU MUNKIRUNE
C 12:59. E pasi i furnizoi me të gjithë artikujt e nevojshëm (me barë drithi për të cilin kishin ardhur, etj), u tha: "Më sillni një vëlla tuajin që e keni nga baba, a nuk e vëreni se unë vërtet u plotësoj barrën (peshojën) dhe se unë jam mikpritësi më i mirë!"
12:59. Kur i furnizoi ata me ushqim të nevojshëm, u tha: “Më sillni vëllain tuaj prej babait! A nuk e shihni se unë jua jap masën të plotë dhe jam më i miri mikpritës?
12:59. WE LEMMA XHEHHEZEHUM BIXHEHAZIHIM KALE E’TUNI BI’EHIN LEKUM MIN ‘EBIKUM ‘ELA TEREWNE ‘ENNI ‘UFIL-KEJLE WE ‘ENA HAJRUL-MUNZILINE
C 12:60. E nëse nuk ma sillni atë (vëllain), Ju nuk do të merrni tek unë barë drithi (për ushqim), e as mos iu afroni (vendit tim).
12:60. Nëse nuk ma sillni atë, nuk do të ketë më ushqim për ju dhe mos ejani tek unë”!
12:60. FE’IN LEM TE’TUNI BIHI FELA KEJLE LEKUM ‘INDI WE LA TEKREBUNI
C 12:61. Ata thanë: "Ne do të përpiqemi për të (për ta marrë) te babai i tij dhe gjithsesi ne do ta bëjmë atë!"
12:61. Ata thanë: “Ne do të përpiqemi disi, që ta sjellim nga baba i tij dhe do ta bëjmë këtë”.
12:61. KALU SENURAWIDU ‘ANHU ‘EBAHU WE ‘INNA LEFA’ILUNE
C 12:62. Ai (Jusufi) djelmoshave të tij shërbëtorë u tha: "Vëndojeni mallin e tyre (barrën që e kishin sjellë për të blerë drith) në barrët e tyre, ashtu që kur të kthehen te familja e tyre (t'i hapin barrët) ta njohin, e ndoshta do të kthehen sërish te ne".
12:62. Jusufi u tha shërbëtorëve të vet: “Ngarkoni barrët në kafshët e tyre e ua fusni brenda paratë! Ata do t’i gjejnë ato, kur të shkojnë te familja e vet, kështu që do të kthehen përsëri te ne”.
12:62. WE KALE LIFITJANIHI EXH’ALU BIDA’ATEHUM FI RIHALIHIM LE’ALLEHUM JA’RIFUNEHA ‘IDHA ENKALEBU ‘ILA ‘EHLIHIM LE’ALLEHUM JERXHI’UNE
C 12:63. E kur u kthyen te babai i tyre thanë "O baba ynë, po na ndalohet barra (drithi), lejoni të vijë me ne vëllai ynë (Binjamini) që të marrim ushqim, e ne do ta ruajmë atë (nga çdo e keqe)".
12:63. Kur u kthyen te babai i tyre, ata thanë: “O ati ynë! Nuk do të na japin më ushqim. Prandaj dërgoje me ne vëllain tonë, që të mund të marrim ushqim; të sigurojmë se ne do ta ruajmë atë!”
12:63. FELEMMA REXHA’U ‘ILA ‘EBIHIM KALU JA ‘EBANA MUNI’A MINNAL-KEJLU FE’ERSIL ME’ANA ‘EHANA NEKTEL WE ‘INNA LEHU LEHAFIDHUNE
C 12:64. Ai (Jakubi) tha: "A t'ju besoj për këtë, vetëm sikurse u besova më parë për vëllain e tij (Jusufin), po All-llahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve".
12:64. Ai u tha: “A mos vallë t’jua besoj juve, ashtu siç jua pata besuar më parë vëllanë e tij? Allahu është Ruajtësi më i mirë dhe Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve”!
12:64. KALE HEL ‘AMENUKUM ‘ALEJHI ‘ILLA KEMA ‘EMINTUKUM ‘ALA ‘EHIHI MIN KABLU FE-ELLAHU HAJRUN HAFIDHEN WE HUWE ‘ERHEMU ER-RAHIMINE