Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 11:122. Ju pritni (ç'do të na gjejë neve), edhe ne jemi duke pritur (se ç'do t'ju gjejë juve).
11:122. dhe pritni, nëse do të prisni, se dhe ne do të presim!”
11:122. WE ENTEDHIRU ‘INNA MUNTEDHIRUNE
C 11:123. Vetëm All-llahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës, çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm Atij, pra adhuroje Atë, mbështetu tek Ai, se Zoti yt nuk është i panjohur për atë që veproni.
11:123. Allahu i di të fshehtat e qiejve dhe të Tokës dhe çdo gjë kthehet tek Ai. Lutju Atij dhe mbështetu tek Ai! Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju.
11:123. WE LILLEHI GAJBU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE ‘ILEJHI JURXHA’UL-’EMRU KULLUHU FA’BUD/HU WE TEWEKKEL ‘ALEJHI WE MA REBBUKE BIGAFILIN ‘AMMA TA’MELUNE
C 12:1. Elif, Lam, Ra. Këto (ajete që t'u zbritën) janë ajetet e librit të qartë.
12:1. Elif, Lâm, Râ. Këto janë vargjet e Librit të qartë!
12:1. ‘ELIF-LAM-RA TILKE ‘AJATUL-KITABIL-MUBINI
C 12:2. Ne e zbritëm atë Kur'an arabisht, ashtu që ta kuptoni.
12:2. Ne e zbritëm këtë Kuran në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju.
12:2. ‘INNA ‘ENZELNAHU KUR’ANEN ‘AREBIJAN LE’ALLEKUM TA’KILUNE
C 12:3. Ne me të shpallur të këtij Kur'ani po të rrëfejmë ty (Muhammed) më të bukurin rrëfim, edhe pse para tij ishe nga të painformuarit.
12:3. Ne të tregojmë ty (Muhamed) historinë më të bukur përmes shpalljes së këtij Kurani, ndonëse ti, me të vërtetë, nuk ke qenë në dijeni më parë.
12:3. NEHNU NEKUSSU ‘ALEJKE ‘EHSENEL-KASESI BIMA ‘EWHEJNA ‘ILEJKE HADHAL-KUR’ANE WE ‘IN KUNTE MIN KABLIHI LEMINEL-GAFILINE
C 12:4. (përkujto) Kur Jusufi, babait të vet i tha: "O babai im, unë pashë (në ëndërr) njëmbëdhjetë yje dhe diellin e hënën, i pashë duke më bërë mua sexhde!"
12:4. Kur Jusufi i tha babait të vet: “O babai im! Unë pashë në ëndërr njëmbëdhjetë yje, Diellin dhe Hënën! I pashë të më përuleshin në sexhde”,
12:4. ‘IDH KALE JUSUFU LI’EBIHI JA ‘EBETI ‘INNI RE’EJTU ‘EHEDE ‘ASHERE KEWKEBEN WE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE RE’EJTUHUM LI SAXHIDINE
C 12:5. Ai (Jakubi) tha: "O biri im, mos u trego ëndërrën tënde vëllezërve tu, se po të bëjnë ndonjë dredhi, s'ka dyshim, djalli për njeriun është armik i hapët".
12:5. ai i tha: “O biri im! Mos ua trego ëndrrën tënde vëllezërve të tu, që të mos kurdisin ndonjë gjë kundër teje, sepse, vërtet, djalli është armik i hapët i njeriut.
12:5. KALE JA BUNEJJE LA TEKSUS RU’UJA KE ‘ALA ‘IHWETIKE FEJEKIDU LEKE KEJDEN ‘INNE ESH-SHEJTANE LIL’INSANI ‘ADUWUN MUBINUN
C 12:6. Ja, kështu Zoti yt të zgjedh ty, ta mëson interpretimin e ëndrrave, plotëson dhuntinë e Tij ndaj teje dhe familjes së Jakubit, sikurse e pat plotësuar atë më parë ndaj prindërve tu, Ibrahimit dhe Is'hakut. Vërtet, Zoti yt është më i dijshmi, më i urti!"
12:6. Dhe kështu, Zoti yt të ka zgjedhur ty dhe të mëson shpjegimin e ëndrrave dhe e plotëson dhuntinë e Vet ndaj teje dhe familjes së Jakubit, ashtu siç e ka plotësuar më parë ndaj të parëve tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Pa dyshim, Zoti yt është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm”.
12:6. WE KEDHELIKE JEXHTEBIKE REBBUKE WE JU’ALLIMUKE MIN TE’WILIL-’EHADITHI WE JUTIMMU NI’METEHU ‘ALEJKE WE ‘ALA ‘ALI JA’KUBE KEMA ‘ETEMMEHA ‘ALA ‘EBEWEJKE MIN KABLU ‘IBRAHIME WE ‘ISHAKA ‘INNE REBBEKE ‘ALIMUN HEKIMUN
C 12:7. Njëmend, për ata që pyesin (interesohen) në ndodhinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij, pati fakte (mbi fuqinë e Zotit).
12:7. Për të gjithë ata që pyesin, në historinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij, ka shumë mësime.
12:7. LEKAD KANE FI JUSUFE WE ‘IHWETIHI ‘AJATUN LILSSA’ILINE
C 12:8. Kur ata (vëllezërit) thanë: "Pasha Zotin, Jusufi dhe vëllai i tij janë më të dashur te babai ynë se ne, ndërsa ne jemi grup (i fortë). Vërtet, babai ynë është në gabim sheshazi".
12:8. Vëllezërit e tij thanë: “Jusufi dhe vëllai i tij, janë më të dashur se ne për babanë tonë, ndërkohë që ne jemi një grup i tërë. Babai ynë, me të vërtetë, po gabon.
12:8. ‘IDH KALU LEJUSUFU WE ‘EHUHU ‘EHEBBU ‘ILA ‘EBINA MINNA WE NEHNU ‘USBETUN ‘INNE ‘EBANA LEFI DELALIN MUBININ
C 12:9. Mbyteni Jusufin ose hidheni diku larg në një vend e babai juaj t'ju dojë juve e pas asaj (pendohuni), bëhuni njerëz të mirë.
12:9. Vriteni Jusufin ose braktiseni në ndonjë vend të largët, se pastaj babai juaj do të kthehet nga ju dhe, pas kësaj, do të bëheni njerëz të mirë”.
12:9. EKTULU JUSUFE ‘EWI ETREHUHU ‘ERDEN JEHLU LEKUM WEXHHU ‘EBIKUM WE TEKUNU MIN BA’DIHI KAWMAN SALIHINE