Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 11:102. Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër.
11:102. I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.
11:102. WE KEDHELIKE ‘EHDHU RABBIKE ‘IDHA ‘EHADHEL-KURA WE HIJE DHALIMETUN ‘INNE ‘EHDHEHU ‘ELIMUN SHEDIDUN
C 11:103. Në këto (rrëfime) me të vërtetë ka një përvojë për atë që i frikësohet dënimit të botës tjetër. Ajo është ditë e tubimit të njerëzve dhe ajo është ditë dëshmuese.
11:103. Pa dyshim, në këto (ngjarje) ka këshillë për atë që i druhet dënimit të Ditës së Gjykimit. Ajo është Dita në të cilën do të tubohen të gjithë njerëzit; ajo është Ditë e dëshmuar.
11:103. ‘INNE FI DHALIKE LE’AJETEN LIMEN HAFE ‘ADHABEL-’AHIRETI DHALIKE JEWMUN MEXHMU’UN LEHU EN-NASU WE DHELIKE JEWMUN MESH/HUDUN
C 11:104. Dhe atë (ditë) nuk e shtyejmë vetëm deri në një afat që është i caktuar.
11:104. Ne e shtyjmë atë vetëm që të plotësohet afati i caktuar.
11:104. WE MA NU’UEHHIRUHU ‘ILLA LI’XHELIN MA’DUDIN
C 11:105. E kur të vijë ajo ditë, askush nuk do të flasë, pos me lejen e Tij, e prej tyre (të tubuarve), ka fatzi dhe fatbardhë.
11:105. Kur të vijë ajo ditë, njeriu mund të flasë vetëm me lejen e Tij. Disa prej tyre do të jenë të mjerë e disa fatlumë.
11:105. JEWME JE’TI LA TEKELLEMU NEFSUN ‘ILLA BI’IDHNIHI FEMINHUM SHEKIJUN WE SA’IDUN
C 11:106. E për sa u përket atyre fatkëqinjëve, ata janë në zjarr, aty ata kanë dihatje, kërhamzë të vështirë (në frymëmarrje).
11:106. Ata që do të jenë të mjerë, do të hyjnë në zjarr, ku do t’i presin veç ofshamat e vajtimet.
11:106. FE’EMMAL-LEDHINE SHEKU FEFI EN-NARI LEHUM FIHA ZEFIRUN WE SHEHIKUN
C 11:107. Aty janë përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt, vërtet Zoti yt punon çka dëshiron.
11:107. Aty do të mbeten përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, veç si të dojë Zoti yt. Me të vërtetë, Zoti yt kryen atë që do.
11:107. HALIDINE FIHA MA DAMETI ES-SEMAWATU WEL-’ERDU ‘ILLA MA SHA’E REBBUKE ‘INNE REBBEKE FA’’ALUN LIMA JURIDU
C 11:108. E për sa u përket atyre fatmirëve, ata jan në xhennet përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt (All-llahu ju dhuron) shpërblim të pakëputur.
11:108. Kurse fatlumët, do të hyjnë në Xhenet, ku do të qëndrojnë përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, veç si të dojë Zoti yt. Kjo është dhuratë e pandërprerë.
11:108. WE ‘EMMAL-LEDHINE SU’IDU FEFIL-XHENNETI HALIDINE FIHA MA DAMETI ES-SEMAWATU WEL-’ERDU ‘ILLA MA SHA’E REBBUKE ‘ATA’EN GAJRE MEXHDHUDHIN
C 11:109. Për adhurimin që bëjnë këta (idhujtarët), ti mos ki dyshim (se është i kotë). Nuk adhurojnë tjetër vetëm si adhuronin më parë prindërit e tyre, e Ne do t'ua japim pjesën e tyre pa mangësi.
11:109. Prandaj, mos u bëj dyshues për atë që këta adhurojnë. Ata adhurojnë vetëm atë që kanë adhuruar dikur të parët e tyre. Dhe Ne do t’ua japim atë që kanë merituar, duke mos ua pakësuar aspak.
11:109. FELA TEKU FI MIRJETIN MIMMA JA’BUDU HA’UULA’ MA JA’BUDUNE ‘ILLA KEMA JA’BUDU ‘ABA’UUHUM MIN KABLU WE ‘INNA LEMUWEFFUHUM NESIBEHUM GAJRE MENKUSIN
C 11:110. Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e u bë përçarje rreth tij, e sikur të mos ishte vendimi i Zotit tënd i përcaktuar më herët, me siguri do të kryhej (dënimi kundër tyre). Vërtet, ata (populli yt) kanë shprehur dyshim rreth tij.
11:110. Vërtet, Ne i dhamë Musait Librin, por rreth tij pati kundërshti. Sikur të mos ishte parathënë Fjala e Zotit tënd (për shtyrjen e gjykimit), me siguri që (çështja) do të gjykohej midis tyre (menjëherë). Në fakt, (edhe tani) ata janë në një mëdyshje tepër të madhe në lidhje me të.
11:110. WE LEKAD ‘ATEJNA MUSAL-KITABE FAHTULIFE FIHI WE LEWLA KELIMETUN SEBEKAT MIN RABBIKE LEKUDIJE BEJNEHUM WE ‘INNEHUM LEFI SHEKKIN MINHU MURIBIN
C 11:111. S'ka tjetër, vetëm se secilit prej tyre Zoti yt do t'u përmbushë veprat e tyre, se Ai është i njohur hollësisht për atë që veprojnë.
11:111. Në të vërtetë, çdonjërit prej tyre Zoti yt do t’ia plotësojë shpagimin për veprat e veta. Se Ai, me siguri, e di mirë atë që punojnë ata.
11:111. WE ‘INNE KULLA LEMMA LEJUWEFFIJENNEHUM REBBUKE ‘A’MALEHUM ‘INNEHU BIMA JA’MELUNE HABIRUN
C 11:112. Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se më të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni.
11:112. Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar. Ashtu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty, e mos i kaloni kufijtë, se Ai, me të vërtetë, i sheh mirë ato që punoni ju.
11:112. FASTEKIM KEMA ‘UMIRTE WE MEN TABE ME’AKE WE LA TETGAW ‘INNEHU BIMA TA’MELUNE BESIRUN