Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:146. Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin ate (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup pre tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën.
2:146. Ata që u kemi dhënë Librin, e njohin atë (Profetin a.s.), ashtu siç i njohin bijtë e tyre, por disa prej tyre e fshehin të vërtetën, duke e ditur mirë.
2:146. EL-LEDHINE ‘ATEJNAHUMUL-KITABE JA’RIFUNEHU KEMA JA’RIFUNE ‘EBNA’EHUM WE ‘INNE FERIKEN MINHUM LEJEKTUMUNEL-HEKKA WE HUM JA’LEMUNE
C 2:147. E vërteta është nga Zoti yt, pra kurrsesi mos u bën nga ata që dyshojnë.
2:147. E vërteta është prej Zotit Tënd; pra, kurrsesi mos u bëj nga ata që dyshojnë.
2:147. EL-HEKKU MIN RABBIKE FELA TEKUNENNE MINEL-MUMTERINE
C 2:148. Secili (popull) ka një anë të cilës ai i kthehet, ju shpejtoni kah punët e mbara, kudo që të jeni All-llahu ka për t'ju tubuar të gjithëve, All-llahu ka fuqi për çdo send.
2:148. Çdokush ka një drejtim nga i cili kthehet. Pra, bëni garë me njëri-tjetrin për punë të mira. Kudo që të gjendeni, Allahu do t’ju mbledhë të gjithëve; Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.
2:148. WE LIKULLIN WIXHHETUN HUWE MUWELLIHA FASTEBIKUL-HAJRATI ‘EJNE MA TEKUNU JE’TI BIKUMU ELLAHU XHEMI’EN ‘INNALL-LLAHE ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C 2:149. Kahdo që të shkosh ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë, kjo është e vërtetë nga Zoti yt. All-llahu përcjell gjithçka që veproni ju.
2:149. Nga cilido vend që të dalësh, ktheje fytyrën nga Xhamia e Shenjtë. Kjo është e vërteta që vjen nga Zoti yt. Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që ju bëni.
2:149. WE MIN HEJTHU HAREXHTE FEWELLI WEXHHEKE SHETREL-MESXHIDIL-HERAMI WE ‘INNEHU LELHEKKU MIN RABBIKE WE MALLAHU BIGAFILIN ‘AMMA TA’MELUNE
C 2:150. Dhe kahdo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë (Qabja) dhe kudo që të gjendeni ktheni fytyrat tuaja kah ana e saj, ashtu që njerëzit mos të kenë argument kundër jush, përveç atyre që janë mizorë nga ata (që nga inati nuk pranojnë kurrfarë fakti), por mos ia keni frikën atyre, frikësohuni prej Meje (e bëra këtë) që të gjeni rrugën e drejtë dhe që të plotësojë mirësinë Time ndaj jush.
2:150. Nga cilido vend që të dalësh, ktheje fytyrën nga Xhamia e Shenjtë. Kudo që të ndodheni, ktheni fytyrat tuaja nga ajo anë, që njerëzia të mos ketë ç’të thotë kundër jush, përveç keqbërësve - por atyre mos iu frikësoni, frikësohuni vetëm prej Meje -, që të plotësoj mirësinë Time ndaj jush dhe që ju të shkoni në udhë të drejtë.
2:150. WE MIN HEJTHU HAREXHTE FEWELLI WEXHHEKE SHETREL-MESXHIDIL-HERAMI WE HEJTHU MA KUNTUM FEWELLU WUXHUHEKUM SHETREHU LI’ELLA JEKUNE LILNNASI ‘ALEJKUM HUXHXHETUN ‘ILLAL-LEDHINE DHELEMU MINHUM FELA TEHSHEWHUM WE EHSHEWNI WE LI’ETIMME NI’METI ‘ALEJKUM WE LE’ALLEKUM TEHTEDUNE
C 2:151. (Sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar t'u lexojë ajetet Tona, t'ju pastrojë, e t'ju mësojë librin dhe traditën, e edhe t'ju mësojë atë që nuk e dinit.
2:151. Po kështu, (për të plotësuar mirësinë Time ndaj jush) ju kam sjellë një të Dërguar, nga mesi juaj, i cili ju lexon shpalljet Tona, ju pastron (nga gjynahet), ju mëson Librin (Kuranin) e Urtësinë (rregullat e fesë) dhe ju mëson ato gjëra që nuk i keni ditur.
2:151. KEMA ‘ERSELNA FIKUM RESULEN MINKUM JETLU ‘ALEJKUM ‘AJATINA WE JUZEKKIKUM WE JU’ALLIMUKUMUL-KITABE WEL-HIKMETE WE JU’ALLIMUKUM MA LEM TEKUNU TA’LEMUNE
C 2:152. Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni.
2:152. Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime) dhe falënderomëni Mua (duke M’u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!
2:152. FADHKURUNI ‘EDHKURKUM WE ESHKURU LI WE LA TEKFURUNI
C 2:153. O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtet All-llahu është me durimtarët.
2:153. O besimtarë! Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit dhe namazit! Në të vërtetë, Allahu është me të duruarit.
2:153. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ESTA’INU BIS-SEBRI WE ES-SELETI ‘INNALL-LLAHE ME’A ES-SABIRINE
C 2:154. E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni: "Janë të vdekur", Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni (gjallërinë e tyre).
2:154. Dhe mos thoni për ata që vriten në rrugën e Allahut se janë të vdekur! Jo! Ata janë të gjallë, ndonëse ju nuk e ndjeni!
2:154. WE LA TEKULU LIMEN JUKTELU FI SEBILI ELLAHI ‘EMWATUN BEL ‘EHJA’UN WE LEKIN LA TESH’URUNE
C 2:155. Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve.
2:155. Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit,
2:155. WE LENEBLUWENNEKUM BISHEJ’IN MINEL-HAWFI WEL-XHU’I WE NEKSIN MINEL-’EMWLI WEL-’ENFUSI WE ETH-THEMERATI WE BESHSHIRI ES-SABIRINE
C 2:156. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi"!
2:156. të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”
2:156. EL-LEDHINE ‘IDHA ‘ESABET/HUM MUSIBETUN KALU ‘INNA LILLAHI WE ‘INNA ‘ILEJHI RAXHI’UNE