Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 11:66. E kur erdhi vendimi Ynë (për dënim), Ne e shpëtuam Salihun nga poshtërimi i asaj dite, e bashkë me të, edhe ata që besuan. Zoti yt është ai i fuqishmi, ngadhënjyesi.
11:66. E, kur erdhi urdhri Ynë, Ne - me mëshirën Tonë, e shpëtuam Salihun bashkë me besimtarët e tij nga poshtërimi i asaj dite. Me të vërtetë, Zoti yt është i Forti dhe i Plotfuqishmi.
11:66. FELEMMA XHA’E ‘EMRUNA NEXHXHEJNA SALIHEN WEL-LEDHINE ‘AMENU ME’AHU BIREHMETIN MINNA WE MIN HIZJI JEWMI’IDHIN ‘INNE REBBEKE HUWEL-KAWIJUL-’AZIZU
C 11:67. Ndërsa ata që bënë zullum, i kapi (në ditën e katërt) krisma dhe gëdhinë kufoma (të ngrira) në vendin e tyre.
11:67. Kurse ata që bënë të këqija, i kaploi një zë i tmerrshëm dhe në shtëpitë e tyre u gdhinë të vdekur e të palëvizshëm,
11:67. WE ‘EHADHEL-LEDHINE DHELEMU ES-SEJHETU FE’ESBEHU FI DIJARIHIM XHATHIMINE
C 11:68. (gëdhinë) Sikur të mos kishin qenë fare në të. Kuptojeni pra, (populli) Themud e mohoi Zotin e vet. Mallkimi qoftë kundër Themudit!
11:68. sikur nuk kishin jetuar kurrë në to. Me të vërtetë, fisi Themud mohoi Zotin e tij. Qoftë larguar (nga mëshira e Zotit) fisi Themud!
11:68. KE’EN LEM JEGNEW FIHA ‘ELA ‘INNE THEMUDE KEFERU REBBEHUM ‘ELA BU’DEN LITHEMUDE
C 11:69. Edhe Ibrahimit i patën ardhur të dërguarit (engjëjt) tanë me myzhde dhe i thanë: "Selam". Ai u përgjigj: "Gjithnjë paçi selam" dhe nuk vonoi t'ju sjellë një viç të pjekur (të fërguar në gurë).
11:69. Të dërguarit Tanë, i sollën Ibrahimit lajmin e mirë dhe i thanë: “Paqe mbi ty!” Ai u përgjigj: “Paqja qoftë mbi ju!” Dhe me të shpejtë u solli atyre një viç të pjekur.
11:69. WE LEKAD XHA’ET RUSULUNA ‘IBRAHIME BIL-BUSHRA KALU SELAMEN KALE SELAMUN FEMA LEBITHE ‘EN XHA’E BI’IXHLIN HENIDHIN
C 11:70. Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah ai (viç), iu dukën të pazakonshme dhe ndjeu prej tyre njëfarë frike. Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne jemi të dërguar te populli i Lutit".
11:70. Kur pa se ata nuk po i zgjasnin duart tek mishi, nuk i pëlqeu dhe ndjeu frikë prej atyre. (Engjëjt) thanë: “Mos u frikëso, Ne jemi dërguar te populli i Lutit”.
11:70. FELEMMA RE’A ‘EJDIJEHUM LA TESILU ‘ILEJHI NEKIREHUM WE ‘EWXHESE MINHUM HIFETEN KALU LA TEHAF ‘INNA ‘URSILNA ‘ILA KAWMI LUTIN
C 11:71. E gruaja (Sare) e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e përgëzuam atë me Is'hakun, e pas Is'hakut me Jakubin.
11:71. Gruaja e tij, që rrinte aty, qeshi kur Ne i dhamë lajmin e mirë për Is’hakun e pas Is’hakut - për Jakubin.
11:71. WE EMRE’ETUHU KA’IMETUN FEDEHIKET FEBESHSHERNAHA BI’ISHAKA WE MIN WERA’I ‘ISHAKA JA’KUBE
C 11:72. Ajo tha: "E mjera unë, si do të lindë unë kur jam e vjetëruar, kurse ky burri im është i shtyer më moshë, vërtet kjo është gjë e çuditshme?!".
11:72. Ajo tha: “Ah! E mjera unë! A mos vallë, kështu plakë do të lind unë, ndërkohë që edhe burri im është plak! Me të vërtetë, kjo është diçka e jashtëzakonshme!”
11:72. KALET JA WEJLETA ‘E’ELIDU WE ‘ENA ‘AXHUZUN WE HEDHA BA’LI SHEJHEN ‘INNE HADHA LESHEJ’UN ‘AXHIBUN
C 11:73. Ata i thanë: "Si, mos po çuditesh me caktimin e Zotit?" Mëshira e All-llahut dhe bekimi i Tij qoftë me ju o familje e shtëpisë (së Ibrahimit)! Vërtet, Ai është meritues për falënderim, është bamirës i madh.
11:73. Ata (engjëjt), thanë: “A mos vallë, po çuditesh me urdhrin e Allahut? Mëshira e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë mbi ju - familjen e të Dërguarit. Me të vërtetë, Ai është i Falënderuar dhe i Lavdëruar!”
11:73. KALU ‘ETA’XHEBINE MIN ‘EMRI ELLAHI REHMETU ELLAHI WE BEREKATUHU ‘ALEJKUM ‘EHLEL-BEJTI ‘INNEHU HEMIDUN MEXHIDUN
C 11:74. Pasi që Ibrahimit i kaloi frika dhe i erdhi myzhdeja, ai nisi dialog me të dërguarit tanë rreth popullit të Lutit.
11:74. Pasi i kaloi frika Ibrahimit dhe i erdhi lajmi i gëzuar, ai polemizoi me të dërguarit Tanë për popullin e Lutit.
11:74. FELEMMA DHEHEBE ‘AN ‘IBRAHIME ER-REW’U WE XHA’ET/HUL-BUSHRA JUXHADILUNA FI KAWMI LUTIN
C 11:75. Vërtet, Ibrahimi ishte shumë i butë, shumë i dhembshëm dhe i kthyeshëm.
11:75. Vërtet, Ibrahimi ishte i butë, i dhembshur e vazhdimisht i kthyer (tek Allahu).
11:75. ‘INNE ‘IBRAHIME LEHELIMUN ‘EWWAHUN MUNIBUN
C 11:76. (engjëjt i thanë) O Ibrahim lëre këtë (dialog), urdhri i Zotit tënd tashmë ka zbritur, s'ka tjetër, ata do të përjetojnë dënim të pashmangshëm.
11:76. “O Ibrahim, shmangu prej kësaj! Me të vërtetë, erdhi urdhri nga Zoti yt dhe ata do t’i gjejë dënimi i pashmangshëm.”
11:76. JA ‘IBRAHIMU ‘A’RID ‘AN HADHA ‘INNEHU KAD XHA’E ‘EMRU RABBIKE WE ‘INNEHUM ‘ATIHIM ‘ADHABUN GAJRU MERDUDIN