Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:139. Thuaj: "A doni të grindeni me ne për All-llahun, e Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj dhe ne kemi vepra (shpërblimin e veprave) tona, e ju keni veprat tuaja. Por ne jemi (besimtarë) të sinqertë ndaj Tij".
2:139. Thuaj: “A mos doni të haheni me ne për Allahun, kur Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj?! Ne jemi përgjegjës për veprat tona, kurse ju për tuajat. Ne vetëm Atij i përkushtohemi.”
2:139. KUL ‘ETUHAXHXHUNENA FI ELLAHI WE HUWE REBBUNA WE REBBUKUM WE LENA ‘A’MALUNA WE LEKUM ‘A’MALUKUM WE NEHNU LEHU MUHLISUNE
C 2:140. A pretendoni se Ibrahimi, Ismaili, Is'haku, Jakubi dhe pasardhësit kanë qenë jehudi ose të krishterë? Thuaj: "A e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e All-llahut pranë vetes dhe e fshehë. All-llahu nuk është i panjoftuar me veprimet tuaja".
2:140. A po thoni se Ibrahimi, Ismaili, Is’haku, Jakubi dhe Esbatët kanë qenë çifutë (me fe), ose të krishterë? Thuaju: “A e dini më mirë ju apo Allahu? Kush është më keqbërës se ai që fsheh të vërtetën e ardhur prej Allahut? Por Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprave që punoni ju”.
2:140. ‘EM TEKULUNE ‘INNE ‘IBRAHIME WE ‘ISMA’ILE WE ‘ISHAKA WE JA’KUBE WEL-’ESBATE KANU HUDEN ‘EW NESARA KUL ‘E’ENTUM ‘A’LEMU ‘EMI ELLAHU WE MEN ‘EDHLEMU MIMMEN KETEME SHEHADETEN ‘INDEHU MINEL-LAHI WE MALLAHU BIGAFILIN ‘AMMA TA’MELUNE
C 2:141. Ai ishte një popull që shkoi, të cilit i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që ata vepruan.
2:141. Ata njerëz tashmë kanë kaluar. Ata do të kenë çfarë kanë merituar dhe ju do të keni atë që meritoni e nuk do të pyeteni për veprat e tyre.
2:141. TILKE ‘UMMETUN KAD HALET LEHA MA KESEBET WE LEKUM MA KESEBTUM WE LA TUS’ELUNE ‘AMMA KANU JA’MELUNE
C 2:142. Disa mendjelehtë nga njerëzit do të thonë: "Çka i ktheu ata (muslimanët) prej kibles (drejtimit) në të cilin ishin ata (Kudsi)? Thuaj: "Të All-llahut janë lindja dhe perëndimi, Ai e vë në rrugën e drejtë atë që do".
2:142. Disa mendjelehtë (nga ithtarët e Librit) do të thonë: “Ç’i ktheu ata prej kiblës së tyre?” Thuaju: “Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi. Ai udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë”.
2:142. SEJEKULU ES-SUFEHA’U MINE EN-NASI MA WE LLAHUM ‘AN KIBLETIHIMU ELLETI KANU ‘ALEJHA KUL LILLAHIL-MESHRIKU WEL-MEGRIBU JEHDI MEN JESHA’U ‘ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 2:143. Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush. E Kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bëmë për tjetër, vetëm se për të provuar atë që shkon pas të dërguarit, nga ai që kthehet prapa, ndonëse kjo ka qenë vështirë (për disa), por jo edhe për ata që All-llahu i drejtoi. All-llahu nuk është që t'ua humbë besimin tuaj. S'ka dyshim se All-llahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve.
2:143. Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju. Ne nuk e kemi bërë kthimin tënd nga Qabeja (o Muhamed) për tjetër arsye, por vetëm për t’i dalluar ata që i shkojnë pas të Dërguarit, nga ata që kthehen nga thembrat (që tërhiqen nga besimi tek ai). Kjo provë ka qenë e rëndë (për njerëzit), por jo për ata që Allahu i ka udhëzuar. Dijeni se Allahu nuk ua humb besimin tuaj (d.m.th. namazin që keni falur nga Kudsi). Në të vërtetë, Allahu është Përdëllimtar dhe i Mëshirshëm me njerëzit.
2:143. WE KEDHELIKE XHE’ALNAKUM ‘UMMETEN WESETEN LITEKUNU SHUHEDA’E ‘ALA EN-NASI WE JEKUNE ER-RESULU ‘ALEJKUM SHEHIDAN WE MA XHE’ALNAL-KIBLETEL-LETI KUNTE ‘ALEJHA ‘ILLA LINA’LEME MEN JETTEBI’U ER-RESULE MIMMEN JENKALIBU ‘ALA ‘AKIBEJHI WE ‘IN KANET LEKEBIRETEN ‘ILLA ‘ALEL-LEDHINE HEDALLAHU WE MA KANEL-LAHU LIJUDI’A ‘IMANEKUM ‘INNALL-LLAHE BIN-NASI LERE’UFUN REHIMUN
C 2:144. Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e Ne gjithqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (Qabja) që ti e do atë. Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë. E atyre që u është dhurruar libri, ata e dinë sigurisht se kjo (kthesë) është e vërtetë nga Zoti i tyre. E All-llahut nuk mund t'i fshihet ajo që veprojnë ata.
2:144. Ne të pamë ty (Muhamed) që vazhdimisht drejtoje shikimin nga qielli. Mirë pra, Ne do të të kthejmë ty nga kibla që të kënaq ty. Prandaj, ktheje fytyrën tënde nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja)! Dhe kudo që të gjendeni, kthejeni fytyrën tuaj nga ajo anë! Pa dyshim, ata që u është dhënë Libri (Teurati), e dinë se drejtimi nga Qabeja është e vërteta prej Zotit të tyre. Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj punëve që ata bëjnë.
2:144. KAD NERA TEKALLUBE WEXHHIKE FI ES-SEMA’I FELENUWELLIJENNEKE KIBLETEN TERDAHA FEWELLI WEXHHEKE SHETREL-MESXHIDIL-HERAMI WE HEJTHU MA KUNTUM FEWELLU WUXHUHEKUM SHETREHU WE ‘INNEL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE LEJA’LEMUNE ‘ENNEHUL-HEKKU MIN RABBIHIM WE MALLAHU BIGAFILIN ‘AMMA JA’MELUNE
C 2:145. Po edhe sikur t'u sillshe ti çdo lloj argumenti atyre që u është dhënë libri, ata nuk pasojnë kiblen tënde, e as ti nuk do të pasosh kiblen e tyre, po asnjëra palë nuk do ta pasojë kiblen e tjetrës. E pas dijes, e cila të ka ardhur, po e zëmë se ishe vënë pas dëshirave të tyre, atëherë ti do të ishe mizor.
2:145. Edhe sikur t’u sillje të gjitha provat atyre që u është dhënë Libri, ata prapëseprapë nuk do ta pranonin kiblën tënde, por edhe ti nuk do ta pranosh kiblën e tyre dhe askush nga ata nuk do të pranonte kiblën e njëri-tjetrit. E, nëse ti, pasi të është zbritur dituria, do të ndiqje dëshirat e tyre, atëherë pa dyshim që do të ishe një nga keqbërësit.
2:145. WE LE’IN ‘ETEJTEL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE BIKULLI ‘AJETIN MA TEBI’U KIBLETEKE WE MA ‘ENTE BITABI’IN KIBLETEHUM WE MA BA’DUHUM BITABI’IN KIBLETE BA’DIN WE LE’INI ETTEBA’TE ‘EHWA’EHUM MIN BA’DI MA XHA’EKE MINEL-’ILMI ‘INNEKE ‘IDHEN LEMINE EDH-DHALIMINE
C 2:146. Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin ate (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup pre tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën.
2:146. Ata që u kemi dhënë Librin, e njohin atë (Profetin a.s.), ashtu siç i njohin bijtë e tyre, por disa prej tyre e fshehin të vërtetën, duke e ditur mirë.
2:146. EL-LEDHINE ‘ATEJNAHUMUL-KITABE JA’RIFUNEHU KEMA JA’RIFUNE ‘EBNA’EHUM WE ‘INNE FERIKEN MINHUM LEJEKTUMUNEL-HEKKA WE HUM JA’LEMUNE
C 2:147. E vërteta është nga Zoti yt, pra kurrsesi mos u bën nga ata që dyshojnë.
2:147. E vërteta është prej Zotit Tënd; pra, kurrsesi mos u bëj nga ata që dyshojnë.
2:147. EL-HEKKU MIN RABBIKE FELA TEKUNENNE MINEL-MUMTERINE
C 2:148. Secili (popull) ka një anë të cilës ai i kthehet, ju shpejtoni kah punët e mbara, kudo që të jeni All-llahu ka për t'ju tubuar të gjithëve, All-llahu ka fuqi për çdo send.
2:148. Çdokush ka një drejtim nga i cili kthehet. Pra, bëni garë me njëri-tjetrin për punë të mira. Kudo që të gjendeni, Allahu do t’ju mbledhë të gjithëve; Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.
2:148. WE LIKULLIN WIXHHETUN HUWE MUWELLIHA FASTEBIKUL-HAJRATI ‘EJNE MA TEKUNU JE’TI BIKUMU ELLAHU XHEMI’EN ‘INNALL-LLAHE ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C 2:149. Kahdo që të shkosh ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë, kjo është e vërtetë nga Zoti yt. All-llahu përcjell gjithçka që veproni ju.
2:149. Nga cilido vend që të dalësh, ktheje fytyrën nga Xhamia e Shenjtë. Kjo është e vërteta që vjen nga Zoti yt. Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që ju bëni.
2:149. WE MIN HEJTHU HAREXHTE FEWELLI WEXHHEKE SHETREL-MESXHIDIL-HERAMI WE ‘INNEHU LELHEKKU MIN RABBIKE WE MALLAHU BIGAFILIN ‘AMMA TA’MELUNE