Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 11:28. (Nuhu) Tha: "O populli im, më thuani nëse unë jam i mbështetur në argument të qartë nga Zoti im dhe Ai më dha mëshirë nga ana e Tij, e juve u janë fshehur ato (argumentet ngase jeni dhëmë pas kësaj jete), a mos do t'ju detyrojmë për to (pranimin e tyre), kur ju jeni urrejtës të tyre!
11:28. Ai (Nuhu) tha: “O populli im, mendoni pak! Nëse unë mbështetem në një provë të qartë që më ka ardhur nga Zoti im dhe, nëse nga ana e Tij më ka ardhur një mëshirë, e cila është fshehur nga sytë tuaj, a mund t’ju bëjmë ta pranoni me detyrim (provën), kur ju e urreni?
11:28. KALE JA KAWMI ‘ERE’EJTUM ‘IN KUNTU ‘ALA BEJJINETIN MIN RABBI WE ‘ATANI REHMETEN MIN ‘INDIHI FA’UMMIJET ‘ALEJKUM ‘ENULZIMUKUMUHA WE ‘ENTUM LEHA KARIHUNE
C 11:29. O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri, shpërblimi im është vetëm tek All-llahu. Dhe unë kurrsesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre; por unë ju shoh si popull që nuk dini e nuk kuptoni.
11:29. O populli im! Unë për këtë nuk kërkoj nga ju kurrfarë pasurie. Mua më shpërblen vetëm Allahu. Unë nuk mund t’i dëboj ata që besojnë. Ata do të takohen me Zotin e tyre. Mirëpo, unë shoh se fatkeqësisht, ju jeni popull, që nuk di.
11:29. WE JAKAWMI LA ‘ES’ELUKUM ‘ALEJHI MALEN ‘IN ‘EXHRIJE ‘ILLA ‘ALA ELLAHI WE MA ‘ENA BITARIDIL-LEDHINE ‘AMENU ‘INNEHUM MULAKU RABBIHIM WE LEKINNI ‘ERAKUM KAWMAN TEXHHELUNE
C 11:30. O populli im, a nuk po mendoni se nëse unë i përzë ata, kush do të më mbrojë mua nga All-llahu (dënimi i Tij)?
11:30. O populli im, kush do të më mbrojë nga Allahu, nëse unë i dëboj (besimtarët)? A nuk doni të merrni këshillë?
11:30. WE JAKAWMI MEN JENSURUNI MINEL-LAHI ‘IN TEREDTUHUM ‘EFELA TEDHEKKERUNE
C 11:31. Unë nuk u them juve se tek unë janë depot e All-llahut, as nuk u them se unë e di të fshehtën, as nuk u them se unë jam engjëll, as nuk u them atyre që sytë tuaj i nënçmojnë, se All-llahu nuk u dhuroi atyre të mira. All-llahu e di më së miri se çka në shpirtrat e tyre, pse atëherë unë konsiderohem zullumqar.
11:31. Unë nuk ju them se kam thesarin e Allahut apo që e di të padukshmen. As nuk them se unë jam engjëll e as do t’u them atyre, të cilët sytë tuaj i nënçmojnë, se Allahu nuk do t’u japë kurrfarë të mire. Allahu e di më mirë se ç’ka në shpirtrat e tyre. Atëherë, sigurisht që do të isha prej të padrejtëve.”
11:31. WE LA ‘EKULU LEKUM ‘INDI HAZA’INU ELLAHI WE LA ‘A’LEMUL-GAJBE WE LA ‘EKULU ‘INNI MELEKUN WE LA ‘EKULU LILLEDHINE TEZDERI ‘A’JUNUKUM LEN JU’UTIJEHUMU ELLAHU HAJREN ELLAHU ‘A’LEMU BIMA FI ‘ENFUSIHIM ‘INNI ‘IDHAN LEMINE EDH-DHALIMINE
C 11:32. Ata thanë: "O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate polemikën tonë. Urdhëro, e nëse flet të vërtetën, silleni pra, të na godasë ajo me çka na kërcënohesh!"
11:32. Ata thanë: “O Nuh, ti na kundërshtove ne, madje e zgjate kundërshtimin. Le të na godasë ajo me çfarë na kërcënon, nëse thua të vërtetën!”
11:32. KALU JA NUHU KAD XHADELTENA FE’EKTHERTE XHIDALENA FE’TINA BIMA TA’IDUNA ‘IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C 11:33. Ai tha: "Atë ju sjell vetëm All-llahu, po qe se dëshiron, e ju nuk mund ta pengoni!"
11:33. Tha (Nuhu): “Vetëm Allahu do t’jua sjellë atë, nëse dëshiron; e ju Atij nuk mund t’i ikni.
11:33. KALE ‘INNEMA JE’TIKUM BIHI ELLAHU ‘IN SHA’E WE MA ‘ENTUM BIMU’XHIZINE
C 11:34. Nëse përpiqem t'ju këshilloj, po qe se All-llahu don t'ju humbë, këshilla ime nuk bën dobi. Ai është Zoti juaj dhe vetëm te Ai do të ktheheni.
11:34. Këshilla ime nuk do t’ju bëjë dobi edhe sikur të doja t’ju këshilloja, nëse vullneti i Allahut është që t’ju shkatërrojë. Ai është Zoti juaj dhe ju tek Ai do të ktheheni”.
11:34. WE LA JENFA’UKUM NUSHI ‘IN ‘EREDTU ‘EN ‘ENSEHE LEKUM ‘IN KANEL-LAHU JURIDU ‘EN JUGWIJEKUM HUWE REBBUKUM WE ‘ILEJHI TURXHA’UNE
C 11:35. A mos po thonë se ai e trilloi atë? Thuaj: "Nëse unë kam trilluar, atëherë ai është mëkati im, e unë jam larg nga krimet tuaja".
11:35. Nëse ata thonë: “Ai e ka trilluar atë”. Thuaj: “E nëse unë e kam trilluar, gjynahu im bie mbi mua e unë jam larg nga gjynahet që bëni ju”.
11:35. ‘EM JEKULUNE EFTERAHU KUL ‘INI EFTEREJTUHU FE’ALEJJE ‘IXHRAMI WE ‘ENA BERI’UN MIMMA TUXHRIMUNE
C 11:36. E, Nuhut i qe shpallur: "Nuk do të besojë më askush nga populli yt, përveç atyre që kanë besuar (deri më tash), pra mos u brengos për atë që punojnë ata".
11:36. Dhe Nuhut iu shpall: “Nga populli yt askush nuk do të besojë, përveç atyre që tashmë kanë besuar, andaj mos u pikëllo për atë që bëjnë ata!
11:36. WE ‘UHIJE ‘ILA NUHIN ‘ENNEHU LEN JU’UMINE MIN KAWMIKE ‘ILLA MEN KAD ‘AMENE FELA TEBTE’IS BIMA KANU JEF’ALUNE
C 11:37. E, mbaroje anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe me mësimin tonë, e mos m'u drejto Mua për ata që bënë zullum, ata gjithqysh janë të përmbytur.
11:37. Ndërto anijen nën Sytë (mbikqyrjen) dhe udhëzimin Tonë dhe mos m’u drejto më për ata që janë keqbërës! Ata, me siguri, do të fundosen”.
11:37. WE ESNA’IL-FULKE BI’A’JUNINA WE WEHJINA WE LA TUHATIBNI FIL-LEDHINE DHELEMU ‘INNEHUM MUGREKUNE
C 11:38. Dhe ai ndërtonte anijen e paria e popullit të tij, sa herë që kalonte pranë tij përqeshej me te. Ai u thoshte: "Nëse talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju!"
11:38. Ai nisi të ndërtonte anijen. Sa herë që kalonte pranë tij paria e popullit të tij, e përqeshte. Ai u tha: “Nëse ju talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu si po talleni ju
11:38. WE JESNA’UL-FULKE WE KULLEMA MERRE ‘ALEJHI MELE’UN MIN KAWMIHI SEHIRU MINHU KALE ‘IN TESHARU MINNA FE’INNA NESHARU MINKUM KEMA TESHARUNE