Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 11:15. Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t'ua plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre nuk do t'u mungojë gjë.
11:15. Atyre që duan jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj, Ne do t’ua shpërblejmë krejtësisht punët e tyre dhe në të nuk do t’u lihet gjë mangët.
11:15. MEN KANE JURIDUL-HEJETE ED-DUNJA WE ZINETEHA NUWEFFI ‘ILEJHIM ‘A’MALEHUM FIHA WE HUM FIHA LA JUBHASUNE
C 11:16. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehennemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar.
11:16. Këta janë ata për të cilët në botën tjetër nuk do të ketë kurrgjë, përveç zjarrit. Do t’u shembet çdo gjë që kanë bërë në këtë jetë dhe do t’u zhvlerësohet ajo që kanë punuar.
11:16. ‘ULA’IKEL-LEDHINE LEJSE LEHUM FIL-’AHIRETI ‘ILLA EN-NARU WE HEBITE MA SENA’U FIHA WE BATILUN MA KANU JA’MELUNE
C 11:17. A ai që është (i mbështetur) në argument nga Zoti i tij dhe atë e përforcon dëshmia nga Ai, e para tij (Kur'anit) ishte (dëshmitar) libri i Musait (Tevrati) që ishte udhërrëfyes e mëshirë - (është i njëjtë me atë që ka për qëllim vetëm këtë jetë)? Të tillët (që janë në rrugë të drejtë) e besojnë (Kur'anin). E kush prej atyre grupeve e refuzuan atë, vendi i tij është zjarri. E ti (Muhammed) mos ki dyshim në te, ai është e vërtetë nga Zoti yt, në të s'ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk e besojnë.
11:17. A janë (të barabartë me jobesimtarët), ata, që mbështeten në provë të qartë nga Zoti i tyre, që ndiqet nga një dëshmitar prej Tij (Kurani), para të cilit ishte Libri i Musait (dëshmitar) udhërrëfyes dhe mëshirë? Këta besojnë Kuranin. Dhe për cilindo nga grupet (sektet) që e mohojnë atë, zjarri do të jetë vend i premtuar. Andaj, ti kurrsesi mos dysho në atë; se ai, padyshim, është e vërteta prej Zotit tënd, ndonëse shumica e njerëzve nuk besojnë.
11:17. ‘EFEMEN KANE ‘ALA BEJJINETIN MIN RABBIHI WE JETLUHU SHAHIDUN MINHU WE MIN KABLIHI KITABU MUSA ‘IMAMEN WE REHMETEN ‘ULA’IKE JU’UMINUNE BIHI WE MEN JEKFUR BIHI MINEL-’EHZABI FALNNARU MEW’IDUHU FELA TEKUN FI MIRJETIN MINHU ‘INNEHUL-HEKKU MIN RABBIKE WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JU’UMINUNE
C 11:18. E kush është më mizor se ai që trillon gënjeshtër për All-llahun? Të tillët paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: "Këta ishin të cilët gënjyen ndaj Zotit të tyre, pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mizorëve!"
11:18. Kush janë më të padrejtë se ata që trillojnë gënjeshtra për Allahun? Ata do të sillen para Zotit të tyre e dëshmitarët do të thonë: “Këta janë ata që kanë gënjyer kundër Zotit të tyre. Mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët,
11:18. WE MEN ‘EDHLEMU MIMMENI EFTERA ‘ALA ELLAHI KEDHIBEN ‘ULA’IKE JU’REDUNE ‘ALA RABBIHIM WE JEKULUL-’ESH/HADU HA’UULA’L-LEDHINE KEDHEBU ‘ALA RABBIHIM ‘ELA LA’NETU ELLAHI ‘ALA EDH-DHALIMINE
C 11:19. Të cilët pengojnë nga rruga e All-llahut dhe përpiqen atë ta shtrembërojnë, mu ata janë që nuk e besojnë botën tjetër.
11:19. të cilët pengojnë (të tjerët) nga rruga e Allahut dhe përpiqen ta shtrembërojnë atë, ndërsa vetë nuk besojnë në botën tjetër.”
11:19. EL-LEDHINE JESUDDUNE ‘AN SEBILI ELLAHI WE JEBGUNEHA ‘IWEXHEN WE HUM BIL-’AHIRETI HUM KAFIRUNE
C 11:20. Ata nuk ishin të paprekshëm në tokë (prej dënimit të Zotit), dhe ata nuk kishin mbrojtës pos All-llahut. Atyre u shumëfishohet dënimi, sepse ata nuk ishin që mund të dëgjonin dhe as nuk shikonin.
11:20. Nuk janë ata që kanë pushtetin në Tokë dhe nuk do të kenë ndonjë mbrojtës tjetër, në vend të Allahut. Atyre do t’u shumëfishohet dënimi, sepse as nuk dëgjonin, as shihnin.
11:20. ‘ULA’IKE LEM JEKUNU MU’XHIZINE FIL-’ERDI WE MA KANE LEHUM MIN DUNI ELLAHI MIN ‘EWLIJA’E JUDA’AFU LEHUMUL-’ADHABU MA KANU JESTETI’UNE ES-SEM’A WE MA KANU JUBSIRUNE
C 11:21. Ata mashtruan vetveten dhe humben prej tyre ata (idhujt) që i patën trilluar.
11:21. Këta janë ata që dëmtuan vetveten dhe u humbën idhujt e rremë që i trillonin.
11:21. ‘ULA’IKEL-LEDHINE HASIRU ‘ENFUSEHUM WE DELLE ‘ANHUM MA KANU JEFTERUNE
C 11:22. Është e vërtetë se ata në botën tjetër janë më të humburit.
11:22. Vërtet, këta do të jenë më të humburit në botën tjetër.
11:22. LA XHEREME ‘ENNEHUM FIL-’AHIRETI HUMUL-’EHSERUNE
C 11:23. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira dhe u përulën ndaj Zotit të tyre, ata janë banues të xhennetit, në të janë përgjithmonë.
11:23. Pa dyshim, ata që besojnë, bëjnë vepra të mira dhe përulen para Zotit të tyre, do të jenë banorë të Xhenetit, në të cilin do të qëndrojnë përherë.
11:23. ‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI WE ‘EHBETU ‘ILA RABBIHIM ‘ULA’IKE ‘ESHABUL-XHENNETI HUM FIHA HALIDUNE
C 11:24. Shembulli i gjendjes së këtyre dy grupeve është (i atyre që nuk besuan) si ai i verbëri dhe i shurdhëti dhe (i atyre që besuan) si ai që sheh dhe dëgjon. A janë në pozitë të barabartë? A nuk përkujtoni?!
11:24. Dallimi midis këtyre dy grupeve shëmbëllen me dallimin midis një të verbri të shurdhër dhe një njeriu që sheh e dëgjon. A janë të njëjtë këta (kur të krahasohen)? A nuk po merrni këshillë?!
11:24. METHELUL-FERIKAJNI KAL’A’MA WEL-’ESEMMI WEL-BESIRI WE ES-SEMI’I HEL JESTEWIJANI METHELEN ‘EFELA TEDHEKKERUNE
C 11:25. Ne e patëm dërguar edhe Nuhun te populli i vet (me porosi të njëjtë si Muhammedin që t'u thotë): "Unë ju tërheq vërejtjen haptazi".
11:25. Shumë kohë më parë, Ne dërguam Nuhun te popullit i tij. (Ai u tha): “Unë jam për ju paralajmërues i hapët;
11:25. WE LEKAD ‘ERSELNA NUHEN ‘ILA KAWMIHI ‘INNI LEKUM NEDHIRUN MUBINUN