Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 11:6. Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi Mahfudhë).
11:6. S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në Librin e qartë.
11:6. WE MA MIN DABBETIN FIL-’ERDI ‘ILLA ‘ALA ELLAHI RIZKUHA WE JA’LEMU MUSTEKARREHA WE MUSTEWDE’AHA KULLUN FI KITABIN MUBININ
C 11:7. Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditëve (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që t'ju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë. Nëse ti u thua: "Ju do të ringjalleni pas vdekjes!", ata që nuk besuan thonë: "Kjo (çka na thua) nuk është tjetër vetëm se magji e hapur".
11:7. Është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, teksa Froni i Tij ndodhej mbi ujë, për t’ju vënë në provë kush është më i mirë në vepra. Nëse ti u thua: “Ju do të ringjalleni pas vdekjes”, mohuesit, me siguri do të thonë: “Kjo nuk është asgjë tjetër, përveçse magji e kulluar!”
11:7. WE HUWEL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE FI SITTETI ‘EJJAMIN WE KANE ‘ARSHUHU ‘ALEL-MA’I LIJEBLUWEKUM ‘EJJUKUM ‘EHSENU ‘AMELEN WE LE’IN KULTE ‘INNEKUM MEB’UTHUNE MIN BA’DIL-MEWTI LEJEKULENNEL-LEDHINE KEFERU ‘IN HADHA ‘ILLA SIHRUN MUBINUN
C 11:8. Nëse Ne e vonojmë ndëshkimin për një kohë të shkurtër kundër tyre, ata thonë: "Çka po e pengon atë?" Le ta dijnë se ditën kur t'u vijë, ai nuk zbrapet prej tyre, ata do t'i rrethojë ai (dënimi) me të cilin talleshin.
11:8. Nëse Ne ua shtyjmë dënimin për një kohë të shkurtër, ata me siguri do të thoshin: “Kush po e vonon?” Por ditën që do t’u vijë dënimi, asgjë nuk do t’ua largojë atë dhe, do t’i përfshijë ajo që ata e përqeshnin.
11:8. WE LE’IN ‘EHHARNA ‘ANHUMUL-’ADHABE ‘ILA ‘UMMETIN MA’DUDETIN LEJEKULUNNE MA JEHBISUHU ‘ELA JEWME JE’TIHIM LEJSE MESRUFEN ‘ANHUM WE HAKA BIHIM MA KANU BIHI JESTEHZI’UN
C 11:9. Po nëse Ne ia japim njeriut ndonjë begati nga ana jonë, e pastaj e tërheqim atë prej tij, ai do të jetë i dëshpëruar dhe përbuzës.
11:9. Kur Ne i japim njeriut të shijojë mëshirën Tonë e pastaj ia heqim atë, ai atëherë bëhet shpresëhumbur dhe mohues.
11:9. WE LE’IN ‘EDHEKNAL-’INSANE MINNA REHMETEN THUMME NEZA’NAHA MINHU ‘INNEHU LEJE’USUN KEFURUN
C 11:10. E nëse pas të keqes që e pat goditur atë Ne dhurojmë të mira, ai do të thotë: "Kaluan të këqijat prej meje!". Vërtet, ai është i shfrenuar dhe mendjemadh.
11:10. E, kur pas fatkeqësisë që e ka goditur atë, Ne i japim atij dhunti, ai me siguri do të thotë: “Gjynahet e mia janë larguar nga unë!” atëherë bëhet i gëzuar dhe mendjemadh.
11:10. WE LE’IN ‘EDHEKNAHU NA’MA’E BA’DE DERRA’E MESSET/HU LEJEKULENNE DHEHEBE ES-SEJJI’ATU ‘ANNI ‘INNEHU LEFERIHUN FEHURUN
C 11:11. Përveç atyre, të cilët kishin durim dhe bënin vepra të mira, të tillët kanë falje (të gabimeve) dhe shpërblim të madh.
11:11. (Nuk janë të tillë) vetëm ata që durojnë dhe bëjnë vepra të mira; për ata do të ketë falje dhe shpërblim të madh.
11:11. ‘ILLAL-LEDHINE SEBERU WE ‘AMILU ES-SALIHATI ‘ULA’IKE LEHUM MEGFIRETUN WE ‘EXHRUN KEBIRUN
C 11:12. A mos (shpresojnë idhujtarët se) do të lëshë diçka nga ajo që t'u shpall ty (ngase u vjen rëndë ta dëgjojnë), dhe të shtrëngon zemrën tënde ajo (komunikimi i shpalljes), për shkak se ata do të thonë: "Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë pasuri, ose përse të mos i ketë ardhur bashkë me të ndonjë engjëll?". Ti je vetëm qortues, e All-llahu përkujdeset për çdo send.
11:12. Mund të ndodhë që ti (Muhamed) të lësh mënjanë diçka nga ato që të janë shpallur ty dhe të të ngushtohet kraharori, sepse ata thonë: “Përse nuk i është dërguar ndonjë thesar?” ose, “Përse nuk vjen një engjëll me të?” Ti je vetëm paralajmërues e Allahu kujdeset për çdo gjë.
11:12. FELE’ALLEKE TARIKUN BA’DE MA JUHA ‘ILEJKE WE DA’IKUN BIHI SEDRUKE ‘EN JEKULU LEWLA ‘UNZILE ‘ALEJHI KENZUN ‘EW XHA’E ME’AHU MELEKUN ‘INNEMA ‘ENTE NEDHIRUN WEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN WE KILUN
C 11:13. Apo, pse ata thonë: "Ai (Muhammedi) e trilloi atë (Kur'anin)". Thuaj: "Formuloni pra dhjetë kaptina si ai (Kur'ani) ashtu të trilluara (siç thoni ju) dhe thirrni, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë (çka thoni), kë të mundeni për ndihmë!"
11:13. Nëse ata thonë: “Ai e ka trilluar atë!” Thuaju (o Muhamed!): “Sillni dhjetë sure të ngjashme (në bukuri dhe elokuencë) të trilluara dhe thirrni në ndihmë kë të mundni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën!”
11:13. ‘EM JEKULUNE EFTERAHU KUL FE’TU BI’ASHRI SUWERIN MITHLIHI MUFTEREJATIN WE ED’U MENI ESTETA’TUM MIN DUNI ELLAHI ‘IN KUNTUM SADIKINE
C 11:14. E nëse nuk u përgjigjen juve, atëherë pra ta keni të qartë se ai (Kur'ani), është i zbritur me dijen e All-llahut dhe se nuk ka zot pos Tij. A jeni pra muslimanë?"
11:14. E, nëse nuk ju përgjigjen, atëherë ta dini se ai (Kurani), ka zbritur me dijen e Allahut dhe se s’ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Tij. Andaj, a jeni ju (o mohues) myslimanë?
11:14. FE’ILLEM JESTEXHIBU LEKUM FA’LEMU ‘ENNEMA ‘UNZILE BI’ILMI ELLAHI WE ‘EN LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE FEHEL ‘ENTUM MUSLIMUNE
C 11:15. Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t'ua plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre nuk do t'u mungojë gjë.
11:15. Atyre që duan jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj, Ne do t’ua shpërblejmë krejtësisht punët e tyre dhe në të nuk do t’u lihet gjë mangët.
11:15. MEN KANE JURIDUL-HEJETE ED-DUNJA WE ZINETEHA NUWEFFI ‘ILEJHIM ‘A’MALEHUM FIHA WE HUM FIHA LA JUBHASUNE
C 11:16. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehennemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar.
11:16. Këta janë ata për të cilët në botën tjetër nuk do të ketë kurrgjë, përveç zjarrit. Do t’u shembet çdo gjë që kanë bërë në këtë jetë dhe do t’u zhvlerësohet ajo që kanë punuar.
11:16. ‘ULA’IKEL-LEDHINE LEJSE LEHUM FIL-’AHIRETI ‘ILLA EN-NARU WE HEBITE MA SENA’U FIHA WE BATILUN MA KANU JA’MELUNE