Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 10:96. Kundër atyre, për të cilët ka përfunduar caktimi i Zotit tënd, ata nuk besojnë.
10:96. Vërtet, ata që merituan Fjalën e Zotit tënd, nuk besojnë,
10:96. ‘INNEL-LEDHINE HEKKAT ‘ALEJHIM KELIMETU RABBIKE LA JU’UMINUNE
C 10:97. Edhe sikur t'u kishin paraqitur atyre çdo lloj argumenti, ata nuk besojnë derisa të shohin dënimin e rëndë.
10:97. edhe sikur t’u vijnë të gjitha shenjat, derisa të shohin dënimin e dhembshëm.
10:97. WE LEW XHA’ET/HUM KULLU ‘AJETIN HETTA JEREWL-’ADHABEL-’ELIME
C 10:98. Përse nuk pati vendbanim që të ketë besuar e besimi i tij të ketë ndihmuar (në shpëtim), pos popullit të Junusit, që pasi që besoi, Ne larguam prej tyre dënimin shëmtues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar.
10:98. Përse nuk pati ndonjë qytet, banorët e të cilit të besonin e t’u bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin e poshtërimit në jetën e kësaj bote dhe i lamë të kënaqeshin edhe njëfarë kohe.
10:98. FELEWLA KANET KARJETUN ‘AMENET FENEFE’AHA ‘IMANUHA ‘ILLA KAWME JUNIS LEMMA ‘AMENU KESHEFNA ‘ANHUM ‘ADHABEL-HIZJI FIL-HEJETI ED-DUNJA WE METTA’NAHUM ‘ILA HININ
C 10:99. Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t'i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do t'i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?
10:99. Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjithë ata që gjenden në tokë. Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?!
10:99. WE LEW SHA’E REBBUKE LE’AMENE MEN FIL-’ERDI KULLUHUM XHEMI’EN ‘EFE’ENTE TUKRIHU EN-NASE HETTA JEKUNU MU’UMININE
C 10:100. Nuk është e mundur për asnjë njeri të besojë (ndryshe), pos me ndihmën e All-llahut. E dënimin u jep atyre që nuk mendojnë.
10:100. Askush nuk mund të besojë, përveçse me vullnetin e Allahut. Ai e zbret zemërimin e Tij mbi ata që s’mendojnë.
10:100. WE MA KANE LINEFSIN ‘EN TU’UMINE ‘ILLA BI’IDHNI ELLAHI WE JEXH’ALU ER-RIXHSE ‘ALEL-LEDHINE LA JA’KILUNE
C 10:101. Thuaj: "Vështroni me vëmendje çka ka (nga argumentet) në qiej e në tokë. Po argumentet dhe qortimet nuk bëjnë dobi ndaj një populli që nuk beson.
10:101. Thuaj: “Shikoni ç’ka në qiej dhe në Tokë!” Por shenjat dhe qortimet nuk u bëjnë kurrfarë dobie njerëzve që nuk besojnë.
10:101. KUL ENDHURU MADHA FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE MA TUGNIL-’AJATU WE EN-NUDHURU ‘AN KAWMIN LA JU’UMINUNE
C 10:102. A janë duke pritur tjetër (fat) pos ditët (e zeza) si të atyre që ekzistonin para tyre? Thuaj: "Pritni, pra, se edhe unë bashkë me ju po pres!"
10:102. Vallë, a presin ata ndonjë gjë tjetër, veç diçkaje të ngjashme me dënimin e atyre që kanë jetuar më parë? Thuaj: “Pritni, se edhe unë po pres me ju!”
10:102. FEHEL JENTEDHIRUNE ‘ILLA MITHLE ‘EJJAMIL-LEDHINE HALEW MIN KABLIHIM KUL FANTEDHIRU ‘INNI ME’AKUM MINEL-MUNTEDHIRINE
C 10:103. E Ne pastaj i shpëtojmë të dërguarit tanë edhe ata që besuan. Ja kështu është detyrë e Jona, t'i shpëtojmë besimtarët.
10:103. Pastaj, Ne do t’i shpëtojmë të dërguarit Tanë dhe ata që kanë besuar. Kështu, është detyra Jonë që t’i shpëtojmë besimtarët.
10:103. THUMME NUNEXHXHI RUSULENA WEL-LEDHINE ‘AMENU KEDHALIKE HEKKEN ‘ALEJNA NUNXHIL-MU’UMININE
C 10:104. Thuaj: "O ju njerëz, nëse ju dyshoni në fenë time, unë nuk adhuroj ata që ju adhuroni pos All-llahut, por adhuroj All-llahun që u jepë vdekjen (ashtu si u ka dhënë jetën), dhe jam i urdhëruar të jem besimtar (i Zotit një).
10:104. Thuaj: “O njerëz, nëse ju dyshoni në fenë time, unë nuk do t’i adhuroj ato, që ju i adhuroni në vend të Allahut, por do të adhuroj vetëm Allahun, i Cili do t’ju bëjë të vdisni. Unë jam urdhëruar të jem nga ata që besojnë.
10:104. KUL JA ‘EJJUHA EN-NASU ‘IN KUNTUM FI SHEKKIN MIN DINI FELA ‘A’BUDUL-LEDHINE TA’BUDUNE MIN DUNI ELLAHI WE LEKIN ‘A’BUDU ELLAHEL-LEDHI JETEWEFFAKUM WE ‘UMIRTU ‘EN ‘EKUNE MINEL-MU’UMININE
C 10:105. Dhe (jam i urdhëruar): Përqëndrohu me tërë qenien tënde në fenë e drejtë, e mos u bë nga idhujtarët!
10:105. Dhe (më është thënë): ‘Bëhu i sinqertë në fe dhe kurrsesi mos u bëj nga idhujtarët.
10:105. WE ‘EN ‘EKIM WEXHHEKE LILDDINI HENIFEN WE LA TEKUNENNE MINEL-MUSHRIKINE
C 10:106. Dhe mos lut tjetërkë pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjellë as dobi as dëm, e nëse e bën atë, dije se i ke bërë padrejt vetvetes.
10:106. Përveç Allahut, mos iu lut tjetërkujt nga ata që nuk të sjellin as dobi, as dëm. Nëse do ta bëje këtë, atëherë, ti do të ishe vërtet keqbërës.”
10:106. WE LA TED’U MIN DUNI ELLAHI MA LA JENFA’UKE WE LA JEDURRUKE FE’IN FE’ALTE FE’INNEKE ‘IDHEN MINE EDH-DHALIMINE