U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
10:72.
"E nëse prapësoheni (nga mësimet e mia), unë nuk u kërkoj ndonjë shpërblim, se shpërblimi im është vetëm prej All-llahut. Unë jam i urdhëruar të jem njëri prej muslimanëve".
10:72.
Por, nëse ktheni shpinën, (dijeni se) unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi. Shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Mua më është urdhëruar të jem prej atyre që (i) nështrohen (Atij).”
10:72.
FE’IN TEWELLEJTUM FEMA SE’ELTUKUM MIN ‘EXHRIN ‘IN ‘EXHRI ‘ILLA ‘ALA ELLAHI WE ‘UMIRTU ‘EN ‘EKUNE MINEL-MUSLIMINE
C
10:73.
E ata (populli i tij) e konsideruan atë rrenacak e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin bashkë me të në anije, dhe i bëmë që ata të jenë pasardhës (zëvendësues), kurse ata që i përgënjeshtruan ajetet tona i përmbytëm. Shih pra, si ishte fundi i gënjeshtarëve.
10:73.
Por ata e quajtën gënjeshtar, kurse Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë besimtarët që ishin në anije me të. Pastaj i bëmë ata zëvendës (të atyre që u zhdukën), kurse i fundosëm ata që përgënjeshtruan shpalljet Tona. Shikoje sesi ishte përfundimi i atyre që ishin paralajmëruar.
10:73.
FEKEDHDHEBUHU FENEXHXHEJNAHU WE MEN ME’AHU FIL-FULKI WE XHE’ALNAHUM HALA’IFE WE ‘EGREKNAL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATINA FANDHUR KEJFE KANE ‘AKIBETUL-MUNDHERINE
C
10:74.
Mandej pas tij dërguam të dërguar te popujt e tyre, të cilët erdhën dhe u sollën atyre argumente të forta, por ata nuk i besuan asaj, të cilën më parë e kishin përgënjeshtruar. Kështu, pra vulosim zemrat atyre që i kalojnë kufijtë.
10:74.
Pastaj, pas tij u çuam të dërguar popujve të tyre e ata u sollën prova atyre, por nuk do të besonin çfarë kishin përgënjeshtruar më parë. Kështu, Ne ua vulosim zemrat atyre që kalojnë kufirin.
10:74.
THUMME BE’ATHNA MIN BA’DIHI RUSULEN ‘ILA KAWMIHIM FEXHA’UHUM BIL-BEJJINATI FEMA KANU LIJU’UMINU BIMA KEDHDHEBU BIHI MIN KABLU KEDHALIKE NETBA’U ‘ALA KULUBIL-MU’TEDINE
C
10:75.
Pastaj, pas tyre dërguam Musain dhe Harunin me argumentet tona, te Faraoni dhe paria e rrethit të tij, po ata paraqitën kryelartësi, pse ishte popull që bënte krime.
10:75.
Pastaj, Faraonit dhe parisë së tij pas tyre, u dërguam Musain dhe Harunin me mrekullitë Tona, por ata u sollën me mendjemadhësi, sepse ishin popull keqbërës.
10:75.
THUMME BE’ATHNA MIN BA’DIHIM MUSA WE HARUNE ‘ILA FIR’AWNE WE MELE’IHI BI’AJATINA FASTEKBERU WE KANU KAWMEN MUXHRIMINE
C
10:76.
E kur u erdhi atyre e vërteta e sigurt nga Ne, ata thanë: "Kjo nuk është tjetër pos magji e qartë".
10:76.
Kur u erdhi e Vërteta prej Nesh, ata thanë: “Kjo duket që është magji e qartë!”
10:76.
FELEMMA XHA’EHUMUL-HEKKU MIN ‘INDINA KALU ‘INNE HADHA LESIHRUN MUBINUN
C
10:77.
Musai tha: "A të vërtetës i thoni magji? A magji është kjo? Magjistarët nuk shpëtojnë?"
10:77.
Musai tha: “A mos vallë, për të Vërtetën, pasi ju ka ardhur, thoni: Kjo është magji? E pra, magjistarët nuk shpëtojnë!”
10:77.
KALE MUSA ‘ETEKULUNE LILHEKKI LEMMA XHA’EKUM ‘ESIHRUN HADHA WE LA JUFLIHU ES-SAHIRUNE
C
10:78.
Ata thanë: "Mos erdhe të na largosh nga ajo (feja) që e gjetëm te prindërit tanë, për t'ju mbetur juve dyve madhështia në tokë? Po ne nuk ju besojmë juve dyve".
10:78.
Ndërsa ata thanë: “A mos ke ardhur të na kthesh nga ajo (rrugë), ku i kemi gjetur etërit tanë e, ju të dyve, t’ju takojë pushteti në Tokë? E pra, ne nuk duam t’ju besojmë ju të dyve”!
10:78.
KALU ‘EXHI’TENA LITELFITENA ‘AMMA WEXHEDNA ‘ALEJHI ‘ABA’ENA WE TEKUNE LEKUMAL-KIBRIJA’U FIL-’ERDI WE MA NEHNU LEKUMA BIMU’UMININE
C
10:79.
Faraoni tha: "Sillmëni mua të gjithë magjistarët e aftë".
10:79.
Faraoni tha: “M’i sillni të gjithë magjistarët e shkathët!”
10:79.
WE KALE FIR’AWNU E’TUNI BIKULLI SAHIRIN ‘ALIMIN
C
10:80.
E kur erdhën magjistarët, Musai u tha: "Hidhni ç'keni për të hedhur".
10:80.
Pasi erdhën magjistarët, Musai u tha: “Hidhni ç’keni për të hedhur”!
10:80.
FELEMMA XHA’E ES-SEHERETU KALE LEHUM MUSA ‘ELKU MA ‘ENTUM MULKUNE
C
10:81.
E kur i hodhën ata, Musai u tha: "Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji!" Po All-llahu do ta asgjësojë këtë, sepse All-llahu nuk e përkrah veprën e të prishurve.
10:81.
Kur ata i hodhën, Musai tha: “Kjo që keni sjellë ju, është magji dhe vërtet, Allahu do ta shkatërrojë atë. Allahu, me siguri që do ta prishë punën e ngatërrestarëve.
10:81.
FELEMMA ‘ELKAW KALE MUSA MA XHI’TUM BIHI ES-SIHRU ‘INNALL-LLAHE SEJUBTILUHU ‘INNALL-LLAHE LA JUSLIHU ‘AMELEL-MUFSIDINE
C
10:82.
Dhe me argumentet e veta All-llahu e fuqizon të vërtetën, ndonëse e urrejnë të pabesët.
10:82.
Allahu, me fjalën e Tij e forcon të Vërtetën, edhe sikur ta urrejnë keqbërësit këtë!”
10:82.
WE JUHIKKU ELLAHUL-HEKKA BIKELIMATIHI WE LEW KERIHEL-MUXHRIMUNE