Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 10:49. Thuaj: "Unë nuk mund t'i sjell vetes sime as dëm as dobi, pos atë që dëshiron All-llahu". Çdo popull ka afatin (e caktuar), e kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta vonojnë as për një moment e as ta ngutin.
10:49. Thuaj: “Unë nuk kam fuqi t’i bëj vetes as dëm, as dobi, përveç asaj që dëshiron Allahu. Çdo popull ka afatin e vet. Prandaj, kur t’u vijë ai, ata nuk mund ta shtyjnë për asnjë çast e as ta shpejtojnë”.
10:49. KUL LA ‘EMLIKU LINEFSI DERREN WE LA NEF’AN ‘ILLA MA SHA’EL-LAHU LIKULLI ‘UMMETIN ‘EXHELUN ‘IDHA XHA’E ‘EXHELUHUM FELA JESTE’HIRUNE SA’ATEN WE LA JESTEKDIMUNE
C 10:50. Thuaj: "Më tregoni, nëse u vjen dënimi i Tij natën ose ditën, e çka i shtyen të nguten për të kriminelët?"
10:50. Thuaj: “Si mendoni ju, nëse ju vjen dënimi i Tij natën apo ditën, çfarë pjese të tij do të përshpejtojnë keqbërësit?”
10:50. KUL ‘ERE’EJTUM ‘IN ‘ETAKUM ‘ADHABUHU BEJATEN ‘EW NEHARAN MADHA JESTA’XHILU MINHUL-MUXHRIMUNE
C 10:51. A pasi që të ndodhë (dënimi) do ta besoni atë? A tani!? (po besoni), e ju ishit ata që kërkonit t'u vijë më shpejtë?
10:51. A mos vallë, vetëm atëherë kur të ndodhë do ta besoni? Po më parë, përse kërkonit ardhjen e shpejtë të tij?!
10:51. ‘ETHUMME ‘IDHA MA WEKA’A ‘AMENTUM BIHI ‘AL’ANE WE KAD KUNTUM BIHI TESTA’XHILUNE
C 10:52. Më vonë (në ditën e kijametit) atyre që bënë zullum u thuhet: "Shijoni dënimin e përjetshëm!" Mos jeni dënuar më shumë se ç'keni merituar?"
10:52. E pastaj, do t’u thuhet keqbërësve: “Shijoni dënimin e përhershëm! Nuk dënoheni ndryshe, përveçse sipas veprave që keni punuar”.
10:52. THUMME KILE LILLEDHINE DHELEMU DHUKU ‘ADHABEL-HULDI HEL TUXHZEWNE ‘ILLA BIMA KUNTUM TEKSIBUNE
C 10:53. E ata kërkojnë t'u tregosh (e do të thonë): "A është e vërtetë ajo (që thua për dënimin)?". Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, ajo është më se e vërtetë, dhe ju nuk do të mund ta pengoni kurrsesi".
10:53. Ata kërkojnë shpjegim prej teje: “A është e vërtetë ajo?” Thuaj: “Po, për Zotin tim, padyshim që është e vërtetë e ju nuk do të mund ta pengoni atë”!
10:53. WE JESTENBI’UNEKE ‘EHEKKUN HUWE KUL ‘I WE RABBI ‘INNEHU LEHEKKUN WE MA ‘ENTUM BIMU’XHIZINE
C 10:54. Secili njeri që e ka dëmtuar veten (duke mosbesuar), po të ishte e tij çdo gjë që ekziston në tokë, ai do ta flijonte atë (për të shpëtuar). E kur e shohin dënimin, ata fshehin dëshpërimin (nga hutia). Atëherë bëhet gjykimi i drejtë mes tyre nuk u bëhet padrejtë.
10:54. Sikur çdo njeri që ka bërë padrejtësi, të kishte tërë pasurinë e botës, do ta jepte atë (Ditën e Gjykimit) si dëmshpërblim (për të shpëtuar). Ata do të fshehin pendimin kur të përballen me dënimin e do të gjykohen me të drejtë dhe nuk do t’u bëhet padrejtësi.
10:54. WE LEW ‘ENNE LIKULLI NEFSIN DHELEMET MA FIL-’ERDI LAFTEDET BIHI WE ‘ESERRU EN-NEDAMETE LEMMA RE’EWL-’ADHABE WE KUDIJE BEJNEHUM BIL-KISTI WE HUM LA JUDHLEMUNE
C 10:55. Vini re! Nuk ka dyshim se gjithçka që gjendet në qiej e në tokë është e All-llahut! Kini kujdes. Premtimi i All-llahut është më se i vërtetë, por shumica e tyre nuk e dinë.
10:55. Vërtetë që Allahut i përket çdo gjë që gjendet në qiej dhe në Tokë. Premtimi i Allahut është i vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
10:55. ‘ELA ‘INNE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI ‘ELA ‘INNE WA’DEL-LAHI HEKKUN WE LEKINNE ‘EKTHEREHUM LA JA’LEMUNE
C 10:56. Ai jep jetë dhe vdekje, dhe vetëm te Ai do të ktheheni.
10:56. Ai jep jetën dhe vdekjen dhe tek Ai do të ktheheni.
10:56. HUWE JUHJI WE JUMITU WE ‘ILEJHI TURXHA’UNE
C 10:57. O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.
10:57. O njerëz, ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.
10:57. JA ‘EJJUHA EN-NASU KAD XHA’ETKUM MEW’IDHETUN MIN RABBIKUM WE SHIFA’UN LIMA FI ES-SUDURI WE HUDEN WE REHMETUN LILMU’UMININE
C 10:58. Thuaj: "Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata".
10:58. Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij - vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.”
10:58. KUL BIFEDLI ELLAHI WE BIREHMETIHI FEBIDHALIKE FELJEFREHU HUWE HAJRUN MIMMA JEXHMA’UNE
C 10:59. Thuaj: "Më thuani, atë që All-llahu ju dha si ushqim (të lejuar), e ju nga ai diçka bëtë të ndaluar e diçka të lejuar?" Thuaj: "A ju lejoi All-llahu ju, ose ju i shpifni All-llahut?"
10:59. Thuaj: “Çfarë mendoni ju për ushqimin që jua ka zbritur Allahu, një pjesë të të cilit e bëni të ndaluar e një pjesë tjetër të lejuar?” Thuaj: “A ju ka lejuar Allahu për këtë apo po shpifni gënjeshtra për Allahun?”
10:59. KUL ‘ERE’EJTUM MA ‘ENZELEL-LAHU LEKUM MIN RIZKIN FEXHE’ALTUM MINHU HERAMEN WE HELALAN KUL ‘ALLLEHU ‘EDHINE LEKUM ‘EM ‘ALA ELLAHI TEFTERUNE