U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
10:33.
Kështu është pra, vendimi i Zotit tënd kundër të shfrenuarve, pse ata nuk besojnë.
10:33.
Kështu përmbushet fjala e Zotit tënd ndaj atyre që bëjnë çrregullime; se, me të vërtetë, ata nuk besojnë.
10:33.
KEDHALIKE HEKKAT KELIMETU RABBIKE ‘ALEL-LEDHINE FESEKU ‘ENNEHUM LA JU’UMINUNE
C
10:34.
Thuaj: "A ka prej idhujve tuaj ndokush që ta fillojë krijimin e mandej atë (pas vdekjes) ta rikthejë?". Thuaj: "All-llahu e nis krijimin dhe sërish e rikthen. Si i largoheni pra të vërtetës?"
10:34.
Thuaj: “A ka ndër idhujt tuaj ndonjë që mund të fillojë krijimin e pastaj ta përsërisë?” Thuaj: “Allahu e fillon krijimin dhe pastaj e përsërit atë! Prandaj, si largoheni (nga e vërteta drejt së kotës)?
10:34.
KUL HEL MIN SHUREKA’IKUM MEN JEBDE’UL-HALKA THUMME JU’IDUHU KULI ELLAHU JEBDE’UL-HALKA THUMME JU’IDUHU FE’ENNA TU’UFEKUNE
C
10:35.
Thuaj: "A ka ndokush prej idhujve tuaj që ndonjë të humbur ta drejtojë në rrugën e drejtë? Thuaj: "Vetëm All-llahu udhëzon në të vërtetën. Atëherë pra, a është më e drejtë të shkohet pas atij që udhëzon në rrugën e drejtë, apo pas atij që nuk udhëzon, (sepse nuk mund ta udhëzojë as vetveten) vetëm nëse prej dikuj tjetër udhëzohet? Ç'është me ju? Si gjykoni?
10:35.
Thuaj: “A ka ndër idhujt tuaj ndonjë që mund të udhëzojë në rrugë të drejtë?” Thuaj: “Vetëm Allahu udhëzon në rrugë të drejtë! E pra, pas cilit ia vlen të shkosh, pas atij që udhëzon në rrugë të drejtë apo pas atij i cili as vetë nuk është në rrugë të drejtë, veç nëse e shpie dikush? Çfarë keni? Si po gjykoni kështu?!”
10:35.
KUL HEL MIN SHUREKA’IKUM MEN JEHDI ‘ILAL-HEKKI KULI ELLAHU JEHDI LILHEKKI ‘EFEMEN JEHDI ‘ILAL-HEKKI ‘EHEKKU ‘EN JUTTEBE’A ‘EMMEN LA JEHIDDI ‘ILLA ‘EN JUHDA FEMA LEKUM KEJFE TEHKUMUNE
C
10:36.
Shumica e tyre nuk përkojnë tjetër pos supozim, e supozimi nuk është asgjë ndaj të vërtetës. All-llahu di shumë mirë për atë që punojnë.
10:36.
Shumica e tyre veprojnë vetëm sipas hamendjes. Në të vërtetë, hamendja nuk e zëvendëson aspak të vërtetën. Allahu, pa dyshim, e di mirë atë që punojnë ata.
10:36.
WE MA JETTEBI’U ‘EKTHERUHUM ‘ILLA DHENNEN ‘INNE EDH-DHENNE LA JUGNI MINEL-HEKKI SHEJ’AN ‘INNALL-LLAHE ‘ALIMUN BIMA JEF’ALUNE
C
10:37.
Nuk është e logjikshme të mendohet se ky Kur'an është i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është (i zbritur) nga Zoti i botëve.
10:37.
Ky Kuran nuk është i tillë që të mund të bëhej prej dikujt tjetër veç Allahut. Përkundrazi, ai është vërtetues i shpalljeve të mëparshme dhe shpjegues i Ligjit (për njerëzit) dhe, pa dyshim, është zbritur nga Zoti i botëve!
10:37.
WE MA KANE HADHAL-KUR’ANU ‘EN JUFTERA MIN DUNI ELLAHI WE LEKIN TESDIKAL-LEDHI BEJNE JEDEJHI WE TEFSILEL-KITABI LA REJBE FIHI MIN RABBIL-’ALEMINE
C
10:38.
Përkundër kësaj, ata (idhujtarët) thonë se atë e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: "Silleni pra ju një kaptinë të ngjashme me këtë, madje thirrni kë të doni në ndihmë, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë në atë që thoni".
10:38.
Nëse ata thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar atë (Kuranin)”, thuaju: “Atëherë, sillni një sure të ngjashme me të dhe thirrni (në ndihmë) kë të mundni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën.”
10:38.
‘EM JEKULUNE EFTERAHU KUL FE’TU BISURETIN MITHLIHI WE ED’U MENI ESTETA’TUM MIN DUNI ELLAHI ‘IN KUNTUM SADIKINE
C
10:39.
Por ja, ata përgënjeshtruan atë (Kur'anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po kështu, gënjenin edhe ata që ishin më përpara. Shiko si ishte përfundimi i zullumqarëve.
10:39.
Por ata e mohojnë atë që nuk e njohin plotësisht, ndërkohë që nuk u ka ardhur ende përmbushja e (premtimeve të) tij. Kështu kanë mohuar edhe popujt që ishin para tyre; prandaj shiko si kanë përfunduar keqbërësit!
10:39.
BEL KEDHDHEBU BIMA LEM JUHITU BI’ILMIHI WE LEMMA JE’TIHIM TE’WILUHU KEDHALIKE KEDHDHEBEL-LEDHINE MIN KABLIHIM FANDHUR KEJFE KANE ‘AKIBETU EDH-DHALIMINE
C
10:40.
Ka prej tyre (te të cilët u dërgua Muhammedi) që e besojnë atë (Kur'anin), e ka prej tyre edhe asish që atë nuk e besojnë. Zoti i njeh më së miri kokëfortit.
10:40.
Disa prej tyre besojnë në atë (Kuran) e disa nuk besojnë. Zoti yt i njeh më së miri ngatërrestarët.
10:40.
WE MINHUM MEN JU’UMINU BIHI WE MINHUM MEN LA JU’UMINU BIHI WE REBBUKE ‘A’LEMU BIL-MUFSIDINE
C
10:41.
Po nëse ata të përgënjeshtruan ty, thuaj: "Mua më takon (shpërblimi nga) vepra ime e juve veprimi juaj, ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë, e as unë për atë që bëni ju".
10:41.
Nëse ata të quajnë gënjeshtar, thuaju: “Unë kam (shpërblim për) punën time, kurse ju keni (shpërblim për) punën tuaj. Ju s’jeni përgjegjës për atë që bëj unë dhe as unë s’jam përgjegjës për atë që bëni ju.”
10:41.
WE ‘IN KEDHDHEBUKE FEKUL LI ‘AMELI WE LEKUM ‘AMELUKUM ‘ENTUM BERI’UNE MIMMA ‘A’MELU WE ‘ENA BERI’UN MIMMA TA’MELUNE
C
10:42.
Ka prej tyre që të dëgjojnë (kur lexon, por formalisht). A mund ta bësh të shurdhëtin të dëgjojë, edhe kur ata nuk kuptojnë?
10:42.
Ka prej atyre që të dëgjojnë. Por, a mund të bësh ti që të dëgjojnë të shurdhërit, të cilët s’kanë as mend?
10:42.
WE MINHUM MEN JESTEMI’UNE ‘ILEJKE ‘EFE’ENTE TUSMI’U ES-SUMME WE LEW KANU LA JA’KILUNE
C
10:43.
Ka prej tyre që të shikon ty (duket se po të shikon). A mund ta udhëzosh ti të verbërin, kur ata nuk shohin (të vërtetën)?
10:43.
Ka prej atyre që të shikojnë. Por, a mund të bësh ti që të ecin në rrugë të drejtë të verbërit, të cilët nuk shohin?
10:43.
WE MINHUM MEN JENDHURU ‘ILEJKE ‘EFE’ENTE TEHDIL-’UMJE WE LEW KANU LA JUBSIRUNE