Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 9:84. Dhe asnjërit prej tyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazes) kurrë, e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje e vizitë), pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe vdiqën kryeneçë.
9:84. Askujt prej hipokritëve, kur të vdesin, mos ia fal xhenazen, as mos rri afër varrit të hipokritit, sepse ata e kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe qëndruan të pabindur deri në vdekje.
9:84. WE LA TUSELLI ‘ALA ‘EHEDIN MINHUM MATE ‘EBEDEN WE LA TEKUM ‘ALA KABRIHI ‘INNEHUM KEFERU BILLAHI WE RESULIHI WE MATU WE HUM FASIKUNE
C 9:85. Po ty të mos duket e mirë pasuria e tyre dhe fëmijët e tyre. All-llahu deshi t'i mundojë me të në këtë botë dhe t'u dalë shpirti duke qenë mohues.
9:85. Mos u josh (o Muhamed) nga pasuria dhe fëmijët e tyre, sepse nëpërmjet tyre Allahu kërkon t’i ndëshkojë ata në këtë jetë, në mënyrë që t’u dalë shpirti duke qenë jobesimtarë.
9:85. WE LA TU’XHIBKE ‘EMWALUHUM WE ‘EWLADUHUM ‘INNEMA JURIDU ELLAHU ‘EN JU’ADHDHIBEHUM BIHA FI ED-DUNJA WE TEZHEKA ‘ENFUSUHUM WE HUM KAFIRUNE
C 9:86. E kur zbritët një kaptinë (që thotë): Të besoni All-llahun dhe luftoni së bashku me të dërguarin e Tij, ata të pasurit kërkuan leje prej teje dhe thanë: "Na le të mbesim me ata që rrinë!"
9:86. Dhe kur shpallet një sure që thotë: “Besoni Allahun dhe luftoni së bashku me të Dërguarin e Tij!” pasanikët e tyre (hipokritëve) kërkojnë leje, duke thënë: “Na lini të rrimë me ata që nuk shkojnë në luftë!”
9:86. WE ‘IDHA ‘UNZILET SURETUN ‘EN ‘AMINU BILLAHI WE XHAHIDU ME’A RESULIHI ESTE’DHENEKE ‘ULUT-TEWLI MINHUM WE KALU DHERNA NEKUN ME’AL-KA’IDINE
C 9:87. U pajtuan të mbesin me ata që nuk vajtën (në luftë). Po zemrat e tyre janë mbyllur, andaj ata nuk kuptojnë.
9:87. Kënaqen të jenë me ata që nuk shkojnë në luftë, zemrat e tyre janë të vulosura e ata nuk kuptojnë!
9:87. REDU BI’EN JEKUNU ME’AL-HAWALIFI WE TUBI’A ‘ALA KULUBIHIM FEHUM LA JEFKAHUNE
C 9:88. Por, i dërguari, e së bashku me të edhe ata që besuan, luftuan me pasurinë dhe veten e tyre dhe atyre u takuan të gjitha të mirat, ata janë të shpëtuarit.
9:88. Por, i Dërguari dhe ata që besojnë në të, luftojnë me pasurinë e tyre dhe jetën e tyre. Për ata do të ketë çdo të mirë dhe pikërisht ata do të jenë të shpëtuarit.
9:88. LEKINI ER-RESULU WEL-LEDHINE ‘AMENU ME’AHU XHAHEDU BI’EMWALIHIM WE ‘ENFUSIHIM WE ‘ULA’IKE LEHUMUL-HAJRATU WE ‘ULA’IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C 9:89. All-llahu u ka përgatitur atyre xhennete që në to rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ai është suksesi i madh.
9:89. Allahu u ka përgatitur atyre kopshtet e Xhenetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore.
9:89. ‘E’ADDEL-LAHU LEHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA DHALIKEL-FEWZUL-’ADHIMU
C 9:90. Disa nga arabët beduinë që kërkuan falje, erdhën për t'iu dhënë leje (të mos shkonin në luftë), e ata të tjerët që kishin gënjyer (me besim) All-llahun dhe të dërguarin e Tij ishin ndalë (pa leje). Ata që prej tyre nuk besuan, do t'i godasë dënim i ashpër.
9:90. Disa beduinë erdhën me shfajësime, duke të të kërkuar leje, që të mos shkonin në luftë. Dhe munguan ata që e gënjyen Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ata prej atyre që mohuan, me të vërtetë, do t’i godasë një dënim i dhembshëm.
9:90. WE XHA’EL-MU’ADHDHIRUNE MINEL-’A’RABI LIJU’UDHENE LEHUM WE KA’ADEL-LEDHINE KEDHEBU ELLAHE WE RESULEHU SEJUSIBUL-LEDHINE KEFERU MINHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C 9:91. Nuk është ndonjë mëkat për të dobëtit, as për të sëmurët, e as për ata që nuk kanë me çka të përgatiten, kur janë të sinqertë ndaj All-llahut dhe të dërguarit të Tij, pra për të mirët nuk ka rrugë qortimi. All-llahu falë shumë, është mëshirues.
9:91. Nuk është gjynah të mos shkojnë në luftë të dobëtit, as të sëmurët, as ata që nuk mund të sigurojnë shpenzimet, nëse janë të sinqertë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Nuk ka vend për vërejtje ndaj punëmirëve. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
9:91. LEJSE ‘ALA ED-DU’AFA’I WE LA ‘ALEL-MERDA WE LA ‘ALEL-LEDHINE LA JEXHIDUNE MA JUNFIKUNE HEREXHUN ‘IDHA NESEHU LILLAHI WE RESULIHI MA ‘ALEL-MUHSININE MIN SEBILIN WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C 9:92. (Nuk ka qortim) Dhe as për ata që kur erdhën te ti për t'i bartur me kafshë, u the: "Nuk kam me çka t'ju bartë. Ata u kthyen, e prej pikëllimit pse nuk kishin me çka të përgatiteshin, nga sytë e tyre u rridhnin lotë.
9:92. (Nuk ka gjynah) as për ata të cilët, kur vijnë te ti për të kërkuar kafshë shalimi e ti u thua: “Unë nuk mund t’ju siguroj kafshë shalimi”, kthehen me sytë e tyre që u rrjedhin lot, ngaqë nuk mundën të gjenin gjë për të dhënë (në rrugë të Allahut).
9:92. WE LA ‘ALEL-LEDHINE ‘IDHA MA ‘ETEWKE LITEHMILEHUM KULTE LA ‘EXHIDU MA ‘EHMILUKUM ‘ALEJHI TEWELLEW WE ‘A’JUNUHUM TEFIDU MINE ED-DEM’I HEZENEN ‘ELLA JEXHIDU MA JUNFIKUNE
C 9:93. E keqja është për ata që duke qenë pasanikë kërkuan leje dhe u pajtuan të mbeteshin me ata që nuk vajtën. Po, All-llahu ka vulosur zemrat e tyre, ata nuk do të gjejnë rrugë.
9:93. Por ka vend për t’u qortuar ata, që kërkojnë leje nga ti, duke qenë të pasur. Ata kënaqen të rrinë me ata që nuk shkojnë në luftë. Allahu ua ka vulosur atyre zemrat, por ata nuk dinë.
9:93. ‘INNEMA ES-SEBILU ‘ALEL-LEDHINE JESTE’DHINUNEKE WE HUM ‘EGNIJA’U REDU BI’EN JEKUNU ME’AL-HAWALIFI WE TEBE’ALLAHU ‘ALA KULUBIHIM FEHUM LA JA’LEMUNE
C 9:94. Kur të ktheheni te ata, ata do t'ju kërkojnë falje, thuaju: "Mos u arsyetoni, ne nuk ju besojmë, për gjendjen e juaj na ka njoftuar All-llahu. Veprën tuaj do ta shohë All-llahu dhe i dërguari i Tij, e pastaj ju do të ktheheni te Ai që i di të fshehtat dhe të dukshmet, e Ai do t'ju lajmërojë për atë që keni vepruar".
9:94. Kur të ktheheni tek ata, do t’ju vijnë duke u shfajësuar. Thuaju: “Mos kërkoni falje! Sido që të jetë, ne nuk ju besojmë, sepse Allahu na ka lajmëruar për qëllimet tuaja. Me siguri, Allahu dhe i Dërguari i Tij do t’i shohin veprat tuaja; pastaj ju do të ktheheni tek Ai, që i di gjërat e padukshme dhe të dukshme e do t’ju lajmërojë për atë që keni bërë.
9:94. JA’TEDHIRUNE ‘ILEJKUM ‘IDHA REXHA’TUM ‘ILEJHIM KUL LA TA’TEDHIRU LEN NU’UMINE LEKUM KAD NEBBE’ENALLAHU MIN ‘EHBARIKUM WE SEJERALLAHU ‘AMELEKUM WE RESULUHU THUMME TUREDDUNE ‘ILA ‘ALIMIL-GAJBI WE ESH-SHEHADETI FEJUNEBBI’UKUM BIMA KUNTUM TA’MELUNE