Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 9:63. A nuk e ditën ata se kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, atij i është caktuar zjarri i xhehennemit, ku do të jenë përjetë, e ky është ai poshtërimi i madh.
9:63. Vallë, a nuk e dinë ata, se për atë që e kundërshton Allahun dhe të Dërguarit e Tij, është përgatitur zjarri i Xhehenemit, në të cilin do të qëndrojë përherë? Ky është poshtërimi më i madh!
9:63. ‘ELEM JA’LEMU ‘ENNEHU MEN JUHADIDI ELLAHE WE RESULEHU FE’ENNE LEHU NARE XHEHENNEME HALIDEN FIHA DHALIKEL-HIZJUL-’ADHIMU
C 9:64. Hipokritët kanë dro se do të zbritet ndonjë kaptinë që do të nxjerrë në shesh atë që kanë në zemrat e tyre. Thuaj: "Ani, talluni!" All-llahu do ta zbulojë atë që i frikësoheni.
9:64. Hipokritët druajnë se do të shpallet ndonjë sure e cila do t’i lajmërojë se ç’ka në zemrat e tyre. Thuaj: “Talluni po deshët! Allahu sigurisht që do ta nxjerrë në pah atë së cilës ju i druheni”.
9:64. JEHDHERUL-MUNAFIKUNE ‘EN TUNEZZELE ‘ALEJHIM SURETUN TUNEBBI’UHUM BIMA FI KULUBIHIM KULI ESTEHZI’U ‘INNALL-LLAHE MUHRIXHUN MA TEHDHERUNE
C 9:65. E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: "Ne vetëm jemi mahnitur e dëfruar". Thuaj: "A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?"
9:65. Nëse i pyet, ata do të të përgjigjen: “Ne vetëm po bënim shaka dhe po luanim”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni?”
9:65. WE LE’IN SE’ELTEHUM LEJEKULUNNE ‘INNEMA KUNNA NEHUDU WE NEL’ABU KUL ‘EBIALLLEHI WE ‘AJATIHI WE RESULIHI KUNTUM TESTEHZI’UNE
C 9:66. Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar. Nëse një grupi nga ju i falim, grupin tjetër e dënojmë, ngase ishin kriminelë.
9:66. Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët besuar. Nëse Ne i falim disa prej jush (për shkak se u penduan), do t’i ndëshkojmë të tjerët, ngase janë fajtorë (nuk u penduan për talljen që bënë).
9:66. LA TA’TEDHIRU KAD KEFERTUM BA’DE ‘IMANIKUM ‘IN NA’FU ‘AN TA’IFETIN MINKUM NU’ADHDHIB TA’IFETEN BI’ENNEHUM KANU MUXHRIMINE
C 9:67. Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri-tjetri; urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira dhe shrëngojnë duart e tyre. Harruan All-llahun (nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga mëshira). Nuk ka dyshim, hipokritët janë ata të prishurit.
9:67. Hipokritët dhe hipokritet janë të ngjashëm me njëri - tjetrin: kërkojnë që të bëhen vepra të këqija e pengojnë të mirat dhe janë dorështrënguar. Ata e kanë harruar Allahun, por edhe Ai i ka harruar ata. Me të vërtetë, hipokritët janë keqbërës.
9:67. EL-MUNAFIKUNE WEL-MUNAFIKATU BA’DUHUM MIN BA’DIN JE’MURUNE BIL-MUNKERI WE JENHEWNE ‘ANIL-MA’RUFI WE JEKBIDUNE ‘EJDIJEHUM NESU ELLAHE FENESIJEHUM ‘INNEL-MUNAFIKINE HUMUL-FASIKUNE
C 9:68. Hipokritëve dhe hipokriteve dhe jobesimtarëve All-llahu u ka përcaktuar zjarrin e xhehennemit, ku do të jenë përgjithmonë, ai mjafton për ta, dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kanë dënim të pandërprerë.
9:68. Allahu u ka premtuar hipokritëve, hipokriteve dhe mosbesimtarëve zjarrin e Xhehenemit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë; ai do t’iu mjaftojë atyre! Allahu i ka mallkuar dhe ata do të kenë dënim të vazhdueshëm.
9:68. WE’ADEL-LAHUL-MUNAFIKINE WEL-MUNAFIKATI WEL-KUFFARE NARE XHEHENNEME HALIDINE FIHA HIJE HESBUHUM WE LE’ANEHUMU ELLAHU WE LEHUM ‘ADHABUN MUKIMUN
C 9:69. Ju hipokritë jeni si ata para jush, që ishin më të fuqishëm se ju, kishin më shumë pasuri e fëmijë, që përjetuan atë që u takoi, sikurse që përjetuat edhe ju pjesën tuaj, madje edhe ju u zhytët (në të këqija) siç u zhytën ata. Të tillët asgjësuan veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër, dhe të tillët janë plotësisht të dëshpëruar.
9:69. (Ju hipokritë jeni) si ata që kanë qenë para jush! Ata kanë qenë më të fortë se ju, kanë pasur më shumë pasuri dhe fëmijë. Ata janë kënaqur me pjesën e vet të kësaj bote, por edhe ju po kënaqeni me pjesën tuaj siç janë kënaqur edhe ata; edhe ju jeni dhënë pas të këqijave, ashtu siç ishin dhënë ata. Veprat e tyre do të zhduken në këtë botë dhe në tjetrën; ata janë të shkatërruar.
9:69. KALLEDHINE MIN KABLIKUM KANU ‘ESHEDDE MINKUM KUWETEN WE ‘EKTHERE ‘EMWALEN WE ‘EWLADAN FASTEMTA’U BIHALAKIHIM FASTEMTA’TUM BIHALAKIKUM KEMA ESTEMTE’AL-LEDHINE MIN KABLIKUM BIHALAKIHIM WE HUDTUM KALLEDHI HADU ‘ULA’IKE HEBITET ‘A’MALUHUM FI ED-DUNJA WEL-’AHIRETI WE ‘ULA’IKE HUMUL-HASIRUNE
C 9:70. A nuk u arriti atyre lajmi i atyre që ishin më herët si: i popullit të Nuhut, i Adit, i Themudit, i popullit të Ibrahimit, i atyre të Medjenit dhe i të rrotulluarve (populli i Lutit). Atyre u patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente. All-llahu (që i shkatërroi) nuk ua bëri atyre padrejtë, por ata ia bënë vetes.
9:70. A nuk kanë dëgjuar ata për popujt që kanë qenë më përpara: për popullin e Nuhut, për fiset Ad dhe Themud, për popullin e Ibrahimit, për banorët e Medjenit dhe për qytetet e përmbysura (të popullit të Lutit)? Të dërguarit e tyre u sollën shenja të qarta. Allahu nuk u bëri padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.
9:70. ‘ELEM JE’TIHIM NEBE’UL-LEDHINE MIN KABLIHIM KAWMI NUHIN WE ‘ADIN WE THEMUDE WE KAWMI ‘IBRAHIME WE ‘ESHABI MEDJENE WEL-MU’UTEFIKATI ‘ETET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FEMA KANEL-LAHU LIJEDHLIMEHUM WE LEKIN KANU ‘ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C 9:71. Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë.
9:71. Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat; falin namazin, japin zeqatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
9:71. WEL-MU’UMINUNE WEL-MU’UMINATU BA’DUHUM ‘EWLIJA’U BA’DIN JE’MURUNE BIL-MA’RUFI WE JENHEWNE ‘ANIL-MUNKERI WE JUKIMUNE ES-SELETE WE JU’UTUNE EZ-ZEKATE WE JUTI’UNEL-LAHE WE RESULEHU ‘ULA’IKE SEJERHEMUHUMU ELLAHU ‘INNALL-LLAHE ‘AZIZUN HEKIMUN
C 9:72. Besimtarëve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, në to do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në xhennetin e Adnit, edhe një disponim nga All-llahu që është mbi të gjitha. Ky, pra është ai shpëtimi i madh.
9:72. Allahu u ka premtuar besimtarëve dhe besimtareve kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë, si dhe pallate të mrekullueshme në Xhenetin e Adnit. Por kënaqësia prej Allahut është shpërblimi më i madh. Kjo është fitorja madhështore.
9:72. WE’ADEL-LAHUL-MU’UMININE WEL-MU’UMINATI XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA WE MESAKINE TEJJIBETEN FI XHENNATI ‘ADNIN WE RIDWANUN MINEL-LAHI ‘EKBERU DHALIKE HUWEL-FEWZUL-’ADHIMU
C 9:73. O Pejgamber, luftoi jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rrept ndaj tyre - vendi i tyre është xhehennemi që është përfundimi më i keq.
9:73. O i Dërguar! Lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Strehimi i tyre është Xhehenemi; sa vendbanim i shëmtuar.
9:73. JA ‘EJJUHA EN-NEBIJU XHAHIDIL-KUFFARE WEL-MUNAFIKINE WE EGLUDH ‘ALEJHIM WE ME’WAHUM XHEHENNEMU WE BI’SEL-MESIRU